Të fundit | Nuk ka vendim të ri për rritjen e pensioneve në Kosovë Të fundit | Rishikimi i javës: Pretendime të rreme për FSK-në në Gaza, imazhe të gjener… Të fundit | Format e keqinformimit që mund të shfaqen për misionin e FSK-së në Gaza Të fundit | 29.2% e qytetarëve të BE-së verifikuan informacionin online në vitin 2025 Të fundit | Titulli përgjithëson shpenzimet buxhetore duke i paraqitur pasaktë si shpen… Të fundit | Pretendim i rremë se dy ushtarë të FSK-së humbën jetën në Gaza pas një sulm… Të fundit | Titulli nuk tregon se udhëzimi për furnizime tre ditëshe vlen për qytetarët… Të fundit | Tieger nuk ka thënë se Thaçi e Veseli kanë vrarë policë serbë, audioja u gj… Të fundit | Senatori i zgjedhur El-Sayed nuk është deklaruar hapur për mbylljen e kampi… Të fundit | Keqpërdorimi i logove të mediave për t’i paraqitur lajmet e rreme si të vër…
[ ARTIKULLI ]

Pamjet e shkatërrimit të ndërtesës nuk janë nga tërmeti në Turqi, por të një tërmeti të 2016-ës në Japoni

FATBARDH DEMA

Mediat online “Telegrafi.com” dhe “Euronews Albania” kanë publikuar dje një artikull me pamjet e një ndërtese të cilës i shkëputet një pjesë dhe i bie në rrugë, me pretendimin se kjo ndërtesë është në Turqi dhe se pamjet janë të pas tërmetit që goditi këtë shtet mëngjesin e 6 shkurtit.

Pas verifikimit të fakteve, bazuar në hulumtimit e kryer përmes makinave online të kërkimit, hibrid.info ka arritur të vërtetojë se kjo ndërtesë nuk është në Turqi, rrjedhimisht pamjet nuk janë nga tërmeti që e goditi këtë shtet mëngjesin e 6 shkurtit.

Bazuar në gjetjet nga hulumtimi i kryer, hibrid.info ka vërtetuar se kjo ndërtesë është në Japoni dhe video-materiali është realizuar gjatë tërmetit që kishte ndodhur në prill të vitit 2016.


Vegëza e artikullit të publikuar në mediumet online “Telegrafi.com” dhe “Euronews Albania”:

https://telegrafi.com/nje-pjese-gjigante-e-nderteses-shkeputet-dhe-bie-ne-rruge-per-fat-te-mire-nuk-kishte-kalimtar-rasti-ne-ato-momente/

https://euronews.al/video-momenti-kur-ndertesa-shumekateshe-ndahet-ne-mes-dhe-bie-ne-rruge-ne-turqi/


Përveç këtyre mediave online, ky artikull është publikuar më pas edhe nga disa portale në gjuhën shqipe si “Dosja.al” dhe “Gazetatema.net”.


Këto media online, këtë artikull e kanë bazuar në një video amatore të shpërndarë në Twitter, e cila më, pas siç duket është fshirë nga ky medium social. (shih këtu)


Pas hulumtimit të kryer përmes programit te automatizuar online “InVID”, hibrid.info ka arritur të gjejë artikullin  e publikuar në ueb-faqen në gjuhën japoneze “blog.goo.ne.jp”, ku qartësohet pamjet e kësaj ndërtese janë të muajit prill 2016. (shih këtu)



Analiza:

Disa media online në gjuhën shqipe kanë publikuar një artikull me pamjet e një ndërtese, të cilës i shkëputet një pjesë gjatë dridhjeve të tërmetit.

Mediat e lartcekura kanë hedhur pretendimin (duke u bazuar në një video në Twitter), se pamjet janë nga tërmeti i 6 shkurtit në Turqi.

Mirëpo, pas verifikimit të fakteve, hibrid.info ka vërtetuar se pamjet janë nga tërmeti i vitit 2016 në Japoni.

Bazuar në metodologjinë e punës, hibrid.info e vlerëson këtë artikull si “Përmbajtje e pa verifikuar”.


Arsyetimi:

Vlerësimi “I pa verifikuar” u bëhet atyre raporteve mediatike që nuk ofrojnë informata të mjaftueshme për të konfirmuar pretendimet e bëra në raport, dhe të cilat nuk kanë mundur konfirmojnë të njëjtat për shkak të mungesës ose mos-posedimit të burimeve të besueshme.

Raporto

Na ndihmoni të përmirësojmë duke na raportuar problemet ose sugjerimet tuaja

0 / minimum 10 karaktere