Të fundit | Titulli nuk e tregon se tenderi përfshin edhe institucione që nuk janë pjes… Të fundit | Narrativat për projektin turistik të Kushnerit në Shqipëri Të fundit | Grenell nuk tha se “në shtator do të ketë zgjedhje pas kthimit të Thaçit” Të fundit | Pretendohet rrejshëm se u realizua një sondazh për pëlqyeshmërinë e partive… Të fundit | Pretendohet rrejshëm se ministri i Jashtëm turk reagoi ndaj Vuçiqit për hap… Të fundit | Projektligji për shqiptarët në Serbi nuk është miratuar ende nga Kongresi a… Të fundit | Titulli nuk sqaron se bëhet fjalë për përfituesit që nuk plotësojnë kritere… Të fundit | Si po përdoret figura e Rifat Jasharit për të prodhuar keqinformata Të fundit | Një deklaratë e sajuar paraqitet si e Kurtit Të fundit | Rishikimi i javës: Fotografi e manipuluar me IA që paraqiste rrejshëm Llugi…
[ ARTIKULLI ]

Ngjarja e ndodhur në Drenas raportohet gabimisht se ndodhi në Durrës

HIBRID

Shkroi: Fatbardh Dema

Mediumi online “Insajderi.org” ka publikuar një postim në faqen zyrtare në Facebook “Insajderi”, në fotografinë e së cilit shihet një veturë e policisë së Shqipërisë, ndërsa në mbishkrim thuhet “Detaje të reja nga aksioni i policisë në Durrës ku u arrestuan dy bjellorusë, një rus dhe një shqiptar”.

Çka nuk shkon me këtë mbishkrim dhe fotografi?

Pas klikimit në artikull, thuhet se ngjarja ka ndodhur në fshatin Arllat të Drenasit.


Në përmbajtje të artikullit gjendet edhe njoftimi i Policisë së Kosovës (PK), përmes së cilit bëhet e ditur se ngjarja ka ndodhur në Drenas, e jo në Durrës, siç pretendohet në mbishkrim të postimin në Facebook.

Për të vërtetuar se ngjarja ka ndodhur në Kosovë, hibrid.info ka gjetur njoftimin e PK-së në raportin 24-orësh të datës 11 shkurt, ku thuhet se “Policia e Kosovës në vazhdën e punës dhe angazhimeve të saj ka ndaluar automjetin me targa të Shqipërisë të drejtuar nga i dyshuari mashkull shtetas i Shqipërisë. Në automjet kishin qenë edhe tre të dyshuar meshkuj dy shtetas Bjellorus dhe një shtetas i Rusisë të cilët kishin kaluar ilegalisht kufirin Shqipëri-R. Kosovë. Katër të dyshuarit janë arrestuar dhe me vendim të prokurorit janë dërguar në mbajtje”. (shih fotografinë më poshtë)


Analiza:

Mediumi online “Insajderi.org” ka publikuar në Facebook një postim me mbishkrimin se një aksion i policisë ka ndodhur në Durrës, duke i bashkëngjitur edhe fotografinë e një veture të Policisë së Shqipërisë.

Megjithatë, pas klikimit në artikull dhe verifikimit të përmbajtjes, u vërtetua se ngjarja ka ndodhur në fshatin Arllat të Drenasit, në Kosovë, dhe jo në Durrës siç pretendohet në mbishkrim.

Në artikull përfshihet edhe njoftimi zyrtar i Policisë së Kosovës, i cili konfirmon se rasti ka ndodhur në Kosovë dhe se janë arrestuar katër persona (dy shtetas të Bjellorusisë, një i Rusisë dhe një i Shqipërisë) për kalim ilegal të kufirit Shqipëri – Kosovë.

Bazuar në metodologjinë e punës, hibrid.info e vlerëson këtë përmbajtje si “Gabim”.

Arsyetimi:

Vlerësimin “Gabim” e marrin përmbajtjet informative në të cilat, gjatë procesit të përpilimit apo publikimit, paraqiten gabime duke publikuar informacion të pasaktë (sidomos kur kemi të bëjmë me informacione në shifra) ose duke transmetuar lajme të pavërtetuara mirë, pa qëllimin e qartë të dezinformimit të publikut.

Raporto

Na ndihmoni të përmirësojmë duke na raportuar problemet ose sugjerimet tuaja

0 / minimum 10 karaktere