Të fundit | Maria Bamieh nuk ka pretenduar se Charles Smith tha se “shqiptarët janë kaf… Të fundit | Wilson nuk e bëri këtë deklaratë për Kurtin Të fundit | Pretendohet rrejshëm se Trump ka hequr vizat për Kosovën dhe ka folur për K… Të fundit | Deklaratat për protestat në Prishtinë që u atribuohen DioGuardit, Walkerit… Të fundit | Sheshel nuk tha se aktakuza ndaj Thaçit dhe UÇK-së është shkruar në Beograd… Të fundit | Imazhi i Hysni Gucatit me revole është manipuluar me IA Të fundit | Trump nuk kërkoi lirimin e ish-krerëve të UÇK-së deri në dhjetor Të fundit | Rishikimi i javës: Pretendime dezinformuese për aktgjykimin në Hagë, përmba… Të fundit | Titulli nuk tregon se paga minimale deri në 1400 euro vlen për Malin e Zi Të fundit | “Ma sollën një dash dhe më thanë t’i fryeja në […]” – audioja e gjeneruar m…
[ ARTIKULLI ]

Titull i sajuar me përmbajtje joadekuate

HIBRID

Portali i dyshimtë “Specialja.com” ka publikuar një artikull me titull “Ish-mjeku i OBSH-së paralajmëron: ‘Nga koronavirusi do të shpërtojnë vetëm njerëzit me këtë grup gjaku?’”.

Ky artikull përmban titull të rremë, ndërsa përmbajtja e tij është e vjetër dhe jo e plotë.

Teksti origjinal i publikuar në Specialja.com:

Ish-mjeku i OBSH-së paralajmëron: ‘Nga koronavirusi do të shpërtojnë vetëm njerëzit me këtë grup gjaku?’

Një ish mjek i OBSH që ndihmoi botën në përgjigjen kundër lisë thotë se lufta globale kundër korona do të vazhdojë për të paktën edhe 4 vjet, teksa virusi lëviz nga një vatën në tjetrën.

Dr Larry Brilliant, një epidemiolog nga Kalifornia, tha për USA TODAY se vitet e ardhshme nuk do të ishin vetëm të zymta, sepse do të zhvilloheshin vaksina efektive. / Hap marketingun 5 sekonda dhe shfaqen pamjet ekskluzive

Vegëza e artikullit të botuar në Specialja.com:

https://specialja.com/2020/10/11/ish-mjeku-i-obsh-se-paralajmeron-nga-koronavirusi-do-te-shpetojne-vetem-njerezit-me-kete-grup-gjaku/?fbclid=IwAR37C-fzo8sKVcprpJQm2cSNYzmjzZjqfaUU6p8_2GCIkhvfgF9NiowLHB0

Pas hulumtimit nga hibrid.info, del që ky lajm është postuar më 3 gusht, ndërsa ish-mjeku i OBSH-së në intervistën për Usa Today, asnjëherë nuk ka përmendur ndonjë grup gjaku, i cili është imun ndaj virusit Korona.

Përmbledhje e shkurtër e deklaratës së ish-mjekut Larry Brilliant për UsaToday:

Bota do të luftojë virusin Korona për tre deri në katër vitet e ardhshme, teksa virusi lëviz nga një vatër në tjetrën. Por, virusi nuk do të jetë i ngjashëm sikurse është sot, do të jetë shumë i ngjashëm me programin e lisë.

Ai gjithashtu tha se vitet e ardhshme nuk do të jenë të zymta, sepse do të zhvillohen vaksina efektive.

Vegëza e artikullit të botuar në UsaToday.com:

https://www.usatoday.com/story/news/health/2020/08/03/covid-19-us-who-doctor-larry-brilliant/5574854002/


Analiza:

Artikulli i publikuar në Specialja.com, përmban titull të sajuar dhe përmbajtje jo të plotë. Me shkrime të tilla synohet tërheqja e lexuesit, dhe përmes klikimeve të përfitohet materialisht. Ky artikull hyn në kategorinë si “Clickbait” dhe “Dezinformatë”.


Arsyetimi:

Clickbait – “Clickbait” janë ato tekste titulli i të cilave nuk kanë asnjë bazë në përmbajtjen e tekstit vijues. Tekste dhe artikuj të tillë synojnë të tërheqin vëmendjen e lexuesit apo edhe konsumatorit me një titull sensacional duke premtuar përmbajtje që nuk ekziston në të vërtetë dhe janë krijuar kryesisht nga interesi financiar, domethënë për shkak të rritjes së lexueshmërisë. Pra, ky lloj teksti ka për qëllim vetëm klikimin, i cili mund të shndërrohet në përfitim të prodhuesit të përmbajtjes.

Dezinformata – Vlerësimin si “Dezinformatë” e merr ai raportim mediatik i cili në vete përmban një “miks” të burimeve të pasakta apo edhe përmbajtje gjysmë të vërtetë. Gjithashtu, ky vlerësim do të trajtojë raporte që kanë atribute të gabuara ose tituj që nuk pasqyrojnë tekstin për sa i përket saktësisë së informacionit.

Raporto

Na ndihmoni të përmirësojmë duke na raportuar problemet ose sugjerimet tuaja

0 / minimum 10 karaktere