Të fundit | Nuk ka vendim të ri për rritjen e pensioneve në Kosovë Të fundit | Rishikimi i javës: Pretendime të rreme për FSK-në në Gaza, imazhe të gjener… Të fundit | Format e keqinformimit që mund të shfaqen për misionin e FSK-së në Gaza Të fundit | 29.2% e qytetarëve të BE-së verifikuan informacionin online në vitin 2025 Të fundit | Titulli përgjithëson shpenzimet buxhetore duke i paraqitur pasaktë si shpen… Të fundit | Pretendim i rremë se dy ushtarë të FSK-së humbën jetën në Gaza pas një sulm… Të fundit | Titulli nuk tregon se udhëzimi për furnizime tre ditëshe vlen për qytetarët… Të fundit | Tieger nuk ka thënë se Thaçi e Veseli kanë vrarë policë serbë, audioja u gj… Të fundit | Senatori i zgjedhur El-Sayed nuk është deklaruar hapur për mbylljen e kampi… Të fundit | Keqpërdorimi i logove të mediave për t’i paraqitur lajmet e rreme si të vër…
[ ARTIKULLI ]

Lajmi për ndërtimin e stadiumit në Ferizaj paraqitet me fotografi të stadiumit në Irlandën e Veriut

FATBARDH DEMA

Portali informativ “Paparaci.com” ka publikuar sot (27 prill) një artikull me titull “Edhe një stadium me kritere të UEFA-s, Ministria e Sportit hap tenderin 200 mijë €”.

Lajmi ka të bëjë me njoftimin e Ministrisë së Kulturës, Rinisë dhe Sportit (MKRS) lidhur me ndërtimin e një stadiumi të futbollit në qytetin e Ferizajt.

Mirëpo në këtë artikull, portali i lartcekur ka vendosur një fotografi jo adekuate, në të cilën shihen pamjet e një stadiumi. Hibrid.info pas verifikimit përmes makinave online të kërkimit ka vërtetuar se stadiumi në fjalë i përket ekipit të futbollit “Linfield FC” në Irlandën e Veriut, e që shfrytëzohet edhe nga kombëtarja e këtij shteti. (shih këtu)

Kjo lë vend për keqkuptim te lexuesit, duke i bërë të kuptojnë gabimisht se stadiumi që paraqitet në imazh është projekt i stadiumit të prezantuar, që pritet t’i takojë qytetit të Ferizajt. Gjithashtu, portali i lartcekur nuk ka sqaruar se fotografia është ilustruese, apo të përmendet burimi.


Vegëza e artikullit të publikuar në portalin “Paparaci.com”:


Pas hulumtimit të kryer përmes makinave online të kërkimit, hibrid.info ka vërtetuar se stadiumi që shihet në këtë fotografi është “Windsor Park Stadium” në qytetin Belfast të Irlandës së Veriut. (shih këtu dhe këtu)


Analiza:

Bazuar në verifikimin e fakteve, është vërtetuar se portali informativ “Paparaci.com” ka publikuar një artikull në lidhje me ndërtimin e stadiumit të futbollit në Ferizaj, të cilën e ka paraqitur me një imazh nga stadiumi “Windsor Park” në Irlandën e Veriut.

Duke mos sqaruar se fotografia është ilustruese, portali i lartcekur lë vend për keqinformim te lexuesit, duke i bërë të mendojnë se stadiumi që shihet në imazh do t’i takojë qytetit të Ferizajt.

Bazuar në metodologjinë e punës, hibrid.info e vlerëson këtë artikull si “Clickbait”.


Arsyetimi:

Vlerësimin “Clickbait” e marrin ato tekste titujt e të cilave nuk kanë asnjë bazë në përmbajtjen e tekstit vijues. Tekste dhe artikuj të tillë synojnë të tërheqin vëmendjen e lexuesit apo edhe konsumatorit me një titull sensacional duke premtuar përmbajtje që nuk ekziston në të vërtetë dhe janë krijuar kryesisht nga interesi financiar, domethënë për shkak të rritjes së lexueshmërisë. Pra, ky lloj teksti ka për qëllim vetëm klikimin, i cili mund të shndërrohet në përfitim të prodhuesit të përmbajtjes.

Raporto

Na ndihmoni të përmirësojmë duke na raportuar problemet ose sugjerimet tuaja

0 / minimum 10 karaktere