[email protected]
Në titull nuk sqarohet se për gazetarin e cilit shtet bëhet fjalë
shape
shape
shape

Portali informativ “sot.com.al” ka publikuar dje (27 gusht) artikullin me titull “Media në zi! Ndahet nga jeta në mënyrë të parakohëshme gazetari i dashur për publikun”.

Hibrid.info pas verifikimit të fakteve të paraqitura në përmbajtje, ka vërtetuar se titulli nuk sqaron se për gazetarin e cilit shtet bëhet fjalë, prandaj si i tillë, konsiderohet si titull përgjithësues.

Lajmi qartësohet vetëm në përmbajtje, më saktësisht në kreun e lajmit, kur thuhet se, “Gazetari i njohur grek, Pavlos Dimitriadis ka ndërruar jetë ditën e djeshme, në moshën 64-vjeçare”.

Duke u bazuar në seksionin “Kontakt” në ueb-faqen e këtij portali informativ, ku adresa e tij shfaqet të jetë në Tiranë (këtu), kjo bën që titulli përgjithësues të lë vend për keqinformim te lexuesit se bëhet fjalë për gazetar nga ndonjë vend shqipfolës.


Vegëza e artikullit të publikuar në portalin “sot.com.al”:

https://sot.com.al/rajoni/media-ne-zi-ndahet-nga-jeta-ne-menyre-te-parakoheshme-gazetari-i-dashur-p-i607598?fbclid=IwAR1jtrkseYYRyXrOwrf-U-nQ5tqL4zQDquzsyyQBEhl05S_KzbQPWl6ZpNc


Hibrid.info ka gjetur artikullin e publikuar nga medium grek “Hellasposten.com” që kishte njoftuar për vdekjen e gazetarit Pavlos Dimitriadis. (shih këtu)


Analiza:

Portali informativ “sot.com.al” ka publikuar një artikull në lidhje me vdekjen e gazetarit grek, por që në titull nuk sqarohet se për kë bëhet fjalë.

Bazuar në metodologjinë e punës, hibrid.info e vlerëson këtë artikull si “Clickbait”.


Arsyetimi:

Vlerësimin “Clickbait” e marrin ato tekste titujt e të cilave nuk kanë asnjë bazë në përmbajtjen e tekstit vijues. Tekste dhe artikuj të tillë synojnë të tërheqin vëmendjen e lexuesit apo edhe konsumatorit me një titull sensacional duke premtuar përmbajtje që nuk ekziston në të vërtetë dhe janë krijuar kryesisht nga interesi financiar, domethënë për shkak të rritjes së lexueshmërisë. Pra, ky lloj teksti ka për qëllim vetëm klikimin, i cili mund të shndërrohet në përfitim të prodhuesit të përmbajtjes.

Share With Others