Të fundit | Nuk ka vendim të ri për rritjen e pensioneve në Kosovë Të fundit | Rishikimi i javës: Pretendime të rreme për FSK-në në Gaza, imazhe të gjener… Të fundit | Format e keqinformimit që mund të shfaqen për misionin e FSK-së në Gaza Të fundit | 29.2% e qytetarëve të BE-së verifikuan informacionin online në vitin 2025 Të fundit | Titulli përgjithëson shpenzimet buxhetore duke i paraqitur pasaktë si shpen… Të fundit | Pretendim i rremë se dy ushtarë të FSK-së humbën jetën në Gaza pas një sulm… Të fundit | Titulli nuk tregon se udhëzimi për furnizime tre ditëshe vlen për qytetarët… Të fundit | Tieger nuk ka thënë se Thaçi e Veseli kanë vrarë policë serbë, audioja u gj… Të fundit | Senatori i zgjedhur El-Sayed nuk është deklaruar hapur për mbylljen e kampi… Të fundit | Keqpërdorimi i logove të mediave për t’i paraqitur lajmet e rreme si të vër…
[ ARTIKULLI ]

Titulli e paraqet lirimin e Thaçit si të konfirmuar

ETRIT REXHEPI

VERDIKTI YNË

CLICKBAIT

Titulli e paraqet si fakt të kryer një nga rezultatet e mundshme të procesit gjyqësor.

Një video-material nga Youtube, me titullin “Lajmi i bujshëm nga Haga: Ja kur del nga burgu Hashim Thaçi!” është shpërndarë të enjten (6 gusht) në Facebook.

Përmbajtja është shpërndarë në faqen e mediumit me bazë në Shqipëri, “Dritare TV” dhe ka si mbishkrim titullin e video-materialit.

Çka nuk shkon me përmbajtjen?

Titulli e paraqet si fakt të kryer një nga rezultatet e mundshme të procesit gjyqësor, në ndërkohë që procesi gjyqësor ndaj ish-presidentit të vendit, Hashim Thaçit, nuk ka përfunduar ende.

Hibrid.info kontrolloi video-materialin e shpërndarë. Pas klikimit të përmbajtjes shfaqej një video e shkëputur nga një intervistë e Astrit Huskaj, ish-koordinatorit në luftën e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK) të, në emisionin “Dekalog”, që transmetohet në televizionin “Dritare TV” (shih këtu).

I ftuari pretendon se më 16 shtator, datë e konfirmuar për shpalljen e aktgjykimit ndaj Hashim Thaçit dhe të tjerëve të akuzuar për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit si ish-drejtues të UÇK-së, Thaçi do të lirohet (shih këtu).

Deklarata e transkriptuar e Huskajt shkëputur nga video-materiali:

“Pritet me 16 shtator, do të thotë është, shpallet verdikti. E kanë konfirmu, tashmë s’pe shtyjnë se e kanë caktu edhe orën”.

Pyetja: Po, çfarë ore?

“Ora 10. Po, sa do zgjasë, nuk dihet aty procesi, mirë do të fillon. Na kemi qef mu liru t’gjithë edhe urojmë që të lirohen t’gjithë. Disa informacione që kemi, thojnë dikush nga ta do të dënohet, po Hashimi do të lirohet”.

Hibrid.info hulumtoi në uebfaqen e Dhomave të Specializuara dhe Zyrës së Prokurorit Special, institucionit me seli në Hagë, ku zhvillohet procesi gjyqësor ndaj Thaçit, Selimit, Krasniqit dhe Veselit, tash e më shumë se pesë vite (shih këtu).

Aty u gjet që më 1 korrik të këtij viti, ishte njoftuar se aktgjykimi në çështjen gjyqësore Thaçi dhe të tjerët, do të shpallet më 16 shtator të këtij viti (shih këtu).

Çka tregon se ende nuk kemi epilog të konfirmuar për këtë proces gjyqësor.

Megjithatë, titulli i përmbajtjes së trajtuar është formuluar në mënyrë të tillë që lirimin e Hashim Thaçit e paraqet si një fakt të konfirmuar. Ai është shkruar si një pohim faktik, pa bërë të ditur se ky informacion është një pretendim i një personi të caktuar dhe jo një njoftim zyrtar apo fakt i konfirmuar.

Analiza:

Titulli i një video-materiali “Lajmi i bujshëm nga Haga: Ja kur del nga burgu Hashim Thaçi!” e paraqet lirimin e Thaçit si një ngjarje të sigurt.

Megjithatë, në video nuk bëhet fjalë për një njoftim zyrtar, por për një pretendim të të ftuarit në një intervistë.

Kontrolli i burimeve zyrtare të Dhomave të Specializuara të Kosovës tregoi se më 16 shtator është caktuar vetëm data e shpalljes së aktgjykimit në çështjen gjyqësore ndaj Thaçit dhe të tjerëve.

Vendimi i gjykatës do të përcaktojë përfundimin e procesit dhe pasojat për të akuzuarit, ndërsa lirimi i Thaçit nuk është konfirmuar nga ndonjë burim zyrtar.

Bazuar në metodologjinë e punës, Hibrid.info e vlerëson këtë përmbajtje si “Clickbait”.

Arsyetimi

“Clickbait” vlerësohen ato përmbajtje informative titulli i të cilave është përgjithësues dhe nuk bënë të ditur vendndodhjen e ngjarjes, kontekstin dhe relevancën. Tekste dhe artikuj të tillë synojnë të tërheqin vëmendjen e audiencës me tituj sensacionalë me pasojë çorientuese, që nuk e qartësojnë saktësisht përmbajtjen e artikullit. Titujt “clickbait” bëhen kryesisht për të tërhequr lexueshmëri në rastin e publikimeve mediatike dhe/ose për të fituar nga klikimet në rastet e publikimeve komerciale.

Raporto

Na ndihmoni të përmirësojmë duke na raportuar problemet ose sugjerimet tuaja

0 / minimum 10 karaktere