[email protected]
Skandaloze: Vjosa Osmani nuk i beson Policisë së Kosovës, kërkon mbrojtje nga KFOR-i?
shape
shape
shape

Kategoritë: #lajm i rremë, #dezinforamtë, #shpërndarje e lajmit të rremë, #përmbajtje e pa verifikuar

Kryetarja e Kuvendit të Kosovës duket se ka qenë sërish cak i sulmeve përmes lajmeve të rreme apo dezinformantave.

Media në vend, më 29 qershor kanë krijuar dhe shpërndarë lajme që kryeparlamentarja “Vjosa Osmani kërkon mbrojtje nga KFOR-i”, duke aluduar se ajo nuk i beson forcave të Policisë së Kosovës.

Mediumi që e ka krijuar këtë lajm, thirret në burime të cilat, siç shkruhet në raportim, kanë treguar se Osmani ka kërkuar në një takim me komandantin e KFOR-it, Michele Risi, mbrojtje për të.

Publikimi i plotë i lajmit:

“Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Vjosa Osmani, duket se nuk po iu beson institucioneve të sigurisë së Kosovës.

Ndonëse nuk ka raportuar se është rrezikuar nga ndokush, ajo mësohet se ka kërkuar mbrojtje nga KFOR-i, duke krijuar një precedent shumë të rrezikshëm, meqë deri më sot vetëm personalitete që nuk e njohin shtetësinë e Kosovës kanë kërkuar mbrojtje të tillë.

Burime të Periskopit kanë treguar se Osmani ka kërkuar dje në takim me komandantin e KFOR-it, Michele Risi, mbrojtje për të.

Po ashtu, ditë më parë Osmani i kishte takuar edhe ambasadorët e shteteve të Kuintit, të cilëve u kishte thënë se partitë politike po planifikojnë të thërrasin seancë të jashtëzakonshme për ta shfuqizuar Gjykatën Speciale.

Kjo gjë nuk është e vërtetë, sepse seanca e jashtëzakonshme ishte planifikuar të thirrej vetëm për solidarizim me ish-udhëheqësit e UÇK-së dhe për debat parlamentar, e cila më pas ishte anuluar.

Vjosa Osmani nuk ka bërë publike për ndonjë kërcënim të mundshëm. Ajo po ashtu ende nuk ka shpjeguar pse ka kërkuar mbrojtje nga KFOR-i”.

Vegëzat e këtij lajmi të publikuar nga “Periskopi” dhe shpërndarë nga disa media online në vend:

https://www.periskopi.com/skandaloze-vjosa-osmani-nuk-i-beson-policise%CC%88-se%CC%88-kosove%CC%88s-ke%CC%88rkon-mbrojtje-nga-kfor-i/
https://njekomb.org/vjosa-osmani-nuk-i-beson-policise%CC%88-se%CC%88-kosove%CC%88s-ke%CC%88rkon-mbrojtje-nga-kfor/

Demantimi:

Publikimi në portalin informative “Periskop” është demantuar menjëherë përmes një njoftimi nga kabineti i kryeparlamentares Osmani.

“Lajmi i publikuar sot në portalin “Periskopi: dhe disa media të tjera se kinse Kryetarja e Kuvendit, dr.Vjosa Osmani ka kërkuar mbrojtje personale nga KFOR-i, është i pavërtetë. Poashtu edhe citimi kinse nga takimi i saj me ambasadat e QUINT-it është i pavërtetë. Ndaj komplet lajmi është i pavërtetë. Kërkojmë nga mediat respektive që ta publikojnë demantin dhe ta largojnë lajmin nga portalet e tyre”, thuhet në njoftim.

Reagimi i kabinetit të Osmanit të publikuar në disa media:

https://gazetablic.com/vjosa-osmani-skam-kerkuar-mbrojtje-nga-kfor-i-e-as-skam-folur-me-ambasadoret-per-specialen/

Verifikimi:

Stafi i Hibrid.info, pas analizës së lajmit të publikuar në media, e ka cilësuar atë si lajm të rremë apo dezinformatë, shpërndarje e lajmeve të rreme dhe përmbajte e pa verifikuar.

Arsyetimi:

Lajm i rremë – lajmi në “Periskop” është i publikuar me informata të pa verifikuara dhe i pa dokumentar me fakte, dhe i njëjti është demantuar edhe zyrtari i apostrofuar.

Shpërndarje e lajmeve të rreme – media të ndryshme kanë shpërndarë këtë lajm, pa i verifikuar burimet.

Dezinformatë – autori i lajmit nuk kanë arritur të vërtetojnë saktësi në mungesë të fakteve.

Përmbajtje e pa verifikuar – autori i ka shkruar përmbajtje duke mos epasur argumentime që plotësojnë atë.

Share With Others