Të fundit | Nuk ka vendim të ri për rritjen e pensioneve në Kosovë Të fundit | Rishikimi i javës: Pretendime të rreme për FSK-në në Gaza, imazhe të gjener… Të fundit | Format e keqinformimit që mund të shfaqen për misionin e FSK-së në Gaza Të fundit | 29.2% e qytetarëve të BE-së verifikuan informacionin online në vitin 2025 Të fundit | Titulli përgjithëson shpenzimet buxhetore duke i paraqitur pasaktë si shpen… Të fundit | Pretendim i rremë se dy ushtarë të FSK-së humbën jetën në Gaza pas një sulm… Të fundit | Titulli nuk tregon se udhëzimi për furnizime tre ditëshe vlen për qytetarët… Të fundit | Tieger nuk ka thënë se Thaçi e Veseli kanë vrarë policë serbë, audioja u gj… Të fundit | Senatori i zgjedhur El-Sayed nuk është deklaruar hapur për mbylljen e kampi… Të fundit | Keqpërdorimi i logove të mediave për t’i paraqitur lajmet e rreme si të vër…
[ ARTIKULLI ]

Mohohet pretendimi për anulim të vizitës së ministrave Haxhiu dhe Sveçla në SHBA

HIBRID

Mediumi online në gjuhën serbe “Kosovo-online” ka publikuar dje (8 nëntor) një artikull me pretendimin se i është anuluar vizita në SHBA ministres së Drejtësisë, Albulena Haxhiu dhe ministrit të Brendshëm, Xhelal Sveçla.

Në përmbajtje të artikullit mediumi në gjuhën serbe pretendon se jo zyrtarisht ka mësuar për këtë anulim të vizitës.

Përmes një postimi në llogarinë e tij në Facebook, shefi i kabinetit të ministres Haxhiu, Genc Nimoni, e ka demantuar një pretendim të tillë.


Vegëza e artikullit të publikuar në “Kosovo-online”:

https://www.kosovo-online.com/vesti/politika/otkazane-posete-sveclje-i-hadziu-vasingtonu-8-11-2022


Pjesë të artikullit të publikuar në “Kosovo-online”:

Vizitat e ministrit të Brendshëm Xhelal Sveçlja dhe ministres së Drejtësisë Albulena Haxhiu në Uashington janë anuluar, mëson jozyrtarisht Kosova online.

Gjatë vizitës në Sveçlje dhe Haxhi, ishte planifikuar nënshkrimi i disa marrëveshjeve ndërmjet Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Kosovës.

Ditët e fundit opozita dhe analistët në Prishtinë kanë akuzuar kryeministrin Aljbin Kurti për dëmtim të marrëdhënieve mes Kosovës dhe SHBA-së.


Pretendimi i mediumit në gjuhën serbe për anulim të vizitës në SHBA të ministrave të lartcekur është quajtur i pavërtetë nga shefi i kabinetit të ministres Haxhiu, Genc Nimoni. Sipas tij, lajmi i tillë ka për qëllim shpërndarjen e dezinformatave lidhur me zyrtarët qeveritar.

“Një lajm i tillë përveç se është i pavërtetë dhe shpifës, është tendencioz dhe ka për qëllim shpërndarjen e informatave të pavërteta për zyrtaret e lartë të Qeverisë së Republikës së Kosovës.” (këtu)

Përveç që e quajti të pavërtetë lajmin lidhur me anulimin e vizitës, Nimoni konfirmoi vizitë të ministres Haxhiu në SHBA gjatë muajit dhjetor, me ftesë të autoriteteve atje.

“Me ftesë të autoriteteve Amerikane, në muajin dhjetor të këtij viti, Ministrja Haxhiu planifikon një vizitë zyrtare në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, gjatë së cilës vizitë do të ketë takime zyrtare me përfaqësues të Departamentit të Shtetit Amerikan, Departamentit për Drejtësi dhe institucione të tjera. Në këtë vizitë, Ministrja Haxhiu do të jetë edhe pjesë e konferencës globale anti-korrupsion në Washington DC.” (këtu)


Analiza:

Mediumi online në gjuhën serbe “Kosovo-online” ka publikuar një artikull me pretendimin se i është anuluar vizita në SHBA ministres së drejtësisë, Albulena Haxhiu dhe ministrit të brendshëm, Xhelal Sveçla.

Pretendimi i mediumit serb u quajt i pavërtetë nga shefi i kabinetit të ministres Haxhiu, Genc Nimoni, duke konfirmuar për vizitën e ministres në SHBA në muajin dhjetor me ftesë nga autoritetet amerikane.

Hibrid.info, në bazë të metodologjisë së punë, vlerëson se kjo përmbajtje është “e pa verifikuar”.


Arsyetimi:

Vlerësimi “I pa verifikuar” u bëhet atyre raporteve mediatike që nuk ofrojnë informata të mjaftueshme për të konfirmuar pretendimet e bëra në raport, dhe të cilat nuk kanë mundur konfirmojnë të njëjtat për shkak të mungesës ose mos-posedimit të burimeve të besueshme.

Raporto

Na ndihmoni të përmirësojmë duke na raportuar problemet ose sugjerimet tuaja

0 / minimum 10 karaktere