Të fundit | Nuk ka vendim të ri për rritjen e pensioneve në Kosovë Të fundit | Rishikimi i javës: Pretendime të rreme për FSK-në në Gaza, imazhe të gjener… Të fundit | Format e keqinformimit që mund të shfaqen për misionin e FSK-së në Gaza Të fundit | 29.2% e qytetarëve të BE-së verifikuan informacionin online në vitin 2025 Të fundit | Titulli përgjithëson shpenzimet buxhetore duke i paraqitur pasaktë si shpen… Të fundit | Pretendim i rremë se dy ushtarë të FSK-së humbën jetën në Gaza pas një sulm… Të fundit | Titulli nuk tregon se udhëzimi për furnizime tre ditëshe vlen për qytetarët… Të fundit | Tieger nuk ka thënë se Thaçi e Veseli kanë vrarë policë serbë, audioja u gj… Të fundit | Senatori i zgjedhur El-Sayed nuk është deklaruar hapur për mbylljen e kampi… Të fundit | Keqpërdorimi i logove të mediave për t’i paraqitur lajmet e rreme si të vër…
[ ARTIKULLI ]

Titulli dhe fotografia lënë të kuptohet se ka vdekur Isa Mustafa

HIBRID

Portali i dyshimtë “Mergimtari.net” ka publikuar sot (6 tetor) një artikull me titull “Lajmi i fundit: Vdes Mustafa”.

Artikulli është ilustruar me fotografinë e ish-kryeministrit të Kosovës, Isa Mustafa, që lë të kuptohet se bëhet fjalë për vdekjen e tij.

Pas kontrollit të fakteve të kryer nga hibrid.info, ky artikull përmban titull të përgjithësues (jo sqarues) dhe fotografi që nuk përputhet me përmbajtjen në tekst.

Lajmi, në fakt, ka të bëjë me vdekjen e vëllait të Isa Mustafës.

Vegëza e artikullit të publikuar në “mërgimtari.net”:

http://mergimtari.net/lajmi-i-fundit-vdes-mustafa-2/?fbclid=IwAR1TqnOMcDuRxIbgsVWL_56-FsxV3qtURgeXEJU8pGSvThCiicLA8gId8w0

Pjesë të artikullit të publikuar në “mergimtari.net”:

Ka ndërruar jetë mëngjesin e sotëm vëllai i ish-kryeministrit të Kosovës, Isa Mustafa, Ragipi.

Vëllai i ish-kryeministrit po vuante nga një sëmundje dhe sot ka ndërruar jetë në moshën 64 vjeçare. Varrimi i të ndjerit o të bëhet sot, më 6 tetor, në varrezat e Arbërisë -Prishtinë, në ora 15:30


Përderisa përmes titullit dhe fotografisë ilustruese lë të kuptohet se presoni që ka ndërruar jetë është ish-lideri i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK) dhe ish-kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa, qartësimi i lajmit bëhet vetëm në përmbajtje. Pra vetëm në brendësi të artikullit qartësohet se personi që ka vdekur është vëllai i ish-udhëheqësit të LDK-së.

I njëjti artikull është shpërndarë edhe në Facebook në faqen “Dardania Press”, me mbi 66 mijë ndjekës. (këtu)

Artikulli i publikuar me titull përgjithësues e fotografi jo-adekuate, është marrë bruto nga portali “Indeksonline.net” (këtu). Ndërsa, portali i dyshimtë “Mergimtari.net” i ka ndryshuar titullin, duke bërë që, përmes fotografisë me imazhin e Isa Mustafës, të kuptohet se është kjo figurë politike që ka ndërruar jetë.


Analiza:

Portali i dyshimtë “Mergimtari.net” ka publikuar një artikull për vdekjen e Ragip Mustafës, vëllait të Isa Mustafës.

Artikullit i është vënë titulli “vdes Mustafa” dhe është ilustruar me fotografinë e Isa Mustafës, duke lënë të kuptohet së bëhet fjala për vdekjen e tij.

Pas analizës së kontrollit të fakteve të kryer nga hibrid.info, ky artikull merr vlerësimin si “dezinformatë”.


Arsyetimi:

Vlerësimin si “Dezinformatë” e merr ai raportim mediatik i cili në vete përmban një “miks” të burimeve të pasakta apo edhe përmbajtje gjysmë të vërtetë. Gjithashtu, ky vlerësim do të trajtojë raporte që kanë atribute të gabuara ose tituj që nuk pasqyrojnë tekstin për sa i përket saktësisë së informacionit.

Raporto

Na ndihmoni të përmirësojmë duke na raportuar problemet ose sugjerimet tuaja

0 / minimum 10 karaktere