Të fundit | Pretendohet rrejshëm se Gjykata Speciale ka rrëzuar të gjitha akuzat ndaj i… Të fundit | Kush janë mbrojtësit e integritetit të informacionit? Të fundit | Imazhi i gjeneruar me inteligjencë artificiale paraqitet rrejshëm si flamur… Të fundit | Narrativat keqinformuese për Kosovën në fjalimin e Vuçiqit në OKB Të fundit | Ish-ministri britanik nuk tha se gjyqtari Smith mori 3 milionë euro nga Ser… Të fundit | Videoja e vjetër e policisë së New York-ut paraqitet rrejshëm si eskortë e… Të fundit | Imazhi që paraqet një takim të Kurtit me Trumpin, i gjeneruar me IA Të fundit | Narrativa e Zakharovës pas dënimit të ish-krerëve të UÇK-së: “Do të dënohen… Të fundit | Maria Bamieh nuk ka pretenduar se Charles Smith tha se “shqiptarët janë kaf… Të fundit | Wilson nuk e bëri këtë deklaratë për Kurtin
[ ARTIKULLI ]

Millanoviq nuk ka deklaruar se Kurti përballet me kundërshtarë të paguar nga Vuçiqi

FATBARDH DEMA

VERDIKTI YNË

LAJM I RREMË

Nuk ka asnjë fakt apo dëshmi që presidenti kroat e ka bërë deklaratën e pretenduar për Qeverinë e Kosovës dhe Albin Kurtin.

Është publikuar një përmbajtje në Facebook me pretendimin se presidenti i Kroacisë, Zoran Millanoviq ka deklaruar “Qeveria e Kosovës dhe Albin Kurti po përballet me kundërshtarët që paguhen nga Vuçiqi”.

Kjo përmbajtje u publikua në grupin “I L I R E T dhe Gadishulli Ilirik” nga llogaria “Samir Dshswe Kuçi”.

Çka nuk shkon me këtë përmbajtje?

Pas verifikimit të fakteve nga hibrid.info, është vërtetuar se pretendimi është i rremë. Presidenti kroat, nuk ka dhënë një deklaratë të tillë. Ky pretendim ka qarkulluar në Facebook që nga viti 2023.

Gjithashtu, një përmbajtje me pretendim të ngjashëm është verifikuar nga hibrid.info në dhjetor 2025 (shih këtu).


FAKTET

Hibrid.info ka kërkuar në Google me fjalët kyçe “Qeveria e Kosovës dhe Albin Kurti po përballet me kundërshtarët që paguhen nga Vuçiqi”, por rezultatet e kërkimit nuk kanë shfaqur ndonjë publikim nga media apo burime të tjera kredibile që do ta mbështeste këtë pretendim. (shih këtu).

Për të verifikuar nëse deklarata mund të ishte publikuar në burime kroate, është kryer edhe një kërkim në gjuhën kroate. As ky kërkim nuk ka nxjerrë rezultate nga burime kredibile që do ta konfirmonin pretendimin (shih këtu).

Në fund, është kontrolluar edhe arkiva e publikimeve në ueb-faqen zyrtare të Presidencës së Kroacisë. Kërkimi për fjalët kyçe që lidhen me Kosovën, Qeverinë e Kosovës dhe Albin Kurtin nuk ka shfaqur ndonjë deklaratë të tillë të presidentit Millanoviq (shih këtu).


Pse rikthehen përmbajtjen e rreme?

Sipas një studimi të publikuar në revistën shkencore Computers in Human Behavior, përmbajtjet keqinformuese mund të rikthehen në rrjet edhe pas një periudhe të gjatë nga publikimi fillestar. Studiuesit vërejnë se përmbajtjet e rreme mund të rishfaqen në mënyrë të përsëritur, veçanërisht kur lidhen me ngjarje ose tema që marrin sërish vëmendje publike.


Analiza

Një përmbajtje e publikuar në Facebook i atribuon rrejshëm presidentit kroat Zoran Millanoviq një deklaratë për Qeverinë e Kosovës, Albin Kurtin dhe kundërshtarët e paguar nga Vuçiqi. Kërkimet në burime kredibile dhe në ueb-faqen zyrtare të Presidencës së Kroacisë nuk gjetën asnjë dëshmi se Millanoviq e ka bërë këtë deklaratë. I njëjti pretendim qarkullon në Facebook që nga viti 2023, ndërsa një pretendim i ngjashëm ishte verifikuar nga hibrid.info në dhjetor të vitit 2025.

Bazuar në metodologjinë e punës, hibrid.info e vlerëson këtë përmbajtje si “Lajm i rremë”.

Arsyetimi

Vlerësimin “Lajm i rremë” e marrin ato përmbajtje informative që janë tërësish të sajuara apo të cilat në vete përmbajnë pretendime ose informacione faktikisht të gabuara. Përmbajtja që vlerësohet si lajm i rremë mund të përcaktohet se është krijuar dhe shpërndarë me qëllim të dezinformimit të publikut, d.m.th., për të paraqitur një pretendim që është plotësisht i rremë si fakt.

Raporto

Na ndihmoni të përmirësojmë duke na raportuar problemet ose sugjerimet tuaja

0 / minimum 10 karaktere