Të fundit | Nuk ka vendim të ri për rritjen e pensioneve në Kosovë Të fundit | Rishikimi i javës: Pretendime të rreme për FSK-në në Gaza, imazhe të gjener… Të fundit | Format e keqinformimit që mund të shfaqen për misionin e FSK-së në Gaza Të fundit | 29.2% e qytetarëve të BE-së verifikuan informacionin online në vitin 2025 Të fundit | Titulli përgjithëson shpenzimet buxhetore duke i paraqitur pasaktë si shpen… Të fundit | Pretendim i rremë se dy ushtarë të FSK-së humbën jetën në Gaza pas një sulm… Të fundit | Titulli nuk tregon se udhëzimi për furnizime tre ditëshe vlen për qytetarët… Të fundit | Tieger nuk ka thënë se Thaçi e Veseli kanë vrarë policë serbë, audioja u gj… Të fundit | Senatori i zgjedhur El-Sayed nuk është deklaruar hapur për mbylljen e kampi… Të fundit | Keqpërdorimi i logove të mediave për t’i paraqitur lajmet e rreme si të vër…
[ ARTIKULLI ]

Pohime të pa verifikuara rreth aplikacionit për COVID-19 që vjedh të dhënat personale

HIBRID

Një artikull i publikuar nga Televizioni Klan, shkruan rreth një aplikacioni për COVID-19, i cili vjedh të dhënat personale të përdoruesve. Ky shkrim është shpërndarë shumë edhe nga mediat e tjera online edhe në Kosovë.

Në këtë tekst nuk ka burime të informacionit që tregojnë se nga ku është marrë ky hulumtim, si dhe përmenden vetëm disa ekspertë, por pa u specifikuar se për kë bëhet fjalë.


Teksti origjinal i publikuar në TVKlan.al:

Aplikacioni për Covid-19 ju vjedh të dhënat personale

Një aplikacion që mendohet se ofron të dhëna për Covid-19 në mbarë botën, në fakt mund të jetë i rrezikshëm për telefonat Android.

Alarmi është dhënë nga ekspertët, të cilët thonë se bëhet fjalë për një aplikacion të quajtur “Aarogya Setu”, që ngjason nga emri me një tjetër aplikacion të certifikuar për gjurmimin e Covid.

Ky aplikacion që është aktiv për celularët Android, është potencialisht i rrezikshëm pasi shfrytëzohet nga hakerat të cilët mund të vjedhin të dhënat tuaja personale në celular.

Përmes këtij aplikacioni, hakerat kanë mundësi të shikojnë mesazhet tuaja, thirrjet telefonike, t’ju gjurmojnë vendndodhjen dhe të kenë gjithashtu akses në mikrofonin e aparatit celular. Ekspertët sugjerojnë që përdoruesit ta fshijnë aplikacionin nga celulari i tyre.


Vegëzat e artikullit të publikuar në disa media:

Aplikacioni për Covid-19 ju vjedh të dhënat personale

Aplikacioni për Covid-19 ju vjedh të dhënat personale

Aplikacioni për Covid-19 ju vjedh të dhënat personale

Aplikacioni për Covid-19 ju vjedh të dhënat personale


Megjithatë, dihet botërisht se një përqindje e madhe aplikacioneve online, kërkojnë që t’i kenë të dhënat personale dhe të kenë qasje në pajisjen përmes së cilës shkarkohet aplikacioni. Këtë e dëshmon edhe raporti nga Shadma Shaikh për The Economic Times, ku thuhet se aplikacionet online kanë qasje në të dhënat personale te përdoruesit, pasi shumica prej tyre së pari paraqesin kushtet e përdorimit (terms of use), të cilat duhet të aprovohen (I Agree). Në shumicën e rasteve këto kushte nuk lexohen fare nga përdoruesit, ku pas pajtimit të këtyre kushteve, aplikacioni ka qasje në të dhënat personale.

Gjithashtu, në këtë raport shkruan se ka aplikacione të cilat pasi të shkarkohen, kërkojnë qasje në fotografi personale, emër, mbiemër, numër telefoni e lokacion.

Si rrjedhojë, edhe kërkesa e aplikacionit në fjalë për t’u qasur në informata personale, nuk përbënë ndonjë risi.

Artikulli i publikuar në The Economic Times:

Why mobile apps require access to your data and device tools


Analizë:

Në këtë artikull nuk ka burim të informacionit dhe as emra të ekspertëve, të cilët e pohojnë një gjë të tillë lidhur me këtë aplikacion. Pas analizës të bërë nga hibrid.info, ky artikull kategorizohet si “Përmbajtje e paverifikuar”.


Arsyetimi:

Përmbajtje e pa verifikuar – Vlerësimi “I pa verifikuar” u bëhet atyre raporteve mediatike që nuk ofrojnë informata të mjaftueshme për të konfirmuar pretendimet e bëra në raport, dhe të cilat nuk kanë mundur konfirmojnë të njëjtat për shkak të mungesës ose mos-posedimit të burimeve të besueshme.

Raporto

Na ndihmoni të përmirësojmë duke na raportuar problemet ose sugjerimet tuaja

0 / minimum 10 karaktere