Të fundit | Nuk ka të dhëna se Gjermania ka 'shtrënguar' procedurat e azilit për të kon… Të fundit | Ende nuk ka konfirmim se Kurti do të udhëtojë në SHBA për Asamblenë e OKB-s… Të fundit | Gashi s'ka thënë se do ta votonte Listën Serbe para Vetëvendosjes Të fundit | Gotovina s’ka thënë se “Thaçi nuk është në gjyq, por UÇK-ja është në gjyq”,… Të fundit | Titulli nuk sqaron se në grevë kanë hyrë punëtorët teknikë të shkollave Të fundit | Raporti monitorues i keqinformimit për muajin gusht 2026 Të fundit | Pretendim konspirativ se nëse dënohen krerët e UÇK-së, do të shkaktohet dhu… Të fundit | Pretendohet rrejshëm se Trump i ka bërë ftesë Thaçit për vizitë në SHBA më… Të fundit | Rishikimi i javës: Deklarata të sajuara që u atribuohen figurave politike,… Të fundit | Titulli nuk sqaron se largimi nga përfitimet vlen për ata që nuk plotësojnë…
[ ARTIKULLI ]

Ndërgjegjësim përballë dezinformimit: Një eksperiencë praktike në Prizren

HIBRID

Në një sesion informues të zhvilluar në ambientet e American Corner në Prizren, përfaqësues nga mediat lokale, shoqëria civile dhe aktivistë të tjerë u mblodhën për të diskutuar për ndikimin e dezinformimit dhe formave të tjera të çrregullimit informativ. Pjesëmarrësit patën mundësinë të eksploronin mekanizmat për dekonstruktimin dhe identifikimin e shembujve konkretë të dezinformimit të cilat janë publikuar më herët, duke u përqendruar në një qasje praktike.

Projekti “Countering Disinformation Narratives through Innovation and Experiential Learning,” i organizuar nga organizata ADS dhe Hibrid.info në bashkëpunim me Ambasadën e SHBA-ve, shërbeu si një shembull i angazhimit të përbashkët ndërkombëtar për të luftuar këtë sfidë të rëndësishme të shoqërisë së informacionit. Nëpërmjet mbështetjes së ndërsjellë dhe edukimit të pjesëmarrësve, ky projekt synonte të promovonte një kulturë të ndërgjegjësimit dhe të kritikës së informacionit.

Sesionet e tilla informuese dhe praktike synojnë përmirësimin e nivelit të vetëdijes dhe aftësive të komunitetit përballë sfidave të dezinformimit. Përmes këtyre aktiviteteve, hibrid.info vazhdon të luajë një rol kyç në përmirësimin e aftësive të qytetarëve për të kuptuar dhe dalluar mes informacionit të saktë dhe dezinformimit.

Raporto

Na ndihmoni të përmirësojmë duke na raportuar problemet ose sugjerimet tuaja

0 / minimum 10 karaktere