Të fundit | Rifat Jashari nuk e ka bërë deklaratën e pretenduar ndaj Edi Ramës Të fundit | Titulli e paraqet lirimin e Thaçit si të konfirmuar Të fundit | Rama s’ka thënë se mbështetësit e protestave nga Kosova e Maqedonia e Veriu… Të fundit | Nuk ka dëshmi se Engel ka deklaruar se lirimi i Thaçit do të ndikonte në sk… Të fundit | Pretendim i rremë se Hillary Clinton ka bërë një deklaratë për qeverisjen e… Të fundit | Raporti monitorues i keqinformimit për muajin korrik 2026 Të fundit | Format e manipulimit të imazheve për qëllime keqinformimi Të fundit | Hamza nuk refuzoi krijimin e institucioneve dhe nuk kërkoi zgjedhje të reja Të fundit | Videoja e vitit 2021 me aeroplanë luftarakë serbë mbi Jarinjë ripublikohet… Të fundit | Pretendime pa fakte se familja Berisha e dogji shtëpinë në Zveçan për t’i a…
[ ARTIKULLI ]

Me fotografi të viteve 1999 dhe 2021 pretendohet rrejshëm se dy ditët e fundit janë larguar 40 mijë serbë nga Mitrovica

FATBARDH DEMA

Llogaria në TikTok me emrin “lumjanana009” ka publikuar dje (19 mars) një video-material të shkurtër (15 sekondësh) me pretendimin se 40 mijë serbë janë larguar nga Mitrovica gjatë dy ditëve të fundit.

Në këtë video-material, llogaria e lartcekur ka bashkangjitur edhe dy fotografi me anë të së cilave ka ngritur këtë pretendim.

Pas hulumtimit të bërë përmes programit të automatizuar online “InVID”, hibrid.info ka vërtetuar se fotografitë e përdorura nga kjo llogari janë të vjetra, njëra e vitit 1999 dhe tjetra e vitit 2021, si dhe kanë të bëjnë me ngjarje të tjera.


Vegëza e video-materialit të publikuar në TikTok nga llogaria “lumjanana009”:

https://www.tiktok.com/@lumjanana009/video/7212342735070596358

Fotografia e parë e përdorur nga kjo llogari është realizuar në vitin 1999 nga fotografi “Srđan Šuki” që ka mbishkrimin “Civilët serbë nga Prizreni ikën nga Kosova në qershor 1999”. (shih këtu)


Ndërsa fotografia e dytë është shkrepur në shtator të vitit 2021, atëkohë kur Kosova kishte ndaluar hyrjen e automjeteve me targa serbe, e që disa qytetarë serbë kishin lëvizur në këmbë. Fotografia është realizuar nga fotografi “Irfan Ličina”. (shih këtu)


Gjithashtu, në asnjë medium online në Kosovë dhe Serbi nuk është raportuar për largim të serbëve nga Mitrovica gjatë ditëve të fundit, siç pretendohet rrejshëm nga llogaria e lartcekur në “TikTok”.

Analiza:

Pas verifikimit të fakteve, hibrid.info ka vërtetuar se llogaria në TikTok “lumjanana009” ka ngritur një pretendim të rremë për largimin e 40 mijë serbëve nga Mitrovica gjatë dy ditëve të fundit, duke përdorur fotografi të ngjarjeve nga vitet 1999 dhe 2021.

Bazuar në metodologjinë e punës, hibrid.info e vlerëson këtë video-material si “Lajm i rremë”.


Arsyetimi:

Vlerësimin “Lajm i rremë” e marrin ato raportime mediatike që janë tërësish prodhim i një mediumi i cili në vete përmban pretendime ose informacione faktikisht të gabuara.

Përmbajtja që vlerësohet si lajm i rremë mund të përcaktohet me siguri se është krijuar dhe shpërndarë me qëllim të dezinformimit të publikut, d.m.th., për të paraqitur një pretendim që është plotësisht i rremë si fakt.

Raporto

Na ndihmoni të përmirësojmë duke na raportuar problemet ose sugjerimet tuaja

0 / minimum 10 karaktere