[email protected]
Lajmi se Turqia i ka dhuruar armatim Kosovës është i pavërtetë
shape
shape
shape

Artikulli me përmbajtje keqinformuese nga mediumi Kurir.rs u korrigjua pas trajtimit nga hibrid.info (shih artikullin e korrigjuar këtu)


Portali i dyshimtë me përmbajtje në gjuhën shqipe “albasky.com” ka publikuar një artikull me titull “Serbia dhe Vuçiq u “hallakaten“ kur e panë artilerine që Turqia ia dhuroi Ushtrisë së Kosovës”.

Pas hulumtimit përmes makinave online të kërkimit, hibrid.info ka vërtetuar se ky lajm është i vjetër, i cili është publikuar në mediat kosovare në korrik të vitit 2021. Ndërsa ky portal i dyshimtë është munduar ta paraqesë atë si lajm aktual.

Pjesë nga artikulli i publikuar në portalin e dyshimtë “albasky.com”:

Gazeta serbe “Kurir” ka shkruar se shteti i Kosovës ka nënshkruar kontratën për bIerjen e 14 mjeteve ushtarake të bIinduara, ndërsa në fillim të gushtit nga ShBA do duhej të pranonin donacion tjetër ushtarak .

Lajmi u konfirmuar nga FSK shkruan “Radio Evropa e Lirë”, ku potencohet se disa nga këto mjete të bIinduara posedojnë edhe amratimin përkatës. Porosia / “Të gjitha këto mjete të bIinduara janë shumë-funksionaIe, pritet që disa nga ato të arrijnë në Kosovë në fillim të vitit që vjen”, thonë në FSK.

Kjo nuk është hera e parë që Turqia dhe shtetet tjera amratosin dhe bëjnë d0nacione për Kosovën. Më përpara 14 automjete të tipin “Vuran” dhe “Kirpi” Kosovës i janë dhuruar nga ShBA, sikurse edhe autobIindat “Kobra” pas të cilave ka vazhduar pajisja me dr0na në vlerën 4.5 milionë doIlarë.

Vegëza e artikullit të publikuar në portalin e dyshimtë “albasky.com”:

https://albasky.com/serbia-dhe-vuciq-u-hallakaten-kur-e-pane-artilerine-qe-turqia-ia-dhuroi-ushtrise-se-kosoves/?fbclid=IwAR1kMIr3_L8cHm4LpTdx-bjEVQy2Cx6-rQDWhAtEmuYZma8QqsUODM4WAPc

Ky artikull është shpërndarë edhe në Facebook nga faqja “Gazeta Aktive”, e cila numëron mbi 90 mijë ndjekës. (shih këtu)


Nga hulumtimi i kryer, hibrid.info ka arritur të gjejë artikullin e publikuar në kohë reale (13 korrik 2021) nga portalet “Botasot.info” dhe “Kosova-sot.info”. (shih këtu dhe këtu)

Vegëzën e artikullit për blerjen e 14 mjeteve ushtarake nga Turqia të publikuar nga mediumi “Radio Evropa e Lirë” mund ta gjeni këtu.


Analiza:

Portali i dyshimtë “albasky.com” ka publikuar një artikull të vjetër të muajit korrik 2021, lidhur me blerjen e 14 automjeteve ushtarake nga Turqia.

Në titullin e këtij artikulli pretendohet rrejshëm se Turqia ka dhuruar artileri ushtarake për Ushtrinë e Kosovës.

Bazuar në metodologjinë e punës, hibrid.info e ka vlerësuar këtë artikull si “Dezinformatë”.


Arsyetimi:

Vlerësimin si “Dezinformatë” e merr ai raportim mediatik i cili në vete përmban një “miks” të burimeve të pasakta apo edhe përmbajtje gjysmë të vërtetë. Gjithashtu, ky vlerësim do të trajtojë raporte që kanë atribute të gabuara ose tituj që nuk pasqyrojnë tekstin për sa i përket saktësisë së informacionit.

Share With Others