[email protected]
Lajmet dhe pretendimet e rreme të bëra gjatë numërimit të votave në Pensilvania të SHBA-ve
shape
shape
shape

Ende pa përfunduar numërimi i votave dhe në garën e ngushtë që është duke vazhduar në mes dy kandidatëve për president të SHBA-ve, Donald Trump dhe Joe Biden, pretendime të cilat mund të jenë mashtruese po qarkullojnë në mediat sociale në lidhje me votimin dhe numërimin në shtetet kryesore.

Numërimi ende po vazhdon edhe në shtetin e Pensilvanisë, dhe krahas me këtë janë parë disa nga pretendimet më të shpërndara në rrjetet sociale në lidhje me situatën atje.

Vëzhguesit të zgjedhjeve iu refuzua hyrja në qendër të zgjedhjeve (por më pas u lejua)

Një video virale tregon se si një vëzhguesi të zgjedhjeve nuk iu lejua hyrja në një qendër votimi në Filadelfia. Kjo video kishte arritur të ketë një audiencë prej 2 milionë shikimeve në Twitter dhe, njëkohësisht u shpërnda nga shumë llogari tjera pro-Trump, me pretendimin e se vëzhguesit e republikanëve po ndaloheshin të hynin nëpër qendra të votimit.

Burrit që shihet në video, Gary Feldman, një republikan lokal, iu kërkua që të mos hynte meqenëse se akreditimi i tij për vëzhgim nuk vlente për të gjitha qendrat e votimit. Video ishte autentike dhe burri po ndalohej të hynte, por rezulton se kishte konfuzion rreth rregullave.

Man talking to election officials outside polling station

Posteri demokratik nuk i shkelu rregullat

Një cicërimë e shpërndarë nga Mike Roman, i cili punoi për fushatën zgjedhore të Trump-it, pretendoi se një poster demokrat ishte vendosur pranë një qendre të votimit, duke thënë se i ka shkelur rregullat zgjedhore.

Rregullat e zgjedhjeve në Pensilvani ndalojnë që materialet, shenjat, banderola dhe materialet tjera zgjedhore, të vendosen në distancë nën 10 metra një qendre të votimit.

Mirëpo, një pretendim i tillë nga Roman, u kundërshtua nga zyra e Prokurorit të Rrethit Filadelfia, duke u konstatuar se posteri ishte më larg se 10 metra nga qendra e votimit.

Screen grab of Mike Roman tweet


Votat e Trump nuk u “hodhën” nga një punëtor zgjedhjesh

Ky pretendim i rremë u shfaq në Instagram, duke thënë se një punëtor zgjedhjesh në Erie County, Pensilvani, kishte hedhur më shumë se 100 vota për Presidentin Trump.

Këto fotografi u shpërndanë në Twitter nga biznesmeni Mike Coudrey, i cili më pas e fshiu cicërimën, megjithëse ajo kishte pasur më shumë se 600 ri-cicërima, deri në momentin e largimit.

Këto imazhe janë shpërndarë në Facebook nga grupe të ndryshme pro-Trump dhe grupe të tjera, por disa janë fshirë.

Bordi zgjedhor për qarkun Erie ka hedhur poshtë pretendimin, duke e quajtur atë “të rremë”.


Punonjësit e qendrave të numërimit nuk kanë ndaluar asnjëherë numërimin

Një pretendim se punëtorët e zgjedhjeve në qytetin e Filadelfias kishin ndërprerë numërimin e fletëvotimeve, ka qarkulluar në rrjetet sociale, dhe i njëjti u përdor nga avokati i Presidentit Trump, Rudy Giuliani.

Z. Giuliai me këtë tha se “makina e shtrembër e Demokrateve” ka ndaluar numërimin.

Por kjo është mohuar nga Komisioneri i Qytetit të Filadelfias Al Schmidt, i cili dha një deklaratë në Twitter duke thënë se Filadelfia nuk do të ndalet së numëruari.

Një deklaratë tjetër nga komisionerët e qytetit sqaroi se numërimi po vazhdonte, por kishte disa vonesa në raportim.

“Ne do të vazhdojmë të numërojmë gjatë gjithë ditës”.

(Kontroll i fakteve nga BBC)

Share With Others