Të fundit | Paralajmërimi “Mos planifikoni udhëtime me aeroplan për në Evropë” është i… Të fundit | Perspektivat nordike për luftimin e dezinformimit dhe forcimin e reziliencë… Të fundit | Autoritetet e rreme publike të gjeneruara me AI si formë e re e çrregullimi… Të fundit | Pretendim i rremë për shembje ndërtese, përmbajtja tregon tjetër ngjarje Të fundit | Si (s’)erdhën Marco Rubio dhe Ivanka Trump në Shqipëri Të fundit | Mediat në serbisht e paraqesin viktimën kosovare në Austri si shtetas të Se… Të fundit | Pretendohet pa fakte se Policia e Kosovës rrahu fëmijë serbë në Jarinjë Të fundit | Raporti monitorues i keqinformimit për muajin mars 2026 Të fundit | Pretendohet pa fakte për rritje 40% të çmimit të ujit të ambalazhuar Të fundit | Rishikimi i javës: Pretendime për konfiskimin e pronave të Vjosa Osmanit dh…
[ ARTIKULLI ]

Artikulli satirik me titull “Putin urdhëron njohjen e Kosovës”, është shpërnda si i mirëqenë nga shumë faqe ne gjuhën serbe

HIBRID

Një artikull që pretendon rrejshëm se Rusia ka pranuar Kosovën, po vazhdon të shpërndahet në disa portale të dyshimta në gjuhën serbe.(shih shembullin këtu)

Ky artikull mbanë titullin “PUTIN Urdhëroi: RUSIA NJEH KOSOVËN! Pas deklaratës së Vuçiqit për Krimenë, Vladimiri ka telefonuar Thaçin dhe e ka njoftuar për vendimin e tij”.

Por, pas hulumtimit të kryer nga platforma për kontroll të fakteve “Raskrinkavanje.ba” rezulton se, përmbajta e këtij artikulli është nxjerrë nga një artikull i mëhershëm i bërë për ditën e rrenave, pra 1 Prillin.

Ky artikull ishte publikuar për herë të parë nga tabloidi serb “Espreso.co.rs” më 1 prill të vitit 2019.

Në artikull thuhet se gjoja presidenti i Federatës Ruse, Vladimir Putin, ka vendosur të njohë pavarësinë e Kosovës pas deklaratave të presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq, për mosnjohjen e Serbisë të rajonit të aneksuar të Krimesë nga Rusia.

Pjesë të këtij artikulli me pretendim të rremë:

Nëse do ta bënim sot, ata mund të bënin një analogji me Kosovën. Ata do të thoshin se me të njëjtin parim edhe Kosova është e pavarur dhe se ne nuk kemi më të drejtë të luftojmë për të. Besoj se çdo njeri normal si në Rusi ashtu edhe në një vend tjetër e kupton këtë”, tha Vuçiq për televizionin “Russia 24”.

Lideri serb ka theksuar disa herë se marrëdhëniet mes Moskës dhe Beogradit mbeten të mira, se Serbia nuk do të mbështesë sanksionet anti-ruse dhe se ky qëndrim nuk ka ndryshuar.

“Më thuaj nëse Rusia ka një mik më të mirë që ruan miqësinë dhe dashurinë e tij për Rusinë dhe popullin rus në kushtet më të vështira.” Më tregoni se cili shtet është dhe ku ndodhet?”, ka shtuar Vuçiq.

Ndaj këtyre fjalëve reagoi Vladimir Vladimirovich Putin dhe urdhëroi qeverinë që Moska ta njohë menjëherë Kosovën e pavarur dhe thirri Hashim Thaçin për ta njoftuar.


Mirëpo, në këtë artikull të “Espreso.co.rs”, ishte sqaruar se bëhet fjalë për një shaka të 1 Prillit.

I njëjti është shpërndarë edhe pas 3 vjetëve (25 maj 2022) nga portali i dyshimtë në gjuhën serbe “politika-ekspres.net”. Por edhe në këtë portal sqarohet se është shaka e 1 Prillit, edhe pse është botuar vite më pas.

Por, gjatë qershori dhe korrikut, artikulli i “politika-ekspres.net” është publikuar në 14 faqe të Facebook-ut, me të njëjtin titull. Por se, i njëjti duket se është larguar më pas.

Sipas hulumtimit të Raskrinkavanje.ba, kjo shpërndarje është bërë nga disa ferma të faqeve të Facebook-ut.


Analiza:

Portale të dyshimta në gjuhën serbe kanë ripublikuar artikull satirik, duke synuar ta paraqesin si të mirëqenë.

Nga kontrolli i fakteve, rezulton që shpërndarja e këtij artikulli në këtë formë nga portale të dyshimta, vlerësohet si “Dezinformatë”.


Arsyetimi:

Vlerësimin si “Dezinformatë” e merr ai raportim mediatik i cili në vete përmban një “miks” të burimeve të pasakta apo edhe përmbajtje gjysmë të vërtetë. Gjithashtu, ky vlerësim do të trajtojë raporte që kanë atribute të gabuara ose tituj që nuk pasqyrojnë tekstin për sa i përket saktësisë së informacionit.

Raporto

Na ndihmoni të përmirësojmë duke na raportuar problemet ose sugjerimet tuaja

0 / minimum 10 karaktere