Të fundit | Nuk ka vendim të ri për rritjen e pensioneve në Kosovë Të fundit | Rishikimi i javës: Pretendime të rreme për FSK-në në Gaza, imazhe të gjener… Të fundit | Format e keqinformimit që mund të shfaqen për misionin e FSK-së në Gaza Të fundit | 29.2% e qytetarëve të BE-së verifikuan informacionin online në vitin 2025 Të fundit | Titulli përgjithëson shpenzimet buxhetore duke i paraqitur pasaktë si shpen… Të fundit | Pretendim i rremë se dy ushtarë të FSK-së humbën jetën në Gaza pas një sulm… Të fundit | Titulli nuk tregon se udhëzimi për furnizime tre ditëshe vlen për qytetarët… Të fundit | Tieger nuk ka thënë se Thaçi e Veseli kanë vrarë policë serbë, audioja u gj… Të fundit | Senatori i zgjedhur El-Sayed nuk është deklaruar hapur për mbylljen e kampi… Të fundit | Keqpërdorimi i logove të mediave për t’i paraqitur lajmet e rreme si të vër…
[ ARTIKULLI ]

Maqedonia e Veriut nuk hap sot kufijtë me Kosovën

HIBRID

Portali “Insajderi.org”, ka publikuar dje (5 shtator) artikullin me titull “Zemaj konfirmon: Maqedonia e Veriut nesër hap kufijtë me Kosovën”.

Titulli i këtij artikulli nuk përputhet me përmbajtje, pasi që në deklaratën e tij të publikuar në Facebook, ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj, ka njoftuar se Komisioni për Sëmundjet Infektive të Maqedonisë së Veriut ka bërë vetëm propozim për hapjen e kufijve edhe për Kosovën pa teste PCR. Ndërsa i njëjti propozim nevojitet të miratohet sot (6 tetor) nga Qeveria e këtij shteti fqinjë.

Pjesë të shkëputura nga artikulli i publikuar në Insajderi.org:

Zemaj e ka mirëpritur edhe largimin nga lista e zezë të Kosovën nga disa vende perëndimorë, ai e cilësoi këtë si mundësi për bashkatdhetarët të vijnë në Kosovë.

“Me kolegun tim maqedonas kemi qenë në komunikim intensiv. Besojmë që nesër në mbledhjen e tyre të qeverisë do të largohet kushtëzimi i testit PCR dhe të kalojmë në nivel tjetër të komunikimit dhe zbatimin e tjerave masave mbrojtëse të cilat janë evidente”.

Vegëza e artikullit të publikuar në Insajderi.org:

https://insajderi.org/new/zemaj-konfirmon-maqedonia-e-veriut-neser-hap-kufijte-me-kosoven/?fbclid=IwAR1iUN8cVIEJtmFBDT7w9eUdSTOYaB5S0HhxURzC7wnu7BDclErYl3BE3_k

Vegëza e njoftimit të Zemajt në Facebook:

https://www.facebook.com/zemajarmend/posts/3460960687284120

Analizë:

Artikulli i Insajderi.org përmban titull jo të saktë, i cili nuk përputhet me përmbajtjen. Ky artikull hyn në kategorinë si “Dezinformatë”.


Arsyetimi:

Dezinformata – Vlerësimin si “Dezinformatë” e merr ai raportim mediatik i cili në vete përmban një “miks” të burimeve të pasakta apo edhe përmbajtje gjysmë të vërtetë. Gjithashtu, ky vlerësim do të trajtojë raporte që kanë atribute të gabuara ose tituj që nuk pasqyrojnë tekstin për sa i përket saktësisë së informacionit.

Raporto

Na ndihmoni të përmirësojmë duke na raportuar problemet ose sugjerimet tuaja

0 / minimum 10 karaktere