Të fundit | Kosova në diskursin e fushatës zgjedhore në Serbi Të fundit | Mediat serbe pretendojnë pa fakte se Kurti ka kërkuar nga Koalicioni Shqipt… Të fundit | Pretendim i rremë se baballarët e Kurtit dhe Daçiqit shihen në fotografinë… Të fundit | Narrativë e pabazë e mediave dhe zyrtarëve serbë se Kurti po financon mbësh… Të fundit | Rishikimi i javës: Deklarata të fabrikuara, dezinformata dhe manipulime të… Të fundit | Deklaratat e vjetra si mjet keqinformimi dhe zhvendosjeje të vëmendjes publ… Të fundit | Deklaratë e sajuar që i atribuohet Paul Williamsit për ndryshimet në Ligjin… Të fundit | Pretendime pa fakte se Kurti po financon mbështetjen për Listën Studentore… Të fundit | Pretendim i rremë se presidenti i UEFA-s urdhëroi hetim ndaj Lumbardh Dello… Të fundit | Steinbaum nuk tha se Serbia, Rusia, BE-ja dhe Kurti po synojnë ta shkatërro…
[ ARTIKULLI ]

Mbishkrimet nuk e tregojnë se vendimi për këto shtesa është marrë në Greqi

ETRIT REXHEPI

VERDIKTI YNË

CLICKBAIT

Këto mbishkrime janë përgjithësuese dhe nuk tregojnë vendin e ngjarjes.

Janë publikuar përmbajtje me mbishkrimin që pretendon se do të ndahen nga 1 mijë euro shtesë për fëmijët e porsalindur.

Përmbajtjet me këtë mbishkrimin janë publikuar të martën (8 shtator) në Facebook, nga faqet me emrat “Prishtina City” dhe “lajmi.tv”.

Mbishkrimi i përmbajtjes së publikuar në “Prishtina City” është “LAJMI I FUNDIT 1 MIJË EURO PËR KËTË KATEGORI”, ndërsa në postimin e “lajmi.tv” shkruan “LAJMI I FUNDIT / FANTASTIKE / 1 mijë euro për çdo të porsalindur”.

Çka nuk shkon me këto përmbajtje?

Këto mbishkrime janë përgjithësuese dhe nuk tregojnë vendin e ngjarjes.

Faqja “Prishtina City” ka mbi 400 mijë ndjekës, ndërsa faqja “lajmi.tv” ka mbi 39 mijë ndjekës. Pjesa më e madhe e ndjekësve janë shqipfolës dhe përmbajtjet e publikuara në këto dy faqe janë në gjuhën shqipe dhe lidhen me ngjarje që ndodhin në hapësirat shqiptare.


Të dy përmbajtjeve në Facebook, iu është bashkangjitur vegëzat e artikujve, që kanë si tituj, mbishkrimet që përmbajnë postimet (shih këtu dhe këtu).

Në kreret e artikujve sqarohet se bëhet fjalë për një vendim që është marrë nga Bashkia e Kallitheas në Athinë të Greqisë.

Imazhet e krereëve të shkëputur nga lajmet:

Hibrid.info ka hulumtuar përmes makinës së kërkimit dhe ka gjetur disa artikuj në gjuhën greke që konfirmojnë vërtetësinë e lajmit të raportuar (shih këtu).


Në Kosovë aplikohen shtesat për fëmijë dhe nënat lehona (shih këtu).

Analiza

Faqet në Facebook “Prishtina City” dhe “lajmi.tv” publikuan përmbajtje me mbishkrimet “LAJMI I FUNDIT 1 MIJË EURO PËR KËTË KATEGORI” dhe “LAJMI I FUNDIT / FANTASTIKE / 1 mijë euro për çdo të porsalindur”, duke bashkangjitur edhe vegëzat që çojnë te artikujt përkatës.

Në mbishkrime nuk tregohet vendi ku është marrë vendimi për ndarjen e 1 mijë eurove për fëmijët e porsalindur.

Artikujt e bashkangjitur në postime sqarojnë se bëhet fjalë për një vendim të Bashkisë së Kallitheas në Athinë, Greqi.

Duke pasur parasysh se faqet në fjalë publikojnë përmbajtje në gjuhën shqipe dhe raportojnë kryesisht për zhvillime në Kosovë dhe hapësirat shqiptare, mungesa e vendndodhjes në mbishkrim mund t’u krijojë përdoruesve përshtypjen se bëhet fjalë për një masë të ndërmarrë në Kosovë.

Andaj, bazuar në metodologjinë e punës, hibrid.info e vlerëson këtë përmbajtje si “Clickbait”.

Arsyetimi

“Clickbait” vlerësohen ato përmbajtje informative titulli i të cilave është përgjithësues dhe nuk bënë të ditur vendndodhjen e ngjarjes, kontekstin dhe relevancën. Tekste dhe artikuj të tillë synojnë të tërheqin vëmendjen e audiencës me tituj sensacionalë me pasojë çorientuese, që nuk e qartësojnë saktësisht përmbajtjen e artikullit. Titujt “clickbait” bëhen kryesisht për të tërhequr lexueshmëri në rastin e publikimeve mediatike dhe/ose për të fituar nga klikimet në rastet e publikimeve komerciale.

Raporto

Na ndihmoni të përmirësojmë duke na raportuar problemet ose sugjerimet tuaja

0 / minimum 10 karaktere