Të fundit | Nuk ka të dhëna se Gjermania ka 'shtrënguar' procedurat e azilit për të kon… Të fundit | Ende nuk ka konfirmim se Kurti do të udhëtojë në SHBA për Asamblenë e OKB-s… Të fundit | Gashi s'ka thënë se do ta votonte Listën Serbe para Vetëvendosjes Të fundit | Gotovina s’ka thënë se “Thaçi nuk është në gjyq, por UÇK-ja është në gjyq”,… Të fundit | Titulli nuk sqaron se në grevë kanë hyrë punëtorët teknikë të shkollave Të fundit | Raporti monitorues i keqinformimit për muajin gusht 2026 Të fundit | Pretendim konspirativ se nëse dënohen krerët e UÇK-së, do të shkaktohet dhu… Të fundit | Pretendohet rrejshëm se Trump i ka bërë ftesë Thaçit për vizitë në SHBA më… Të fundit | Rishikimi i javës: Deklarata të sajuara që u atribuohen figurave politike,… Të fundit | Titulli nuk sqaron se largimi nga përfitimet vlen për ata që nuk plotësojnë…
[ ARTIKULLI ]

Pretendimi se Zvicra po kërkon punëtorë, i pavërtetë

FATBARDH DEMA

Portali i dyshimtë me përmbajtje në gjuhën shqipe “atdheulajm.com” ka publikuar dje (5 korrik) një artikull me titull “Zvicra kërkon punëtorë – ja punët që kërkohen pa diplomë”.

Pas verifikimit të fakteve të kryer nga hibrid.info, është vërtetuar se titulli i këtij artikulli nuk korrespodon me përmbajtjen.

Në përmbajtje janë renditur pesë profesione në Zvicër, të cilat nuk kërkojnë diplomë, por që kanë kritere të tjera. Gjithashtu, në asnjë rast nuk përmendet se shteti zviceran ka shpallur konkurs për vende të lira pune në këto profesione, siç pretendohet përmes titullit.


Vegëza e artikullit të publikuar në portalin e dyshimtë “atdheulajm.com”:

https://atdheulajm.com/2023/zvicra-kerkon-punetor-ja-punet-qe-kerkohen-pa-diplome/07/?fbclid=IwAR1y5pyAnPvEMqxsbaQ7sLtjwlHdI1QnkKwDFPCQyMaqzYbCsLkK-snP78o


I njëjti artikull është shpërndarë edhe në median sociale “Facebook” nga faqja “Atdheu Lajm”. (shih këtu)


Pas hulumtimit të kryer përmes makinave online të kërkimit, hibrid.info ka gjetur artikullin e publikuar nga portali informativ në gjuhën shqipe që operon në Zvicër “albinfo.ch”, i cili mban titullin “5 punë që mund të bëni në Zvicër pa diplomë”. (shih këtu)

Pra, portali i dyshimtë “atdheulajm.com” ka publikuar artikullin e marr nga “albinfo.ch”, të cilit më pas i ka vendosur titull të pasaktë.


Analiza:

Pas verifikimit të fakteve të kryer nga hibrid.info, është vërtetuar se artikulli i publikuar nga portali i dyshimtë “atdheulajm.com” përmban titull të pasaktë me pretendimin se “Zvicra po kërkon punëtorë”.

Bazuar në metodologjinë e punës, hibrid.info e vlerëson këtë artikull si “Clickbait” dhe “Dezinformatë”.


Arsyetimi:

Vlerësimin “Clickbait” e marrin ato tekste titujt e të cilave nuk kanë asnjë bazë në përmbajtjen e tekstit vijues. Tekste dhe artikuj të tillë synojnë të tërheqin vëmendjen e lexuesit apo edhe konsumatorit me një titull sensacional duke premtuar përmbajtje që nuk ekziston në të vërtetë dhe janë krijuar kryesisht nga interesi financiar, domethënë për shkak të rritjes së lexueshmërisë. Pra, ky lloj teksti ka për qëllim vetëm klikimin, i cili mund të shndërrohet në përfitim të prodhuesit të përmbajtjes.

Vlerësimin si “Dezinformatë” e merr ai raportim mediatik i cili në vete përmban një “miks” të burimeve të pasakta apo edhe përmbajtje gjysmë të vërtetë. Gjithashtu, ky vlerësim do të trajtojë raporte që kanë atribute të gabuara ose tituj që nuk pasqyrojnë tekstin për sa i përket saktësisë së informacionit.

Raporto

Na ndihmoni të përmirësojmë duke na raportuar problemet ose sugjerimet tuaja

0 / minimum 10 karaktere