Të fundit | Nuk ka vendim të ri për rritjen e pensioneve në Kosovë Të fundit | Rishikimi i javës: Pretendime të rreme për FSK-në në Gaza, imazhe të gjener… Të fundit | Format e keqinformimit që mund të shfaqen për misionin e FSK-së në Gaza Të fundit | 29.2% e qytetarëve të BE-së verifikuan informacionin online në vitin 2025 Të fundit | Titulli përgjithëson shpenzimet buxhetore duke i paraqitur pasaktë si shpen… Të fundit | Pretendim i rremë se dy ushtarë të FSK-së humbën jetën në Gaza pas një sulm… Të fundit | Titulli nuk tregon se udhëzimi për furnizime tre ditëshe vlen për qytetarët… Të fundit | Tieger nuk ka thënë se Thaçi e Veseli kanë vrarë policë serbë, audioja u gj… Të fundit | Senatori i zgjedhur El-Sayed nuk është deklaruar hapur për mbylljen e kampi… Të fundit | Keqpërdorimi i logove të mediave për t’i paraqitur lajmet e rreme si të vër…
[ ARTIKULLI ]

Nuk ka kërkesë nga shteti për blerjen e dronëve “Bayraktar”

HIBRID

Artikulli me titullin “Kosova në luftë me Serbinë: Kërkesë nga shteti që t’i blejë dronat turk ‘Bayraktar’”, është publikuar nga portali i dyshimtë me përmbajtjet në gjuhën shqipe “gazeta.thenews48hr.com”.

Pas verifikimit të fakteve, hibrid.info ka vërtetuar se ky artikull i titullit të sajuar, i cili nuk i përgjigjet përmbajtjes. Në të dhënat e artikullit paraqitet një opinion i aktivistëve të shoqërisë civile, Rron Gjinovci, i cili ka thënë se lufta është një tjetër i mbyllur në mes të Serbisë, duke përmendur edhe blerjen e dronëve luftarakë apo armëve kundër-ajrore.

Pra, titulli i artikullit është i sajuar i cili lë hapësirë ​​për keqinformim, duke pretenduar rrejshëm se ka kërkesë nga shteti i Kosovës për blerjen e dronëve “Bayraktar” nga Turqia.


Vegëza e artikullit të publikuar në portalin e dyshimtë “gazeta.thenews48hr.com”:

https://gazeta.thenews48hr.com/lajme/kosova-ne-iufte-me-serbine-kerkese-nga-shteti-qe-ti-bleje-dronat-turk-bayraktar/

Ky artikull me titull të sajuar, është edhe i shënuar në Facebook nga faqja “Analiza”, e cila në këtë postim ka arritur të grumbullojë numrin e madh të komenteve e reagimesh. (shih këtu)


Pas hulumtimit përmes makinave online të kërkimit, hibrid.info ka gjetur këtë artikull të publikuar në mënyrë korrekte në Kosovë, që tregon se ky është vetëm një mendim i Gjinovcit, e jo kërkesë e shtetit për blerjen e dronëve. (shih këtu dhe këtu)


Analiza:

Portali i dyshimtë “gazeta.thenews48hr.com” ka publikuar një opinion të aktivit të shoqërisë civile, Rron Gjinovcit, lidhur me blerjen e dronëve “Bayraktar”. Megjithatë, artikulli është vendosur titullin e sajuar me pretendimin se gjoja Kosova ka bërë kërkesë për blerjen e dronëve. Bazuar në metodologjinë e punës, hibrid.info e vlerëson këtë artikull si “Dezinformatë”.


Arsyetimi:

Vlerësimi i “Dezinformatave” e merr ai raportim mediatik i cili në vete përmban një “miks” të burimeve të pasakta apo edhe të përmbajtjes së vërtetë. Megjithatë, ky raport do të bëjë të trajtojë raportet që kanë atribute të gabuara ose tituj që pasqyrojnë tekstin për sa i përket saktësisë së informacionit.

Raporto

Na ndihmoni të përmirësojmë duke na raportuar problemet ose sugjerimet tuaja

0 / minimum 10 karaktere