Të fundit | Rifat Jashari nuk e ka bërë deklaratën e pretenduar ndaj Edi Ramës Të fundit | Titulli e paraqet lirimin e Thaçit si të konfirmuar Të fundit | Rama s’ka thënë se mbështetësit e protestave nga Kosova e Maqedonia e Veriu… Të fundit | Nuk ka dëshmi se Engel ka deklaruar se lirimi i Thaçit do të ndikonte në sk… Të fundit | Pretendim i rremë se Hillary Clinton ka bërë një deklaratë për qeverisjen e… Të fundit | Raporti monitorues i keqinformimit për muajin korrik 2026 Të fundit | Format e manipulimit të imazheve për qëllime keqinformimi Të fundit | Hamza nuk refuzoi krijimin e institucioneve dhe nuk kërkoi zgjedhje të reja Të fundit | Videoja e vitit 2021 me aeroplanë luftarakë serbë mbi Jarinjë ripublikohet… Të fundit | Pretendime pa fakte se familja Berisha e dogji shtëpinë në Zveçan për t’i a…
[ ARTIKULLI ]

Vazhdojnë të publikohen mashtrime me kredi nga faqja e dyshimtë

FATBARDH DEMA

Faqja në Facebook me emrin “Kredi personale” ka publikuar një postim dhe imazh me mbishkrim të datës 19 gusht, ku pretendohet se ofrohet kredi deri në 50 mijë euro për StartUp biznese.

Pretendimi është hulumtuar dhe vërtetuar nga hibrid.info, si mashtrim nga faqja në fjalë.

Hibrid.info ka gjetur të njëjtin postim bashkë me imazhin i cili është marrë nga një njoftim në faqen zyrtare të bankës ProCredit.


Vegëza e postimit në Facebook nga faqja “Kredi personale”:

https://www.facebook.com/krediprivate/posts/pfbid0toaQEFx2Kzo9EgeWiXQJjKfzro7hByiP6HQsGMaPsXaviPRo6iFvRLNVmYiwCNU7l


Pas verifikimit dhe gjetjeve nga hibrid.info, është kuptuar se faqja “Kredi personale” ka marrë njoftimin e bërë më date 16 gusht nga Banka ProCredit, duke ndërhyrë dhe deformuar pjesën e logos në imazh si dhe duke e paraqitur njoftimin në fjalë si mundësi të ofruar nga kjo faqe. (shih këtu)

Fotografitë krahasuese


Po ashtu hibrid.info, duke u bazuar në faktin se postimi është bërë në gjuhën shqipe, ka kërkuar edhe në listën e institucioneve financiare që mundësojnë kredi në shtetet shqip-folëse, Kosovë dhe Shqipëri, por që nuk ka gjetur gjurmë të faqes në fjalë. (shih këtu dhe këtu)

Tjetër fakt shtesë që e bën më të dyshimtë faqen “Kredi personale” në Facebook, është mungesa e të dhënave të mjaftueshme, që do ta dëshmonin kredibilitetin apo besueshmërinë dhe transparencën, në seksionin e informacioneve rreth veprimtarisë (about) në faqen “Kredi personale”. (shih këtu)


Nuk është hera e pare që e njëjta faqe publikon postime të tilla. (shih këtu, këtu dhe këtu)


Analiza:

Hibrid.info pas verifikimit të fakteve, ka vërejtur se faqja “Kredi personale” në Facebook. ka përdorur kampanjë të bankës ProCredit, duke e publikuar si ofertë dhe mundësi për kredi nga kjo faqe.

Duke u bazuar në metodologjinë e punës, hibrid.info e ka vlerësuar këtë publikim si “Mashtrim”.

Raporto

Na ndihmoni të përmirësojmë duke na raportuar problemet ose sugjerimet tuaja

0 / minimum 10 karaktere