Të fundit | Maria Bamieh nuk ka pretenduar se Charles Smith tha se “shqiptarët janë kaf… Të fundit | Wilson nuk e bëri këtë deklaratë për Kurtin Të fundit | Pretendohet rrejshëm se Trump ka hequr vizat për Kosovën dhe ka folur për K… Të fundit | Deklaratat për protestat në Prishtinë që u atribuohen DioGuardit, Walkerit… Të fundit | Sheshel nuk tha se aktakuza ndaj Thaçit dhe UÇK-së është shkruar në Beograd… Të fundit | Imazhi i Hysni Gucatit me revole është manipuluar me IA Të fundit | Trump nuk kërkoi lirimin e ish-krerëve të UÇK-së deri në dhjetor Të fundit | Rishikimi i javës: Pretendime dezinformuese për aktgjykimin në Hagë, përmba… Të fundit | Titulli nuk tregon se paga minimale deri në 1400 euro vlen për Malin e Zi Të fundit | “Ma sollën një dash dhe më thanë t’i fryeja në […]” – audioja e gjeneruar m…
[ ARTIKULLI ]

Lajmi i vjetër për vdekjen e një të moshuari në motel, paraqitet si aktual

FATBARDH DEMA

Portali informativ “Kosova-sot.info” në faqen e tij zyrtare në Facebook ka publikuar një postim me datë 26 korrik me titull “Vdes papritmas në një motel një i moshuar nga Kosova”.

Pas verifikimit të fakteve, hibrid.info ka vërtetuar se kjo ngjarje ka ndodhur në muajin mars të këtij viti, të cilën portali i lartcekur është munduar ta paraqesë si aktuale.


Vegëza e postimit të publikuar në Facebook nga faqja e portalit “Kosova Sot”:

https://www.facebook.com/kosovasotnr1/posts/pfbid02rXCVSeCh1Q6yt8uGYYcWdUttJghfMkHGheRkcJ1QaSgxbtwjMAB37NPuaxyDaak9l


Pas hulumtimit të kryer përmes makinave online të kërkimit, hibrid.info ka arritur të gjejë artikullin e publikuar në kohë reale (19 mars) në portalin “Nacionale.com”.  (shih këtu)


Pra, portali “Kosova-sot.info” ka marr një pjesë të artikullit të publikuar në muajin mars në “Nacionale.com”, të cilin është munduar ta paraqesë si aktual.


Analiza:

Pas verifikimit të fakteve, hibrid.info ka vërtetuar se lajmi i publikuar nga Kosova Sot me datë 26 korrik, është i vjetër.

I njëjti artikull është gjetur i publikuar në portalin “Nacionale.com” me datë 19 mars.

Bazuar në metodologjinë e punës, hibrid.info e vlerëson këtë artikull si “Dezinformatë”.


Arsyetimi:

Vlerësimin si “Dezinformatë” e merr ai raportim mediatik i cili në vete përmban një “miks” të burimeve të pasakta apo edhe përmbajtje gjysmë të vërtetë. Gjithashtu, ky vlerësim do të trajtojë raporte që kanë atribute të gabuara ose tituj që nuk pasqyrojnë tekstin për sa i përket saktësisë së informacionit.

Raporto

Na ndihmoni të përmirësojmë duke na raportuar problemet ose sugjerimet tuaja

0 / minimum 10 karaktere