Të fundit | Maria Bamieh nuk ka pretenduar se Charles Smith tha se “shqiptarët janë kaf… Të fundit | Wilson nuk e bëri këtë deklaratë për Kurtin Të fundit | Pretendohet rrejshëm se Trump ka hequr vizat për Kosovën dhe ka folur për K… Të fundit | Deklaratat për protestat në Prishtinë që u atribuohen DioGuardit, Walkerit… Të fundit | Sheshel nuk tha se aktakuza ndaj Thaçit dhe UÇK-së është shkruar në Beograd… Të fundit | Imazhi i Hysni Gucatit me revole është manipuluar me IA Të fundit | Trump nuk kërkoi lirimin e ish-krerëve të UÇK-së deri në dhjetor Të fundit | Rishikimi i javës: Pretendime dezinformuese për aktgjykimin në Hagë, përmba… Të fundit | Titulli nuk tregon se paga minimale deri në 1400 euro vlen për Malin e Zi Të fundit | “Ma sollën një dash dhe më thanë t’i fryeja në […]” – audioja e gjeneruar m…
[ ARTIKULLI ]

Aplikacioni për Verifikimin e Pretendimeve – Bona Llaf

HIBRID

Aplikacioni Bona Llaf, e zhvilluar si pjesë e programit HibridLAB, ofron një mënyrë të thjeshtë dhe efektive për të kontrolluar pretendimet kundrejt informacionit të vërtetuar, duke promovuar transparencën dhe përgjegjësinë në sferën digjitale.

Bona Llaf është një mjet i lehtë për përdorim që adreson një nga sfidat më të mëdha të integritetit të informacionit online. Pasi të instalohet, aplikacioni funksionon në sfond, derisa përdoruesit lexojnë artikujt e ndryshëm nëpër mediat online. Gjatë leximit, Aplikacioni identifikon automatikisht pretendimet kryesore brenda tekstit, i nënvizon ato dhe ofron një lidhje të drejtpërdrejtë me një analizë të verifikuar nga hibrid.info në lidhje me pretendimet e identifikuara në artikullin që po lexoni.

Për shembull, nëse një artikull lajmesh paraqet një pretendim të diskutueshëm për çfarëdolloj tematike, përdoruesit mund të kalojnë kursorin mbi tekstin e nënvizuar brenda artikullit për të parë një përmbledhje të analizës. Ose mund të klikojnë në rubrikën e hapur për të lexuar verifikimin e plotë të fakteve nga Hibrid.info. Kjo metodë kursen kohë dhe fuqizon lexuesit që të angazhohen në mënyrë kritike me informacionin që konsumojnë.

Bona Llaf është një ndihmesë e madhe si për mediat, gazetarët, po ashtu edhe për lexuesit e zakonshëm. Për mediat dhe gazetarët, ajo ofron një pikë referimi të shpejtë për të verifikuar burimet dhe pretendimet, duke siguruar integritetin e raportimit të tyre. Kurse, për publikun e gjerë, ajo ofron një shtresë mbrojtjeje kundër pretendimeve të paverifikuara ose të diskutueshme.

E zhvilluar si pjesë e iniciativës HibridLab, me financim nga Ambasada e SHBA-ve në Kosovë, Bona Llaf reflekton një përpjekje bashkëpunuese për të promovuar kulturën digjitale dhe për të luftuar përhapjen e pretendimeve të paverifikuara. Ky zhvillim është në linjë me qëllimin e Hibrid.info për ta fuqizuar audiencën e gjerë me mjete inovative që ta forcojnë të menduarit kritik dhe besimin në burimet e informacionit.

Bona Llaf ka përdorim të thjeshtë dhe qasje të lehtë. Aplikacioni funksionon pa ndërprerje në sfond, duke mos kërkuar asnjë njohuri teknike për t’u përdorur. Me një dizajn të veçantë dhe veçori intuitive, integrohet natyrshëm në eksperiencën e shfletimit online.

Përmes Bona Llaf, në raste të pretendimeve të paverifikuara, përdoruesit ridrejtohen në hibrid.info, platformë e mirënjohur e dedikuar për verifikim të fakteve dhe pretendimeve, ku mund të kenë qasje në analiza të detajuara mbi pretendimet që hasin. Kjo siguron që përdoruesit, jo vetëm të verifikojnë pretendimet, por edhe të kuptojnë kontekstin dhe metodologjinë pas procesit të verifikimit të fakteve.

Bona Llaf është më shumë se një mjet digjital— ky aplikacion është pjesë e një projekti të gjerë për ta stimuluar dhe rritur përdorimin sigurt të përmbajtjes së mediave. Duke ofruar qasje të menjëhershme në informacion të verifikuar, Bona Llaf u mundëson përdoruesve të marrin vendime të informuara mbi besueshmërinë e përmbajtjes që hasin.

Aplikacionit është falas për t’u shkarkuar dhe lehtë për t’u përdorur, duke e bërë atë një mjet të rëndësishëm për këdo që vlerëson të vërtetën dhe integritetin e informacionit.

* Ky është një version demo dhe ne do ta vlerësonim shumë angazhimin dhe komentet tuaja. Nëse hasni ndonjë problem, ju lutemi na njoftoni që të mund të përmirësojmë përvojën tuaj.

Ndërtuesit e këtij aplikacioni për HibridLAB: Malsor Abdyli dhe Lorik Morina.

Raporto

Na ndihmoni të përmirësojmë duke na raportuar problemet ose sugjerimet tuaja

0 / minimum 10 karaktere