[email protected]
Pretendimi se Kurti me tu kthyer nga Brukseli ka shpalosur flamujt e luftës, i pabazë
shape
shape
shape

Gazeta serbe Alo! në ueb-faqen e tyre sot (20 gusht) kanë publikuar një artikull  ku pretendohet se kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, me tu kthyer nga bisedimet në Bruksel ka filluar të persekutojë serbët dhe ka shpallur “Shqipërinë e Madhe”.

Artikulli më titull “E turpshme! PAS KTHIMIT NGA BRUKSELI, FILLOI PERSEKUTUIMIN E SERBËVE DHE SHPALLI SHQIPËRINË E MADHE: Kurti shpalosi flamujt e luftës” pretendon ta paraqes Kurtin si luftënxitës, përderisa presidentin serbe, Aleksandër Vuçiqin si një lider që po lufton për të ruajtur paqen në Bruksel.

Hibrid.info vlerëson se pretendimet janë tendencioze dhe të pabaza, prandaj klasifikohen si “teori konspirative”.


Vegëza e artikullit të publikuar në “Alo.rs”:

https://www.alo.rs/vesti/politika/663076/kurti-razvio-ratne-zastave/vest


Pjesë të artikullit të publikuar në “Alo.rs” të përkthyer:

Përderisa Aleksandar Vuçiq po lufton për të ruajtur paqen në Bruksel, Albin Kurti dëshiron luftë me çdo kusht.

Me provokime të reja brutale, kryeministri i institucioneve të përkohshme të Prishtinës dëshmoi se konflikti është qëllimi i tij i vetëm. Menjëherë pas kthimit nga Brukseli në Kosovë, ai urdhëroi një hetim kundër të rinjve serbë për grafite beninje që nuk kërcënonin askënd dhe mesazhet e të cilëve nuk ishin aspak të diskutueshme. Në të njëjtën kohë flamujt dhe shenjat e terroristëve të UÇK-së po mbijnë në mbarë Kosovën dhe Metohinë dhe asgjë për askënd.


Pretendimet e gazetës serbe “Alo!” se me tu kthyer nga Brukseli, kryeministri Kurti ka filluar persekutimin e serbëve dhe ka shpallur “Shqipërinë e Madhe” duke u ndërlidh me një ngjarje që, sipas “Kosovo-online.com”, ka ndodhur në Suhodoll në Veri të Mitrovicës ku shihen duke u valëvitur një flamur me stemën e UÇK-së dhe një tjetër me hartën e Shqipërisë së madhe dhe fotografitë e Isa Boletinit dhe Ismail Qemalit. Sipas artikullit të publikuar në “Kosovo-online.com” sipas policisë nuk ka të dhëna për ngjarjen. (shih këtu)

Pretendimi i mediumi se Albin Kurti qëndron pas kësaj është i pabazë dhe se interpretimi i bërë se kjo iniciativë është marrë pas kthimit nga Brukseli me qëllim persekutimin e serbëve nuk qëndron.


Analiza:

Gazeta serbe “Alo!” në ueb-faqen e kësaj “Alo.rs” ka publikuar një artikull në të cilin pretendon se Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, me tu kthyer nga Brukseli ka filluar persekutimin e serbëve dhe ka provokuar me, siç thuhet, “Shqipëri të Madhe”. Pretendimet ndërlidhen me një informacion se në fshatin Suhodoll në veri të Mitrovicës janë valëvitur flamuj me stemë të UÇK-së dhe Shqipërisë së Madhe. Ndërlidhja e ngjarjes me kryeministrin Kurti dhe pretendimet e hedhura janë të pabaza për shkak se edhe policia nuk ka informacione konkrete për ngjarjen në Suhodoll.

Hibrid.info, në bazë të metodologjisë së punës vlerëson se pretendimet e hedhura në artikull janë tendencioz dhe klasifikohen si “Teori Konspirative”.


Arsyetimi:

Vlerësim si “Teori konspirative” marrin ato raportime mediatike të cilat shpërndajnë një përshkrim të rremë ose të paverifikueshëm të një dukurie, ngjarje ose një personi, duke e paraqitur atë si pjesë ose rezultat të një plani të fshehtë (“komplot”). Karakteristikë e këtyre raportimeve është se ato paraqesin një seri pretendimesh, të paraqitura si fakte, midis të cilave vendosen marrëdhënie shkak-pasojë, pa ofruar ndonjë provë të besueshme.

Share With Others