Të fundit | Haziri nuk ka folur për koalicion LDK-VV Të fundit | Ker-Lindsay nuk ka deklaruar se Serbia ka departament që ndikon diasporën s… Të fundit | Paralajmërimi “Mos planifikoni udhëtime me aeroplan për në Evropë” është i… Të fundit | Perspektivat nordike për luftimin e dezinformimit dhe forcimin e reziliencë… Të fundit | Autoritetet e rreme publike të gjeneruara me AI si formë e re e çrregullimi… Të fundit | Pretendim i rremë për shembje ndërtese, përmbajtja tregon tjetër ngjarje Të fundit | Si (s’)erdhën Marco Rubio dhe Ivanka Trump në Shqipëri Të fundit | Mediat në serbisht e paraqesin viktimën kosovare në Austri si shtetas të Se… Të fundit | Pretendohet pa fakte se Policia e Kosovës rrahu fëmijë serbë në Jarinjë Të fundit | Raporti monitorues i keqinformimit për muajin mars 2026
[ ARTIKULLI ]

Transparenca.info: Kontrolloni sa transparente janë mediat që konsumoni

HIBRID

Transparenca.info, një aplikacion inovativ, është krijuar nga HibridLAB për të vlerësuar transparencën e mediave online në Kosovë. Ky Aplikacion është projektuar për të ndihmuar përdoruesit të kontrollojnë burimet e tyre të informacionit përmes tri kritereve thelbësore, të cilat i ndjek në kohë reale aplikacioni. Procesi i vlerësimit të transparencës së mediave nga ky aplikacion bazohet në informacione publike të mediave, si: Regjistrimi i medias në Agjencinë e Regjistrimit të Bizneseve të Kosovës (ARBK) ose si OJQ; Anëtarësimi i medias në organizmat kryesorë të mediave, si Komisioni i Pavarur për Media (KPM), ose Këshilli i Mediave të Shkruara të Kosovës (KMSHK); si dhe Prania e seksioneve të veçanta në faqen e internetit të medias, përfshirë detaje të stafit editorial, pronësisë, informacione kontakti dhe një seksion “Rreth Nesh”.

Bazuar në këto kritere, mediat kategorizohen në një nga katër listat e mëposhtme, të cilat përdoruesit e këtij aplikacioni do t’i shohin si pop-up, në momentin që hyjnë në një nga këto ueb site të mediave:

  • Lista e Gjelbër: Hyjnë media plotësisht transparente, duke i përmbushur të gjitha kriteret e lartpërmendura;
  • Lista e Verdhë: Hyjnë media që përmbushin disa nga kriteret, por kanë ende hapësirë për përmirësim;
  • Lista e Kuqe: Hyjnë media me transparencë të kufizuar, ose të dobët;
  • Lista e Zezë: Hyjnë media që nuk përmbushin standardet minimale të transparencës.

Përdoruesit e Transparenca.info fuqizohen për të marrë vendime të informuara rreth burimeve të tyre të informacionit, duke kontribuar kështu në ngritjen e standardeve më të larta në gazetari dhe promovimin e një mjedisi mediatik më të përgjegjshëm.

Transparenca.info synon të bëhet një udhëzues i besueshëm për qytetarët që duan të informohen nga burime të sakta dhe profesionale.

Linku për shkarkimin e Aplikacionit Transparenca.info

Ky është një version demo dhe ne do ta vlerësonim shumë angazhimin dhe komentet tuaja. Nëse hasni ndonjë problem, ju lutemi na njoftoni që të mund të përmirësojmë përvojën tuaj.

Ndërtuesit e këtij aplikacioni për HibridLAB: Endri Binaku dhe Eljon Shala.

Raporto

Na ndihmoni të përmirësojmë duke na raportuar problemet ose sugjerimet tuaja

0 / minimum 10 karaktere