Të fundit | Thyerja e xhamit të një ambulance ndërlidhet pa bazë me “retorikë anti-serb… Të fundit | Media ruse pretendon rrejshëm se Marta Kos e uroi Kurtin para numërimit të… Të fundit | Paragjykohet se Avdyli, Reshitaj e Statovci nuk kanë fituar mandatin e depu… Të fundit | Çfarë keqinformatash mund të hasen pas zgjedhjeve? Të fundit | Protestuesit në Shqipëri nuk brohoritën “Duam Albin Kurtin”, por “Ju erdhi… Të fundit | Rishikimi i javës: Sondazhe të rreme zgjedhore e video me IA, pretendime pë… Të fundit | Publikohet Exit Poll i rremë duke keqpërdorur emrin e një kompanie franceze Të fundit | Pretendim i rremë për heqjen e monumentit të “Car Llazarit” pas zgjedhjeve Të fundit | Sondazh i rremë me emër të një organizate që figuron pasive në ARBK Të fundit | Deklaratë e pavërtetë që i atribuohet zyrtares amerikane për zgjedhjet në K…
[ ARTIKULLI ]

Pretendim i rremë se qeveria ndau 11 milionë euro për qytetarët

FATBARDH DEMA

VERDIKTI YNË

CLICKBAIT

Postimet në media sociale keqinterpretojnë ndarjen e 11 milionë € si përfitim qytetar, ndërsa realisht është buxhet për zgjedhje.

Faqet në Facebook “Gazeta Re” dhe “Gazeta KOHA” kanë publikuar të martën (12 maj) postime me mbishkrimin “Lajm i mirë për qytetarët nga ALBIN KURTI”.

Në imazhin e përdorur shihet kryeministri në detyrë, Albin Kurti, së bashku me pretendimin “QEVERIA KURTI SAPO NDAU 11 MILIONË EURO, JA KUSH PËRFITON”.

Çka nuk shkon me këtë përmbajtje?

Të dyja faqet kanë shpërndarë në seksionin e komenteve vegëza që çojnë te artikulli përkatës. Pas hapjes së artikullit, vërehet se titulli nuk përputhet me përmbajtjen reale të lajmit.


Në tekstin e artikullit sqarohet se bëhet fjalë për miratimin e kërkesës së Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ) për ndarjen e 10,887,186.45 eurove nga buxheti i Kosovës, për organizimin e zgjedhjeve të parakohshme parlamentare që pritet të mbahen më 7 qershor.

Pse trajtohen kjo përmbajtje?

Postimi i publikuar nga faqja “Gazeta Re”, deri në shkrimin e këtij artikulli ka arritur të grumbullojë gjithsej 306 reagime, 174 komente e 43 shpërndarje (shih fotografinë më poshtë).

Ndërsa postimi i publikuar nga faqja “Gazeta KOHA” ka grumbulluar 17 reagime e 5 komente (shih këtu).


Ueb-faqet e dyshimta

“Gazeta Re” ka shpërndarë artikullin e publikuar nga ueb-faqja “teleshkronjapost.info”, ndërsa “Gazeta KOHA” nga ueb-faqja “factznews.xyz”.

Pas verifikimit të fakteve, u vërtetua se të dy këto ueb-faqe janë të dyshimta, pasi karakterizohen nga mungesa e transparencës. Në to nuk gjenden informacione bazë identifikuese, si emri i organizatës apo personave përgjegjës që qëndrojnë pas publikimeve. Po ashtu, mungojnë të dhëna kontakti, adresë fizike apo forma të tjera komunikimi, të cilat janë elemente standarde për mediat apo platformat që synojnë të konsiderohen të besueshme (shih këtu dhe këtu).


Analiza

Përmes postimeve të publikuara në Facebook pretendohet se Qeveria në detyrë ka ndarë 11 milionë euro për qytetarët.

Megjithatë, pas hapjes së artikujve, vërehet se titujt nuk përputhen me përmbajtje. Në tekst sqarohet se bëhet fjalë për miratimin e mjeteve buxhetore për organizimin e zgjedhjeve të parakohshme parlamentare.

Përmbajtjet janë shpërndarë nga faqe në Facebook, ndërsa vegëzat çojnë në ueb-faqe të dyshimta që nuk ofrojnë transparencë mbi pronësinë, autorët apo kontaktet zyrtare.

Bazuar në metodologjinë e punës, hibrid.info i vlerëson këto përmbajtje si “Clickbait”.

Arsyetimi

“Clickbait” vlerësohen ato përmbajtje informative titulli i të cilave është përgjithësues dhe nuk bënë të ditur vendndodhjen e ngjarjes, kontekstin dhe relevancën. Tekste dhe artikuj të tillë synojnë të tërheqin vëmendjen e audiencës me tituj sensacionalë me pasojë çorientuese, që nuk e qartësojnë saktësisht përmbajtjen e artikullit. Titujt “clickbait” bëhen kryesisht për të tërhequr lexueshmëri në rastin e publikimeve mediatike dhe/ose për të fituar nga klikimet në rastet e publikimeve komerciale.

Raporto

Na ndihmoni të përmirësojmë duke na raportuar problemet ose sugjerimet tuaja

0 / minimum 10 karaktere