Të fundit | Maria Bamieh nuk ka pretenduar se Charles Smith tha se “shqiptarët janë kaf… Të fundit | Wilson nuk e bëri këtë deklaratë për Kurtin Të fundit | Pretendohet rrejshëm se Trump ka hequr vizat për Kosovën dhe ka folur për K… Të fundit | Deklaratat për protestat në Prishtinë që u atribuohen DioGuardit, Walkerit… Të fundit | Sheshel nuk tha se aktakuza ndaj Thaçit dhe UÇK-së është shkruar në Beograd… Të fundit | Imazhi i Hysni Gucatit me revole është manipuluar me IA Të fundit | Trump nuk kërkoi lirimin e ish-krerëve të UÇK-së deri në dhjetor Të fundit | Rishikimi i javës: Pretendime dezinformuese për aktgjykimin në Hagë, përmba… Të fundit | Titulli nuk tregon se paga minimale deri në 1400 euro vlen për Malin e Zi Të fundit | “Ma sollën një dash dhe më thanë t’i fryeja në […]” – audioja e gjeneruar m…
[ ARTIKULLI ]

Ngjarja nuk ka ndodhur në institucion parashkollor në Prishtinë, por në Ferizaj

FATBARDH DEMA

Portali informativ “Botapress.info” ka publikuar dje (25 gusht) një artikull me titull “Një nënë dyshon se ia dhunuan fëmijën në një kopsht në Prishtinë”.

Por, pas verifikimit të fakteve të kryer nga hibrid.info, është vërtetuar se nuk bëhet fjalë për të ndodhur në Prishtinë, por se e njëjta ka ndodhur në një institucion parashkollor në qytetin e Ferizajt.

Në një artikull të publikuar nga portali informativ “Sinjali.com”, për të cilin ishin deklaruar prindërit e fëmijës që dyshohet se është keqtrajtuar, duke sqaruar se bëhet fjalë për ngjarje të ndodhur në një kopsht të fëmijëve në Ferizaj.


Pjesë nga artikulli i publikuar në portalin “Botapress.info”:

Një nënë dyshon se ia dhunuan fëmijën në një kopsht në Prishtinë

Numri i institucioneve parashkollore, kopshteve dhe çerdheve private në Kosovë është mjaft i madh. Prindërit paguajnë shuma të mëdha parash, por jo gjithmonë kushtet janë në nivelin e duhur. Jo rrallëherë ka pasur ankesa e denoncime për keqtrajtim të fëmijëve nga edukatoret në këto institucione.

Për një rast të tillë dyshohet se ka ndodhur në një kopsht në Prishtinë. Një nënë ka shprehur shqetësimin dhe dyshimet se ndaj fëmijës të saj është ushtruar dhunë fizike derisa 3-vjeçari ishte në kopsht.

Vegëza e artikullit të publikuar në portalin “Botapress.info”:

https://botapress.info/nje-nene-dyshon-se-ia-dhunuan-femijen-ne-nje-kopsht-ne-prishtine/

Hibrid.info ka gjetur artikullin e publikuar në portalin “Sinjali.com”, ku qartësohet se bëhet fjalë për ngjarje të ndodhur në një institucion parashkollor në Ferizaj, e jo në Prishtinë, siç pretendohet nga portali “Botapress.info”. (shih këtu)

Pjesë nga artikulli i publikuar në portalin “Sinjali.com”:

Gazeta Sinjali raportoi sot për një rast të rëndë ku dyshohet se një fëmijë i moshë 3-vjeç ka qenë pre e dhunës fizike. Një nënë ka shprehur shqetësimin dhe dyshimet se ndaj fëmijës të saj është ushtruar dhunë fizike derisa 3-vjeçari ishte në kopsht,. Sipas tyre, goja e 3-vjeçarit ishte me “gjak të pjekur rreth gojës dhe me gjak të rrjedhshëm brenda në gojë me dhëmbin e përparëm të nxjerrur pothuajse komplet”, shkruan Gazeta Sinjali.

Prindërit e 3-vjeçarit kanë deklaruar për Sinjalin se bëhet fjalë për kopshtin “Bleta” në Ferizaj.


Analiza:

Portali “Botapress.info” ka pretenduar pa saktë se në një kopsht të fëmijëve në Prishtinë dyshohet se u keqtrajtua një fëmijë 3 vjeçar.

Mirëpo, prindërit e fëmijës, një një prononcim për portalin informativ “Sinjali.com” kanë sqaruar se ngjarja ka ndodhur në një kopsht të fëmijëve në Ferizaj.

Bazuar në metodologjinë e punës, hibrid.info e vlerëson artikullin e publikuar nga “Botapress.info” si “Përmbajtje e pa verifikuar”.


Arsyetimi:

Vlerësimi “I pa verifikuar” u bëhet atyre raporteve mediatike që nuk ofrojnë informata të mjaftueshme për të konfirmuar pretendimet e bëra në raport, dhe të cilat nuk kanë mundur konfirmojnë të njëjtat për shkak të mungesës ose mos-posedimit të burimeve të besueshme.

Raporto

Na ndihmoni të përmirësojmë duke na raportuar problemet ose sugjerimet tuaja

0 / minimum 10 karaktere