Të fundit | Deklarata e Walker për ata që nuk bashkohen rreth mbrojtjes së UÇK-së, ësht… Të fundit | Publikues në rusisht dhe rrjeti propagandistik rus pretendojnë rrejshëm se… Të fundit | Trump nuk është shprehur publikisht për marrëdhëniet me Kurtin Të fundit | Narrativa të kundërta në media sociale lidhur me protestën Të fundit | Clark nuk e dha këtë deklaratë, përmbajtja është e rreme Të fundit | Deputetët në Parlamentin e Malit të Zi nuk brohoritën “UÇK” Të fundit | Rishikimi i javës: Deklarata të rreme dhe përmbajtje të gjeneruara me IA Të fundit | Imazhi i gjeneruar me IA dhe shpërndarja e tij me pretendimin se është real Të fundit | Çka dihet për fotografitë e Trumpit me liderët botërorë dhe dy pozat e tij? Të fundit | Keqinformatat rreth aktgjykimit ndaj ish-krerëve të UÇK-së
[ ARTIKULLI ]

Pretendohet pa fakte se Kurti ka dy emra jopartiakë për president

FATBARDH DEMA

VERDIKTI YNË

PËRMBAJTJE E PAVERIFIKUAR

Pretendimi për dy emra jopartiakë të propozuar nga Kurti nuk mbështetet me fakte apo konfirmime nga burime kredibile.

Faqja në Facebook “Gazeta Minuti” ka publikuar një përmbajtje me titull “Eksluzive| Dy propozimet e Kurtit për President” përmes së cilës pretendon, duke iu referuar burimeve të afërta me zhvillimet brenda Lëvizjes Vetëvendosje (LVV), se Albin Kurti ka në shqyrtim dy emra jopartiakë për postin e presidentit të Kosovës.

Sipas këtij publikuesi, emrat po mbahen larg vëmendjes publike dhe ende nuk është marrë vendim përfundimtar. Njëri prej tyre, pretendohet, mund të paraqitet si kandidat kompromisi dhe të sfidojë opozitën në procesin për zgjedhjen e presidentit.

Faqja e lartcekur e ka shpërndarë këtë përmbajtje, e cila është publikuar në një ueb-faqe me emrin “blog.foodsfact.org”.

Çka nuk shkon me këtë përmbajtje?

Pas verifikimit të fakteve nga Hibrid.info, u konstatua se ueb-faqja “blog.foodsfact.org” është e dyshimtë, ndërsa pretendimi në fjalë nuk është publikuar në media apo burime të besueshme.


FAKTET

Fillimisht, hibrid.info ka kërkuar në Google me fjalët kyçe “Dy propozimet e Kurtit për president”, por rezultatet nuk shfaqin ndonjë informacion të publikuar në media kredibile lidhur me këtë pretendim (shih këtu).

Pse është e dyshimtë kjo përmbajtje?

Faqja “Gazeta Minuti”, përmbajtjet që i publikon në Facebook, i poston në disa ueb-faqe me emrat si nminut.info, gazetaminuti.com, e aktualisht edhe në blog.foodsfact.org. Në këto ueb-faqe nuk figuron asnjë rubrikë që tregon adresë, kontakt apo informacion se kush qëndron prapa saj.

Hibrid.info më parë ka verifikuar këtë faqe që publikon përmbajtje keqinformuese (shih këtu artikullin e plotë).


Përmbajtja e publikuar nga faqja “Gazeta Minuti” u shpërnda më pas edhe nga faqe tjera në Facebook si “Gazeta Diaspora”, “Trendi.info” e “Gazetavip.com”.


Çka duhet të kemi parasysh kur shohim përmbajtje të tilla?

Kur shohim përmbajtje të publikuar online, është e rëndësishme të kemi parasysh disa gjëra bazike për të mos rënë pre e dezinformatave:

VERIFIKO BURIMIN

Kush e ka publikuar përmbajtjen?

A është medium i njohur apo faqe e panjohur që pretendon të jetë “media”?

Kontrollo nëse ka informacione për redaksinë, kontaktet apo autorin.

A raportohet e njëjta ngjarje edhe nga media të tjera të besueshme? Nëse jo, ka gjasa të jetë e pavërtetë ose e shtrembëruar.


Analiza

Faqja në Facebook “Gazeta Minuti” ka publikuar një pretendim se Albin Kurti po shqyrton dy emra jopartiakë për postin e presidentit të Kosovës, duke pretenduar se emrat po mbahen larg vëmendjes publike dhe se ende nuk është marrë një vendim përfundimtar. I njëjti pretendim është publikuar edhe në ueb-faqen “blog.foodsfact.org”, e cila paraqet elemente që ngrenë dyshime mbi besueshmërinë e saj.

Verifikimi i kryer nga Hibrid.info nuk ka gjetur konfirmim për këtë informacion në media apo burime kredibile. Gjithashtu, ueb-faqja ku është publikuar artikulli nuk ofron të dhëna të qarta për pronësinë, adresën apo mënyrat e kontaktit, duke e bërë të pamundur identifikimin e burimit të informacionit.

Pretendimi është shpërndarë më tej nga disa faqe të tjera në Facebook. Ndërkohë, “Gazeta Minuti” ka publikuar edhe më herët përmbajtje keqinformuese, të cilat janë trajtuar dhe verifikuar nga Hibrid.info.

Bazuar në metodologjinë e punës, hibrid.info e vlerëson përmbajtjen e publikuar nga kjo faqe si të “paverifikuar”.

Arsyetimi

Vlerësimi “I pa verifikuar” u bëhet atyre përmbajtjeve informative që nuk ofrojnë informata të mjaftueshme për të konfirmuar pretendimet e bëra në raport, dhe të cilat nuk kanë mundur të verifikohen për shkak të rrethanave të caktuara (shpejtësisë, mungesës së burimeve) gjatë publikimit të përmbajtjes.

Raporto

Na ndihmoni të përmirësojmë duke na raportuar problemet ose sugjerimet tuaja

0 / minimum 10 karaktere