[email protected]
Muaji tetor: Konflikti Izrael-Hamas ishte tema mbi të cilën u keqinformua më së shumti, Forca e Sigurisë së Kosovës (FSK) institucioni, Vuçiq dhe Edi Rama figurat më të përfolura
shape
shape
shape

Konflikti Izrael-Hamas, ka qenë tema kryesore mbi të cilën u keqinformua gjatë muajit shtator 2023. Si pasojë e zhvillimeve konfliktueze ndërmjet Izraelit dhe Hamasit të nisura më 7 tetor, në  mediat sociale u publikuan shumë përmbajtje të paverifikuara me pretendimin se paraqesin informacione rreth konfliktit. Rritja e publikime keqinformuese lidhur me këtë temë vjen si rezultat i dinamikës së zhvillimeve lidhur me këtë ngjarje dhe ndikimin që kishte për disa llogari apo faqe në mediat sociale, të cilat edhe publikuan edhe materiale të ndryshme.

Fusha në të cilën më së shumti është keqinformuar është siguria, duke u ndërlidh me konfliktin Izrael-Hamas, pasuar nga politika dhe sociale.

Përmbajtjet e paverifikuar kanë mbizotëruar gjatë muajit tetor në kategoritë vlerësuese të keqinformimit, pasuar nga dezinformata dhe lajmi i rremë.

Gjatë tetorit, Forca e Sigurisë së Kosovës (FSK) është institucioni që më së shumti u  përfol dhe përfshi në keqinformatat duke u ndërlidh më armatosjen, ndërsa presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq dhe kryeministri, Edi Rama janë dy figurat më të përfolura në kontekst me personalitete tjera.

Këto të dhëna, dolën nga raporti monitorues që paraqet gjendjen e keqinformimit për muajin tetor të vitit 2023 tek përmbajtjet që ndërlidhen me Kosovën, bazuar në të dhënat e siguruara nga platforma për kontroll të fakteve – hibrid.info. Raporti është i ideuar nga platforma për kontroll të fakteve hibrid.info, pjesë e OJQ-së kosovare “Action for Democratic Society” (ADS) dhe mbështetët nga fondacioni amerikan “National Endowment for Democarcy” (NED) në kuadër të projektit “Promovimi i Gazetarisë Objektive dhe Luftimit të Dezinformatës”.

Në bazë të monitorimit të 99 përmbajtjeve për muajin tetor 2023, publikuesit e ndryshëm kanë krijuar dhe shpërndarë më së shumti përmbajtje të paverifikuara me 29%, pasuar nga dezinformatat me 21%, lajmi i rremë më 18%, dhe “clickbait” tek në vendin e katërt me 17%. Pjesa dërrmuese e keqinformatave të vlerësuara si përmbajtje e paverifikuar janë krijuar dhe shpërndarë në fushën e sigurisë, ndërlidhur me konfliktin Izrael-Hamas, dhe janë publikuar nga llogari dhe faqe në gjuhën shqipe në Facebook. Edhe një numër i konsiderueshëm i dezinformatave janë publikuar në mediat sociale nga fusha e sigurisë dhe politikës kryesisht për konfliktin Izrael-Hamas. Lajmet e rreme u publikuan në mediat sociale nga publikues në gjuhën shqipe, kryesisht imazhe dhe video materiale të rreme për konfliktin Izrael-Hamas, si dhe pretendime të rreme për armatosjen e FSK-së me armë të ndryshme. Ndërsa, pothuajse të gjitha përmbajtjet e vlerësuara si “clickbait” janë publikuar nga media reale (portale informative) në gjuhën shqipe, e që një pjesë e konsiderueshme e tyre janë krijuar e publikuar në fushën e kronikës së zezë dhe atë sociale.

