Të fundit | Nuk ka të dhëna se Gjermania ka 'shtrënguar' procedurat e azilit për të kon… Të fundit | Ende nuk ka konfirmim se Kurti do të udhëtojë në SHBA për Asamblenë e OKB-s… Të fundit | Gashi s'ka thënë se do ta votonte Listën Serbe para Vetëvendosjes Të fundit | Gotovina s’ka thënë se “Thaçi nuk është në gjyq, por UÇK-ja është në gjyq”,… Të fundit | Titulli nuk sqaron se në grevë kanë hyrë punëtorët teknikë të shkollave Të fundit | Raporti monitorues i keqinformimit për muajin gusht 2026 Të fundit | Pretendim konspirativ se nëse dënohen krerët e UÇK-së, do të shkaktohet dhu… Të fundit | Pretendohet rrejshëm se Trump i ka bërë ftesë Thaçit për vizitë në SHBA më… Të fundit | Rishikimi i javës: Deklarata të sajuara që u atribuohen figurave politike,… Të fundit | Titulli nuk sqaron se largimi nga përfitimet vlen për ata që nuk plotësojnë…
[ ARTIKULLI ]

Përmes imazhit të gjeneruar nga inteligjenca artificiale pretendohet rrejshëm për takim Kurti-Osmani

HIBRID

Shkroi: Fatbardh Dema

Përmes një postimi në formë imazhi në të cilin shfaqen kryeministri në detyrë, Albin Kurti dhe presidentja Vjosa Osmani, pretendohet se ata janë parë duke pirë kafen e mëngjesit së bashku në një ambient publik.

Në këtë postim të publikuar të premten (9 janar) nga faqja “Shqip-Al” në Facebook, tutje pretendohet se ky është një takim joformal, i cili është parë nga një pjesë e opinionit publik si shenjë e bashkëpunimit institucional mes Kryeministrisë dhe Presidencës.

E vërteta?

Pas verifikimit u vërtetua se imazhi nuk është real.


Hibrid.info vërtetoi se imazhi është i gjeneruar me inteligjencë artificiale. Këtë e bëri duke përdorur platformën për detektim të imazheve të gjeneruar me inteligjencë artificiale, “HiveModeration.com”. (shih fotografinë më poshtë)


Edhe përmes kërkimit në Google me fjalët kyçe “Albin Kurti dhe Vjosa Osmani janë parë duke pirë kafen e mëngjesit së bashku në një ambient publik”, nuk shfaqet asnjë informacion i publikuar së fundmi në media kredibile. (shih këtu)


Deri në shkrimin e këtij artikulli, postimi i publikuar nga faqja “Shqip-Al” ka grumbulluar gjithsej 804 reagime, 182 komente dhe 11 shpërndarje. (shih këtu)

Duke u bazuar në komentet e bëra në këtë postim, vërehet se një pjesë e madhe e audiencës e kanë marrë si të vërtetë lajmin dhe imazhin. (shih fotografinë më poshtë)


Analiza:

Përmes një postimi me imazh të publikuar më 9 janar nga faqja “Shqip-Al” në Facebook, është pretenduar se kryeministri në detyrë, Albin Kurti, dhe presidentja Vjosa Osmani janë parë duke pirë kafen e mëngjesit së bashku në një ambient publik.

Ky pretendim është interpretuar si shenjë e një takimi joformal dhe bashkëpunimi institucional.

Pas verifikimit nga Hibrid.info u vërtetua se imazhi nuk është real, por i gjeneruar nga inteligjenca artificiale, me një probabilitet 99.9%, sipas platformës “HiveModeration”. Po ashtu, nuk u gjet asnjë informacion i publikuar nga media kredibile që konfirmojnë një takim të tillë.

Bazuar në metodologjinë e punës, hibrid.info e vlerëson këtë përmbajtje si “Lajm i rremë” dhe “Mashtrim”.

Arsyetimi:

Vlerësimin “Lajm i rremë” e marrin ato përmbajtje informative që janë tërësish të sajuara apo të cilat në vete përmbajnë pretendime ose informacione faktikisht të gabuara. Përmbajtja që vlerësohet si lajm i rremë mund të përcaktohet se është krijuar dhe shpërndarë me qëllim të dezinformimit të publikut, d.m.th., për të paraqitur një pretendim që është plotësisht i rremë si fakt.

Vlerësimi “Mashtrim” u bëhet atyre përmbajtjeve informative të cilat manipulohen si në aspektin vizual (deepfake, cheapfake), zanor (audio) apo tekstual të përmbajtjes për të mashtruar audiencën. Zakonisht kjo formë e mashtrimit përdoret për të prodhuar përmbajtje të paqena dhe të manipuluara.

Raporto

Na ndihmoni të përmirësojmë duke na raportuar problemet ose sugjerimet tuaja

0 / minimum 10 karaktere