Të fundit | Sa u realizuan pesë vendimet e para të premtuara nga LVV gjatë fushatës së… Të fundit | “Sondazhet” në media sociale: Krijimi i një realiteti të rremë para zgjedhj… Të fundit | Instrumentalizimi ruso-serb i Kosovës në diskursin gjeopolitik dhe ripërsër… Të fundit | Katër milionë mungesa të nxënësve në të gjitha shkollat e Kosovës, jo vetëm… Të fundit | Slopaganda: Kur përmbajtja e dobët me IA kthehet në propagandë politike  Të fundit | Pretendohet pa fakte se Rushiti u propozua për presidente pas kërkesës së S… Të fundit | Fotografi e gjeneruar me inteligjencë artificiale paraqitet si “pamje ekskl… Të fundit | Rishikimi i javës: Dominimi i mashtrimeve digjitale (imazhe me IA dhe phish… Të fundit | Me pamje të mëhershme pretendohet pasaktë se Kurti e Gërvalla ishin të prem… Të fundit | Aktgjykimi për sulmin në Banjskë dhe narrativat serbe për “proces politik”…
[ ARTIKULLI ]

Pretendimi se Jeff Bezos ka qëndruar në Sarandë, është i pabazuar

HIBRID

Disa media online në gjuhën shqipe nga Shqipëria dhe Kosova, kanë publikuar një artikull me lajmin se pronari i kompanisë amerikane “Amazon”, Jeff Bezos, po qëndron me jahtin e tij në Sarandë.

Disa prej mediave që e kanë publikuar një artikull të tillë e kanë titulluar “Jeff Bezos në Sarandë me super-jahtin e tij?”.

Në fakt, është e vërtetë se, jahti që pretendohet se është në pronësi të njeriut më të pasur në botë, që mbanë emrin “Flying Fox”, ka qëndruar në bregdetin e Sarandës. Mirëpo, nuk është e konfirmuar nëse në këtë jaht ka qenë vetë miliarderi Bezos.

Gjithashtu edhe pretendimi se jahti “Flying Fox” është në pronësi të pronarit të Amazonit, nuk është i konfirmuar.

Vegëzat e publikimeve të këtij lajmi në disa prej mediat online:

https://www.epokaere.com/jeff-bezos-me-pushime-ne-shqiperi-super-jahti-luksoz-i-parkuar-ne-sarande/

Pretendimi se multi-miliarderi Bezos ka qëndruar në Sarandë, mediat e kanë ndërlidhur me disa artikuj të publikuar më parë nga media presitigjioze ndërkombëtare, ku supozohet se jahti në fjalë është blerë nga ai (këtu), por duke mos e dhënë si lajm të mirëqenë.

Dhe, duke qenë si ky jaht ka qëndruar dje (25 gusht) në Sarandë, mediat e kanë e kanë marr si të mirëqenë se në këtë jahtë duhet të jetë edhe vet Bezos, por pa e konfirmuar një gjë të tillë.


Sipas një artikulli të “businessinsider.com” i botuar më 4 gusht 2019, thuhet se ky pretendim është krijuar fillimisht nga një postim i një profili në Twitter me emrin “Yashar Ali”, që punon si gazetar në Turqi, i cili pretendonte se ky jaht po qëndrote në brigjet e Truqisë dhe se i njëjti është në pronësi të Bezos. Gazetari turk, më pas e kishte fshirë këtë postim, edhe pse paraprakisht ishte shpërndarë nga disa profile tjera, në të cilin paraqitet një foto e jahtit “Flying Fox” dhe mbishkrimi:

“Punëtorët e Amazon shemben nga lodhja e nxehtësisë në magazina ku indeksi i nxehtësisë tejkalon 100 ° F në mënyrë që Jeff Bezos të blejë një jaht të ri”.

Pretendimi se ky jaht është blerë nga Bezos, sipas “businessinsider.com”, është hedhur poshtë nga vetë përfaqësuesit e kompanisë “Amazon”, me të cilën udhëheqë Bezos (këtu)

Vërtetësia pretendimit se Bezos është pronar i këtij jahti është kontestuar edhe nga mediat tjera. Në disa prej tyre thuhet se të dhëna për pronësinë e Bezos mbi këtë jaht, bazohet vetëm në raportimet e disa mediave italiane.

https://www.superyachtfan.com/yacht/flying-fox/


Në fakt, në ueb-faqen që njihet për publikime kredibile për dhe rreth jahteve dhe anijeve “boatinterantional.com” (këtu), në artikullin dedikuar për siç e quajnë “jahtin më të shtrenjtë ndonjëherë”, nuk përmendet fare pretendimi rreth pronësisë së Bezos-it. Aty flitet vetëm se ky jaht është ndërtuar nga kompania gjermane “Lürssen” (këtu).


Analiza:

Nga kontrolli i fakteve është vërtetuar se mediat që kanë publikuar artikujt me pretendimin se Bezos po qëndron në Sarandë, nuk e kanë vërtetuar lajmin.

Në bazë të metodologjisë së hibrid.info, artikujt me pretendim të tillë u vlerësuan si “Përmbajtje e pa Verifikuar”.


Arsyetimi:

Vlerësimi “I pa verifikuar” u bëhet atyre raporteve mediatike që nuk ofrojnë informata të mjaftueshme për të konfirmuar pretendimet e bëra në raport, dhe të cilat nuk kanë mundur konfirmojnë të njëjtat për shkak të mungesës ose mos-posedimit të burimeve të besueshme.

Raporto

Na ndihmoni të përmirësojmë duke na raportuar problemet ose sugjerimet tuaja

0 / minimum 10 karaktere