Fokusi kryesor i publikuesve të ndryshëm gjatë muajit tetor 2023 është rreth temës së konfliktit Izrael-Hamas. Si pasojë e zhvillimeve konfliktueze ndërmjet Izraelit dhe Hamasit të nisura më 7 tetor, në  mediat sociale u publikuan shumë përmbajtje të paverifikuara me pretendimin se paraqesin informacione rreth konfliktit. Pjesa dërrmuese e këtyre përmbajtjeve janë publikuar në fushën e sigurisë, ndërsa një pjesë e vogël nga fusha e politikës dhe janë vlerësuar si përmbajtje e paverifikuar dhe dezinformatë. Përmbajtjet keqinformuese nga kronika e zezë, që janë ndërlidhur me humbje jete, vrasje, fatkeqësi e tërmete të koduara si “raste tragjike” të publikuara nga portale informative në gjuhën shqipe janë radhitur si e dyta në trajtimin e temave me 6%.

Siguria dhe politika janë dy fusha që ndërlidhen me njëra tjetrën dhe së bashku përbëjnë më shumë se gjysmën e përmbajtjeve keqinformuese (73%), për muajin tetor. Shumica e përmbajtjeve nga fuhsa e sigurisë u vlerësuan si përmbajtje e paverifikuar dhe dezinformatë, të cilat u publikuan nga faqe në gjuhën shqipe në mediat sociale. Ndërkaq në fushën e politikës u publikuan dezinformata dhe lajme të rreme në mediat sociale në gjuhën shqipe dhe media reale në gjuhën serbe. Fushat tjera të keqinformimit përfshijnë socialen (9%) dhe kronika e zezë (9%).

Bazua në të dhënat monitorimit për muajin tetor 2023, publikimet keqinformuese në mediat sociale prijnë me 73%, duke u pasuar nga mediat reale me 23%. Gjatë këtij muaji, 96% e përmbajtjeve keqinformuese janë publikuar nga media dhe faqe në mediat sociale (Facebook) në gjuhën shqipe, ndërsa 4% në mediat në gjuhën serbe. Derisa gjysma e përmbajtjeve keqinformuese të publikuara në gjuhën shqipe janë nga fusha e sigurisë dhe politikës, të gjitha përmbajtjet në gjuhën serbe janë nga politikës, sigurisë dhe sportit. Publikuesit në gjuhën shqipe gjatë tetorit 2023, kanë publikuar më së shumti përmbajtje të paverifikuar me 29%, ndërsa dezinformatat zënë vendin e dytë 20%, pasuar nga lajmi i rremë me 17%. Ndërsa përmbajtjet keqinformeuse në gjuhën serbe janë vlerësuar si dezinformatë (1%), dezinformatë/përmbajtje e paverifikuar (1%) dhe teori konspirative (1%). Sa i përket publikimeve nga publikuesit në media sociale, 88% janë publikuar nw Facebook, duke u pasuar nga TikTok me 12%.

Aleksandër Vuçiq dhe kryeministri, Edi Rama janë dy figurat më të përfolura në kontekst me personalitete tjera, në keqinformatat e publikuara nga publikuesit në gjuhën shqipe dhe serbe. Ndërkaq, sa i përket institucioneve, ato të sigurisë (FSK, Policia e Kosovës) u përfshinë dhe u përfolën në përmbajtjet keqinformuese, ku prinë Forca e Sigurisë së Kosovës (FSK).

Kryeministri Albin Kurti, nuk e ka mbajt premtimin e bërë në vitin 2021 gjatë një vizite në ndërmarrjen publike “Trepça” ku kishte premtuar investime 70 milionë euro në dy vite (2022 dhe 2023) për këtë institucion. Premtim i pa mbajtura nga Deputeti i Kuvendit të Kosovës, nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, Enver Dugolli, i ftuar në emisionin “Debat Plus” në televizionin Dukagjini ku ishte shprehur se çështje çështja e mos-ekzekutimit të shtesave të rrezikshmërisë për Policinë e Kosovës do të zgjidhet për dy-tre ditë.

Share With Others