[email protected]
Mediat e afërta me pushtetin në Serbi i dhanë prioritet pretendimit të Vuçiqit i për rekrutim të Çeçenëve dhe Çerkezëve në veri, pa e konfirmuar
shape
shape
shape

Artikulli me përmbajtje keqinformuese nga mediumi Kurir.rs u korrigjua pas trajtimit nga hibrid.info (shih artikullin e korrigjuar këtu)


Presidenti i Serbisë Aleksandar Vuçiq, gjatë adresimit të djeshëm (21 gusht) pas takimit me disa nga përfaqësuesit politikë serbë në Kosovë, ka deklaruar se më 31 korrik në Kosovë kishin qëndruar një grup çeçenesh dhe çerkezësh – kundërshtarë të liderit çeçen – Ramazan Kadyrov. Sipas tij, duke u thirrur në informacione të shërbimit sekret serb, detyra e këtyre grupeve ishte eliminimi i serbëve të armatosur në veri të Kosovës, dhe rekrutimi i ushtarëve potencialë për të luftuar në Ukrainë.

Sipas Vuciqit, çeçenët, kundërshtarë të presidentit legjitim të Republikës Ruse të Çeçenisë, Ramzan Kadyrov, janë parë më 3 gusht në veri të Kosovës, ku kanë takuar shtetasin turk D. I. H. në Zubin Potok.

“U regjistrua qëndrimi i grupit, i cili përfshinte Ahmed Ruslanovich Bakaev, Idriz Azarsanov, H.A. dhe M.A”, ka zbuluar Vuçiq. Këto pretendime Vuçiq nuk i bazon në ndonjë burim kredibil, për shkak se nuk e deklaron burimin lokal apo institucional të informacionit.

Pretendimi i Vuçiqit, zuri vend të gjerë në mediat serbe, përkundër faktit se nga ana e tij u ceken edhe pikat e diskutimit në Bruksel, por të cilat u bënë lajmi kryesor në këto media.

Hibrid.info ka gjetur se ky pretendim i presidentit serb për prezencë e luftëtarëve nga Çeçenia dhe Çerkezia, por edhe pretendimet për organizim konflikti u bë top-lajm kryesisht në mediat që tashmë njihen si të afërta me pushtetin aktual serb.

Në këto media, në edicionet e tyre online gjatë ditës së djeshme (21 gusht) e kishin vënë këtë deklaratë të presidentit serb si artikull kryesor dhe disa prej tyre në ballinat edicioneve të sotme (22 gusht) të shtypra.

Mediumi serb “B92” dje (21 gusht) e publikoi lajmin mbi pretendimet e Vuçiqit me titull “Çeçenë dhe çerkezë në KiM? Ata janë të lidhur me kundërshtarët e Kadyrov – kanë dy qëllime; Njëra ka të bëjë me serbët?”. (shih këtu)

Gazeta serbe “Informer” në ueb-faqen e saj dje (shih këtu) dhe në ballinën e edicionit të shtypur sot (këtu), ka publikuar artikullin mbi pretendimet e Vuçiqit me titull të ngjashëm: “SJELLIN ÇEÇENË DHE çerkezët për të vrarë SERBËT! Vuçiq publikoi gjetjet tronditëse të inteligjencës!”.

Mediumet tjera serbe që e kanë sjellë në të njëjtën mënyrë këtë temë kanë qenë edhe “Novosti” (verisoni online dhe i shtypur); Gazeta “Alo!” ” (verisoni online dhe i shtypur); gazeta “Srpski Telegraf” (verisoni online dhe i shtypur); dhe “Kurir” (verisoni online dhe i shtypur).

Të gjitha këto media të trajtuara nga hibrid.info, në shumë hulumtime kredibile perëndimore janë cilësuar si të afërta me pushtetin (shih pjesën e analizës më poshtë).

Për me tepër, këto media janë cilësuar si të afërta edhe me propagandën ruse, të iniciuar nga mediat pro-Kremlin, nga NATO (shih këtu).


Analiza:

Mediumet serbe, që njihen me afërsinë që kanë me pushtetin, i vunë në plan të parë këto pretendime, duke mos i dhënë rëndësi temave të dialogut Kosovë-Serbi në Bruksel dhe masave të reciprocitetit.

Spikama e vënë tek ky pretendim i Vuçiqit u bë vetëm nga mediat serbe që njihen si të afërta me pushtetin. Afërsinë e tyre me pushtetin në Serbi, e dëshmon edhe postimi i mediumi “B92” në Twitter. Nga mediumi social Twitter, postimit të “B92” i bënë vlerësimin si “medium i afërt me pushtetin serb” (shih këtu).

Rrjeti i njohur social, Twitter kujdeset që t’i mbrojë përdoruesit e vetë nga lajmet e rreme dhe propagandat e ndryshme duke i vendosur etiketa (cilësime) mediave që janë të lidhura me pushtetin apo grupe të caktuara. “Etiketat në llogaritë e lidhura me shtetin ofrojnë kontekst shtesë në lidhje me llogaritë që kontrollohen nga disa përfaqësues zyrtarë të qeverive, entitete mediatike të lidhura me shtetin dhe individë të lidhur me ato entitete.”

Në sqarimin e plaftormës Twitter se si përcaktohen llogaritë e mediave të lidhura me shtetin thuhet se: “Mediat e lidhura me shtetin përkufizohen si media ku shteti ushtron kontroll mbi përmbajtjen editoriale nëpërmjet burimeve financiare, presioneve të drejtpërdrejta ose të tërthorta politike dhe/ose kontrollit mbi prodhimin dhe shpërndarjen. Llogaritë që i përkasin subjekteve të mediave të lidhura me shtetin, kryeredaktorëve të tyre dhe/ose stafit të tyre të shquar mund të etiketohen.”  (shih këtu)

Twitter ka etiketuar një sërë gazetash dhe stacionesh televizive të njohura në Serbi si media ku “shteti ushtron kontroll mbi përmbajtjen editoriale përmes burimeve financiare dhe presioneve të drejtpërdrejta ose të tërthorta politike”. Mes atyre që ajo i konsideron të lidhura me qeverinë e Serbisë janë të përditshmet Srpski Telegraf, Kurir, Informer, Politika dhe tre kanale transmetuese – Happy, Prva TV dhe B92, portali online i RTV Pink, si dhe agjencia e lajmeve Tanjug. (shih këtu)

Share With Others