Të fundit | Nuk ka vendim të ri për rritjen e pensioneve në Kosovë Të fundit | Rishikimi i javës: Pretendime të rreme për FSK-në në Gaza, imazhe të gjener… Të fundit | Format e keqinformimit që mund të shfaqen për misionin e FSK-së në Gaza Të fundit | 29.2% e qytetarëve të BE-së verifikuan informacionin online në vitin 2025 Të fundit | Titulli përgjithëson shpenzimet buxhetore duke i paraqitur pasaktë si shpen… Të fundit | Pretendim i rremë se dy ushtarë të FSK-së humbën jetën në Gaza pas një sulm… Të fundit | Titulli nuk tregon se udhëzimi për furnizime tre ditëshe vlen për qytetarët… Të fundit | Tieger nuk ka thënë se Thaçi e Veseli kanë vrarë policë serbë, audioja u gj… Të fundit | Senatori i zgjedhur El-Sayed nuk është deklaruar hapur për mbylljen e kampi… Të fundit | Keqpërdorimi i logove të mediave për t’i paraqitur lajmet e rreme si të vër…
[ ARTIKULLI ]

Kopertina e revistës “Time” me imazhin e Benjamin Netanyahut, është e rreme

FATBARDH DEMA

Disa faqe në Facebook kanë publikuar një imazh ku pretendohet të jetë kopertina e revistës amerikane “Time”, dhe portreti i kryeministrit të Izraelit, Benjamin Netanyahu, me mbishkrimin “Killer of the Year” (vrasësi i vitit).

Por pas verifikimit të fakteve, të kryer nga hibrid.info nuk është gjetur asnjë provë që vërteton se kjo revistë ka publikuar këtë kopertinë.


Vegëza e postimit të publikuar në Facebook nga faqja “Shkupi i vjetër dhe i ri-Eski ve yeni Üsküp-Старо и ново Скопје” dhe “Lajm24.info”:

https://www.facebook.com/Isamumne65/posts/pfbid0nac1Zf9td4T8oDphiDnVGG8LuGHVTqgN3BqNzhJ2YUXACNJ75A7eef5WqApKNhhMl

https://www.facebook.com/lajm24/posts/pfbid02Wc4iP15nuMwCeFx2EW6PCrPbYTezBr3U2Y2Whesw2kS1qqMYNnN39hjRvxnPjNTFl


Për ta vërtetuar edhe më shumë faktin se ky postim nuk është i saktë, hibrid.info ka gjetur edhe publikimin e kopertinës së personazhit të vitit në ueb-faqen zyrtare të revistës “Time”, ku tregohet se këngëtarja Taylor Swift është zgjedhur personazhi i vitit 2023. (shih këtu)

Screenshot nga ueb-faqja e revistës “Time”


Kryeministri izraelit nuk është emëruar as në listën e ngushtë për personin e vitit 2023 të revistës “Time”. (shih këtu)


Hibrid.info ka vendosur ta trajtojë këtë përmbajtje shkaku i shpërndarjes së saj në numër të madh në median sociale Facebook.


Analiza:

Një faqe në Facebook, ka publikuar një fotografi ku pretendohet të jetë kopertina e revistës amerikane “Time” me portretin e kryeministrit izraelit, Benjamin Netanyahu.

Por pas verifikimit të fakteve, të kryer nga hibrid.info është vërtetuar se ky pretendim nuk është i saktë.

Bazuar në metodologjinë e punës, hibrid.info këtë pretendim e vlerëson si “përmbajtje e paverifikuar”.


Vlerësimi:

Vlerësimi “I pa verifikuar” u bëhet atyre raporteve mediatike që nuk ofrojnë informata të mjaftueshme për të konfirmuar pretendimet e bëra në raport, dhe të cilat nuk kanë mundur konfirmojnë të njëjtat për shkak të mungesës ose mos-posedimit të burimeve të besueshme.

Raporto

Na ndihmoni të përmirësojmë duke na raportuar problemet ose sugjerimet tuaja

0 / minimum 10 karaktere