[email protected]
Në titull nuk sqarohet se bëhet fjalë për kamerë të fshehur
shape
shape
shape

Portali “Periskopi.com” ka publikuar një artikull me titull “U kritikua rëndë se ndezi cigaren në mes të emisionit, reagon Andin Lokaj: Të vegjël janë për mua”.

Hibrid.info pasi ka verifikuar faktet në këtë artikull, ka vërtetuar se kjo ngjarje ka të bëjë me një kamerë të fshehur të realizuar në Radio Televizionin e Kosovës (RTK) në kuadër të emisioneve festive.

Ndërsa “Periskopi.com” në titull nuk e sqaron se ngjarja ka të bëjë me kamerë të fshehur dhe një gjë e tillë bëhet e qartë vetëm në përmbajtje.

Pjesë nga artikulli i publikuar në “Periskopi.com”:

Kamera e fshehtë që Andin Lokaj së bashku me kolegun tjetër gazetar kishin përgatitur për figura të njohura të futbollit kosovar në Radio Televizionin e Kosovës për fundvit, ka ngjallur pakënaqësi në audiencë.

Pjesa që ka nxitur reagime ka qenë kamera e fshehtë që gjeti për ‘viktimë’ gjyqtarin e njohur kosovar, Genc Nuza, shkruan Periskopi.

Vegëza e artikullit të publikuar në “Periskopi.com”:

https://www.periskopi.com/u-kritikua-rende-se-ndezi-cigaren-ne-mes-te-emisionit-reagon-andin-lokaj-te-vegjel-jane-per-mua/?fbclid=IwAR0GG-iJFyzJcMvwHmEZLMHpOmX-lgmnI5fNlU3C7Y8KZpFIKYfyDrlRQEw

Artikuj të ngjashëm lidhur me këtë ngjarje, kanë publikuar edhe disa portale tjera, por ato në titull kanë vendosur thonjëza (Andin Lokaj “mbi ligjet e Kosovës” – ndezë cigaren në ambientet e RTK-së). (shih këtu, këtu).


Më poshtë mund të gjeni vegëzën me videon e kamerës së fshehur të publikuar nga RTK:


Analiza:

Portali “Periskopi.com” ka publikuar një kamerë të fshehur të realizuar për fund-vit nga RTK, por në këtë titullin e artikullit nuk sqaron se bëhet fjalë për një shaka, duke e lënë të kuptohet se ngjarja është reale.

Pas analizës së kontrollit të fakteve bazuar në metodologjinë e punës, hibrid.info e vlerëson këtë artikull si “Clickbait”.


Arsyetimi:

Vlerësimin “Clickbait” e marrin ato tekste titujt e të cilave nuk kanë asnjë bazë në përmbajtjen e tekstit vijues. Tekste dhe artikuj të tillë synojnë të tërheqin vëmendjen e lexuesit apo edhe konsumatorit me një titull sensacional duke premtuar përmbajtje që nuk ekziston në të vërtetë dhe janë krijuar kryesisht nga interesi financiar, domethënë për shkak të rritjes së lexueshmërisë. Pra, ky lloj teksti ka për qëllim vetëm klikimin, i cili mund të shndërrohet në përfitim të prodhuesit të përmbajtjes.

Share With Others