[email protected]
Përmes titullit nuk sqarohet se bëhet fjalë për plan të qeverisë së Zelandës së Re
shape
shape
shape

Portali informativ më përmbajtje në gjuhën shqipe “Kosova-sot.info”, ka publikuar një artikull me titull “Kritikohet ashpër qeveria pas planeve për anulimin e ndalimit të pirjes së duhanit”.

Pas verifikimit të fakteve, hibrid.info ka vërtetuar se titulli i këtij artikulli është përgjithësues, pasi nuk e sqaron se për qeverinë e cilit shtet bëhet fjalë.

Lajmi qartësohet vetëm në përmbajtje, më saktësisht në kreun e artikullit, ku thuhet se “Qeveria e re e Zelandës së Re thotë se ka në plan të heqë ndalimin e pirjes së duhanit, për të financuar uljen e taksave”.

Pasi që ky portal informativ është i regjistruar në Kosovë (shih këtu) dhe shumicën e lexuesve i ka shqipfolës (shih këtu), titulli në fjalë, lë vend për keqinformim te lexuesit duke i bërë ata që të kuptojnë se bëhet fjalë për plan të nisur qeveria e Kosovës.


Vegëza e artikullit të publikuar në portalin “Kosova-sot.info”:

https://www.kosova-sot.info/lajme/697770/kritikohet-ashper-qeveria-pas-planeve-per-anulimin-e-ndalimit-te-pirjes-se-duhanit/?fbclid=IwAR30ktORP40MmE-0AfNawB7AeQRDKd9ceGoLo5H9Dm5h8B1k0KdBqsjOwG4


Për ta vërtetuar edhe më shumë faktin se lajmi ka të bëjë qeverinë e Zelandës së Re, hibrid.info ka gjetur artikullin e publikuar në mediumin britanik BBC. (shih këtu)

Screenshot i artikullit të publikuar në BBC.com


Analiza:

Portali informativ “Kosova-sot.info” ka publikuar një artikull lidhur me planin e qeverisë së Zelandës së re për anulimin e ndalimit të pirjes së duhanit, por që në titull nuk sqarohet se për qeverinë e cilit shtet bëhet fjalë.

Ky medium online është portal i cili vepron në Kosovë dhe bazuar në përcjellësit e faqes në Facebook, numrin më të madh të lexuesve i ka nga Kosova. Pra, mosdhënia e informacioneve për vendin e ngjarjes, shumë lehtë mund t’i dezinformojë lexuesit, duke i bërë të mendojnë se lajmi ka të bëjë me ndonjë plan të nisur nga qeveria e Kosovës.

Bazuar në metodologjinë e punës, hibrid.info e vlerëson këtë artikull si “Clickbait”.


Vlerësimi:

Vlerësimin “Clickbait” e marrin ato tekste titujt e të cilave nuk kanë asnjë bazë në përmbajtjen e tekstit vijues. Tekste dhe artikuj të tillë synojnë të tërheqin vëmendjen e lexuesit apo edhe konsumatorit me një titull sensacional duke premtuar përmbajtje që nuk ekziston në të vërtetë dhe janë krijuar kryesisht nga interesi financiar, domethënë për shkak të rritjes së lexueshmërisë. Pra, ky lloj teksti ka për qëllim vetëm klikimin, i cili mund të shndërrohet në përfitim të prodhuesit të përmbajtjes.

Share With Others