Të fundit | Nuk ka të dhëna se Gjermania ka 'shtrënguar' procedurat e azilit për të kon… Të fundit | Ende nuk ka konfirmim se Kurti do të udhëtojë në SHBA për Asamblenë e OKB-s… Të fundit | Gashi s'ka thënë se do ta votonte Listën Serbe para Vetëvendosjes Të fundit | Gotovina s’ka thënë se “Thaçi nuk është në gjyq, por UÇK-ja është në gjyq”,… Të fundit | Titulli nuk sqaron se në grevë kanë hyrë punëtorët teknikë të shkollave Të fundit | Raporti monitorues i keqinformimit për muajin gusht 2026 Të fundit | Pretendim konspirativ se nëse dënohen krerët e UÇK-së, do të shkaktohet dhu… Të fundit | Pretendohet rrejshëm se Trump i ka bërë ftesë Thaçit për vizitë në SHBA më… Të fundit | Rishikimi i javës: Deklarata të sajuara që u atribuohen figurave politike,… Të fundit | Titulli nuk sqaron se largimi nga përfitimet vlen për ata që nuk plotësojnë…
[ ARTIKULLI ]

Pretendohet pa fakte për “sulm ndaj Bërnabiqit nga mediat e Kurtit”

FESTIM RIZANAJ

Medium në gjuhën serbe “informer.rs” ka publikuar dje një artikull me pretendimin se mediat e afërta me Albin Kurtin po e sulmojnë Serbinë dhe mbështesin protestat e opozitës në Serbi.

“Informer.rs” këtë pretendim e ngrit duke u bazuar në raportimin lidhur me reagimin e kryeministres së Serbisë, Ana Bërnabiq kundrejt opozitës serbe.

Pas hulumtim të bërë është gjetur se pretendimi është i pa bazë.

Vegëza e artikullit të publikuar në “Informer.rs”:

https://informer.rs/vesti/politika/795430/ana-brnabic-aljbin-kurti-mediji-napad

Pjesë të artikullit të publikuar në “Informer”:

Mediat nën kontrollin e kryeministrit të shtetit fals nuk e humbën rastin të sulmojnë Serbinë dhe të mbështesin protestat e dhunshme që u zhvilluan mbrëmë në kryeqytet.

Kujtojmë se gjatë diskutimit të nxehtë parlamentar të djeshëm, kryeministrja e Serbisë, Ana Brnabiq, e ka dënuar sjelljen e opozitës në këtë institucion si të turpshme.


Pretendimi i mediumit në gjuhën serbe se është sulmuar kryeministrja e Serbisë, Ana Bërnabiq, nga mediat e Kurtit është tërësisht i pa pabazë. Me cilësimin “godet kryeministren”, ky medium nuk e ka sqaruar se çfarë gabimi profesional ka bërë “gazetaexpress.com” në këtë rast.

Nga analiza e bërë artikullit të “gazetaexpress.com”, shihet se përmbajtja paraqet vetëm një përshkrim të reagimit të kryeministres serbe (shih artikullin këtu), që paraqitet në një video të shkëputur nga një fjalim (debat) i saj në Kuvendin e Serbisë.


Pjesë nga artikulli i “gazetaexpress.com”:

Kryeministrja e Serbisë, Ana Bërnabiq nuk ka mundur ta kontrollojë nervozën sot në Parlamentin serb, gjatë përplasjeve me opozitën, ku pati disktuime të ashpra.

Një moment ka humbur, ajo humb kontrollin dhe e godet me forcë mikrofonin para saj.

“Turp ju qoftë”, i drejtohet me zë të lartë opozitës Bërnabiq.

Një këngëtare serbe, me emrin Seka Aleksiç e ka komentuar videon duke shkruar me ironi se ajo reagon në këtë formë kur i vendosin produktin e gabuar në hamburger.


Nga ajo që shihet në artikull, autori ka përshkruar reagimin e nervozuar të kryeministres Bërnabiq (shih videon e plotë të debatit të Bërnabiq këtu) dhe ka publikuar e komentuar edhe një koment të një këngëtare serbe të quajtur “Seka Aleksiq”, të postuar në Twitter që ndërlidhet me ngjarjen (këtu).

Gjithashtu, ky medium serb pretendon se “sulmi ndaj Bërnbiqit” u bë nga mediume të afërta me Kurtin, duke aluduar me kryeministrin e Kosovës.

Edhe këtë pretendim e kanë të pabazuar. Në fakt, “gazetaexpress.com” me emrin biznesor ‘Media Works’ janë në pronësi të  “A.B.C. MANAGEMENT”, që për pronar ka sipërmarrësin nga Shqipëria, Klodian Allajbeu, dhe drejtohet nga Leonard Kerquku. (këtu)

Pra, nuk ka ndonjë ndërlidhje të këtij mediumi me kryeministrin Kurti që mund të bëhet në aspektin e pronësisë dhe as të politikës redaktuese, siç pretendon “Informer.rs”.


Analiza:

Pretendimi se është sulmuar kryeministrja e Serbisë nga mediat e kontrolluar nga Kurti është i pa bazë. Pas hulumtimit të bërë është gjetur se “gazetaexpress.com”, të cilës i referohet mediumi në gjuhën serbe, ka raportuar për sjelljen e Bërnabiqit gjatë përplasjes me opozitën në parlamentin e Serbisë.

Për më tepër, “gazetaexpress.com” nuk është medium nën kontrollin e Kurtit, siç pretendohet nga “Informer.rs”.

Bazuar në metodologjinë e punës, hibrid.info këtë pretendim e vlerëson si “dezinformatë”.


Vlerësimi:

Vlerësimin si “Dezinformatë” e merr ai raportim mediatik i cili në vete përmban një “miks” të burimeve të pasakta apo edhe përmbajtje gjysmë të vërtetë. Gjithashtu, ky vlerësim do të trajtojë raporte që kanë atribute të gabuara ose tituj që nuk pasqyrojnë tekstin për sa i përket saktësisë së informacionit.

Raporto

Na ndihmoni të përmirësojmë duke na raportuar problemet ose sugjerimet tuaja

0 / minimum 10 karaktere