Të fundit | Farage pretendoi pasaktë se Suedia dërgon të burgosurit e huaj në Kosovë Të fundit | “Hahaganda” – humori si keqinformim Të fundit | Millanoviq nuk ka deklaruar se Kurti përballet me kundërshtarë të paguar ng… Të fundit | Pretendimet dhe narrativat manipuluese të Vuçiqit lidhur me Kosovën në inte… Të fundit | Pretendohet rrejshëm se portali suedez "Samnytt" raportoi për arrestimin e… Të fundit | Titulli nuk sqaron se rritja e pensioneve me 134 euro vlen për veteranët në… Të fundit | Rishikimi i javës: Mashtrime me ballina të rreme të gazetave, deklarata të… Të fundit | Ballina e “Blic”-it për rastin e Time Kadrijajt dhe Albin Kurtit është e rr… Të fundit | Rifat Jashari nuk e ka bërë deklaratën e pretenduar ndaj Edi Ramës Të fundit | Titulli e paraqet lirimin e Thaçit si të konfirmuar
[ ARTIKULLI ]

Pretendohet rrejshëm se Kurti ka shpenzuar 20 mijë euro për mobilie të zyrës

FESTIM RIZANAJ

Disa faqe në Facebook kanë publikuar më 20 dhe 21 shkurt një fotografi me pretendimin se kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka shpenzuar 20 mijë euro për t’i ndërruar mobiliet e zyrës.

Këto faqe nuk ofrojnë ndonjë fakt apo dokument për pretendimin e bërë përveç një fotografie ku shihen disa kolltukë.  

Pas verifikimit të fakteve të kryer nga hibrid.info, është vërtetuar se nuk janë shpenzuar 20 mijë euro për ndërrimin e mobilieve në zyre, siç pretendohet.

Vegëzat e fotografisë së publikuar në në facebook nga faqet “Universal”, “Gazeta Vendi” dhe “Plus Media”:

https://www.facebook.com/universalinfoks/posts/pfbid0A6NVu3xD2kBffaqTdoX8eDBcyA9b6yMSLsSFgv2oZRGdRhuzq4ZUfxvhmN7KDdw5l

https://www.facebook.com/permalink.php?story_fbid=pfbid02gahcEfMubjEaJZXqtVpBwWL7sf9woJdHic5PnfMVWCFt4bcugNtwbbR8aFwfL3Sol&id=100090123462330

https://www.facebook.com/ksplusmedia/posts/pfbid0gz5AC28jrt6VKPvF7D4FV5iGLGn4sjNaUTT6CjpcTZPBoJ4CjmpT4soJj6DfuaT5l


Hibrid.info ka gjetur se ky pretendim është marrë nga artikulli i publikuar nga portali informativ Ddemokracia.com”, por duke iu ndryshuar vlera e shumës.

Në artikullin e publikuar nga portali informativ “Demokracia.com” thuhet se Zyra e Kurtit ka shpallur një tender në vlerë afër 10 mijë euro (9,990.00), me anë të së cilit do të blihen disa mobilie. (këtu)

Dokumenti i siguruar nga portali informativ “Demokracia.com”

Bëhet fjalë për tender në vlerë afër 10 mijë euro e jo 20 mijë siç pretendohet nga disa faqe në facebook.


Analiza:

Disa faqe në Facebook kanë publikuar një fotografi me pretendimin se kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka shpenzuar 20 mijë euro për t’i ndërruar mobiliet e zyrës pa ofruar ndonjë fakt për këtë.

Pas verifikimit të fakteve të kryer nga hibrid.info, është vërtetuar se nuk janë shpenzuar 20 mijë euro për ndërrimin e mobilieve në zyre, por është hapur tender me vlerë afër 10 mijë euro (9,990.00).

Bazuar në metodologjinë e punës, hibrid.info këtë pretendim e vlerëson si “dezinformatë”.


Vlerësimi:

Vlerësimin si “Dezinformatë” e merr ai raportim mediatik i cili në vete përmban një “miks” të burimeve të pasakta apo edhe përmbajtje gjysmë të vërtetë. Gjithashtu, ky vlerësim do të trajtojë raporte që kanë atribute të gabuara ose tituj që nuk pasqyrojnë tekstin për sa i përket saktësisë së informacionit.

Raporto

Na ndihmoni të përmirësojmë duke na raportuar problemet ose sugjerimet tuaja

0 / minimum 10 karaktere