Të fundit | Maria Bamieh nuk ka pretenduar se Charles Smith tha se “shqiptarët janë kaf… Të fundit | Wilson nuk e bëri këtë deklaratë për Kurtin Të fundit | Pretendohet rrejshëm se Trump ka hequr vizat për Kosovën dhe ka folur për K… Të fundit | Deklaratat për protestat në Prishtinë që u atribuohen DioGuardit, Walkerit… Të fundit | Sheshel nuk tha se aktakuza ndaj Thaçit dhe UÇK-së është shkruar në Beograd… Të fundit | Imazhi i Hysni Gucatit me revole është manipuluar me IA Të fundit | Trump nuk kërkoi lirimin e ish-krerëve të UÇK-së deri në dhjetor Të fundit | Rishikimi i javës: Pretendime dezinformuese për aktgjykimin në Hagë, përmba… Të fundit | Titulli nuk tregon se paga minimale deri në 1400 euro vlen për Malin e Zi Të fundit | “Ma sollën një dash dhe më thanë t’i fryeja në […]” – audioja e gjeneruar m…
[ ARTIKULLI ]

Mbyllet java e trajnimeve për studentët e Hybrid Lab

HIBRID

Studentët e projektit Hybrid Lab e kanë mbajtur sesionin e fundit informues me themeluesin e platformës Hibrid.info, Shkelzen Osmanin. Me një përvojë të pasur në fushën e verifikimit të informacionit, Osmani ka ndihmuar studentët t’i kuptojnë format e ndryshme të çrregullimit informativ dhe si t’i identifikojnë ato.

Pjesëmarrësit e trajnimit janë përgatitur intensivisht për të kuptuar rëndësinë e verifikimit të informacionit në mjedisin e sotëm digjital. Nëpërmjet udhëzimeve të Osmanit, ata kanë zhvilluar aftësi të reja për ta identifikuar dhe trajtuar keqinformimin në internet. Tani, të pajisur me njohuri të reja, studentët e Hybrid Lab janë gati për të sjellë ide origjinale dhe zgjidhje inovative në luftimin e dezinformimit.

Ai gjithashtu i inkurajoi pjesëmarrësit e trajnimit të vazhdojnë të punojnë në zgjidhje inovative dhe të kontribuojnë në përmirësimin e cilësisë së informacionit në internet.

Angazhimi i studentëve të projektit do të vazhdojë edhe më tutje. Tashmë atyre u ka mbetur propozimi i ideve për krijimin e aplikacioneve që do të ndihmojnë në luftimin e keqinformimit në internet.

5 ideve më të mira do t’u dhurohen nga 5000 dollarë nga Ambasada e SHBA-ve në Kosovë, ku përmes këtyre mjeteve ata do të kenë mundësinë t’i realizojnë dhe lansojnë aplikacionet apo veglat e tyre.

Gjatë këtij rrugëtimi, 5 grupeve fituese nuk do t’u mungojë as mentorimi nga ekspertët e Hybrid Lab, deri në hapin përfundimtar e që është realizimi i plotë i idesë.

Raporto

Na ndihmoni të përmirësojmë duke na raportuar problemet ose sugjerimet tuaja

0 / minimum 10 karaktere