Të fundit | Narrativat e zyrtarëve rusë për situatën në Kosovë: “spastrim etnik” i serb… Të fundit | Bajrami nuk ka deklaruar se Kurti i ka rikthyer dinjitetin Kosovës Të fundit | Narrativa serbe për hapjen e urës së Ibrit: nga fajësimi i Perëndimit te ri… Të fundit | Titulli nuk e tregon se tenderi përfshin edhe institucione që nuk janë pjes… Të fundit | Narrativat për projektin turistik të Kushnerit në Shqipëri Të fundit | Grenell nuk tha se “në shtator do të ketë zgjedhje pas kthimit të Thaçit” Të fundit | Pretendohet rrejshëm se u realizua një sondazh për pëlqyeshmërinë e partive… Të fundit | Pretendohet rrejshëm se ministri i Jashtëm turk reagoi ndaj Vuçiqit për hap… Të fundit | Projektligji për shqiptarët në Serbi nuk është miratuar ende nga Kongresi a… Të fundit | Titulli nuk sqaron se bëhet fjalë për përfituesit që nuk plotësojnë kritere…
[ ARTIKULLI ]

Me video të vjetër, pretendohet rrejshëm për “futjen e armatimit nga Serbia”

FATBARDH DEMA

VERDIKTI YNË

DEZINFORMATË

Pamjet nuk kanë të bëjnë me armatim. Janë nga një raportim i vitit 2025 për kontrabandë mallrash.

“Lajm i fundit: 3 vetura me armatime nga Serbia u futen ne Leposavic mbremjen e sotit, KFOR ne ndjekje SI U FUTEN VALLE?” është përshkrimi i vendosur në një video të publikuar në TikTok në orët e para të 30 qershorit.

Për rreth 12 orë nga publikimi, videoja e llogarisë “albinii33” ka marrë më shumë se 260 mijë shikime, mbi 3000 reagime e dhjetëra komente.

Çka nuk shkon me këtë përmbajtje?

Përderisa postimi pretendon për ngjarje “të sotme” dhe për futjen e “armatimit”, kjo nuk mbështetet në fakte.


Cilat janë faktet?

Videoja reale është e publikuar muaj më parë dhe nuk paraqet një rast të ditës së sotme. Ajo i paraqet tri vetura që ishin incizuar si pjesë e një hulumtimi më të gjerë për kontrabandë të dyshuar në kufirin Kosovë-Serbi.


Në përmbajtjen që po trajtohet shfaqet logoja e revistës online “Prishtina Insight”. Një kontroll në këtë faqe tregon se bëhet fjalë për një hulumtim të kryer në fund të vitit 2025 (shih këtu). Në faqen zyrtare të “Prishtina Insight” materiali ishte publikuar më 16 dhjetor 2025.

Video-materiali çon tek artikulli me titull “Gjashtë të arrestuar pasi KALLXO.Com ekspozoi rrugët e kontrabandës në kufirin Kosovë-Serbi”. Për më shumë, artikulli flet për “kontrabandë mallrash” dhe nuk specifikon se bëhet fjalë për “kontrabandë armësh”. Për më shumë, në operacionin policor për arrestimin e gjashtë të dyshuarve për kontrabandë, thuhet se Policia ka hasur në produkte ushqimore dhe tekstili. Edhe Policia pati lajmëruar më 11 dhjetor për një rast të tillë (shih këtu).


Analiza:

Pretendimi në TikTok që pretendon se tri vetura me armatim nga Serbia janë futur në Leposaviq më 30 qershor është mashtrues.

Pamjet nuk janë të reja, por janë publikuar në dhjetor 2025 nga “Prishtina Insight” në një hulumtim për kontrabandën e mallrave në kufirin Kosovë-Serbi.

Raportimi tregonte për kontrabandë mallrash dhe nuk specifikonte se bëhet fjalë për kontrabandë armësh. Artikulli i publikuar atë kohë tregonte se policia ka arrestuar gjashtë të dyshuar për kontrabandë të produkteve ushqimore dhe tekstilit.

Andaj, bazuar në metodologjinë e punës, hibrid.info këto pretendime i vlerëson si “Dezinformatë”.

Arsyetimi:

Vlerësimin si “Dezinformatë” e merr ajo përmbajtje informative e cila në vete përmban një “miks” të burimeve të pasakta apo edhe atribute gjysmë të vërteta, e që krijohet dhe/apo shpërndahet me qëllim të paramenduar për të shkaktuar dëm. Prapa motivit të prodhuesve/shpërndarësve të përmbajtjeve dezinformuese qëndron arritja e një qëllimi politik, financiar, psikologjik apo social.

Raporto

Na ndihmoni të përmirësojmë duke na raportuar problemet ose sugjerimet tuaja

0 / minimum 10 karaktere