Të fundit | “Sondazhet” në media sociale: Krijimi i një realiteti të rremë para zgjedhj… Të fundit | Instrumentalizimi ruso-serb i Kosovës në diskursin gjeopolitik dhe ripërsër… Të fundit | Katër milionë mungesa të nxënësve në të gjitha shkollat e Kosovës, jo vetëm… Të fundit | Slopaganda: Kur përmbajtja e dobët me IA kthehet në propagandë politike  Të fundit | Pretendohet pa fakte se Rushiti u propozua për presidente pas kërkesës së S… Të fundit | Fotografi e gjeneruar me inteligjencë artificiale paraqitet si “pamje ekskl… Të fundit | Rishikimi i javës: Dominimi i mashtrimeve digjitale (imazhe me IA dhe phish… Të fundit | Me pamje të mëhershme pretendohet pasaktë se Kurti e Gërvalla ishin të prem… Të fundit | Aktgjykimi për sulmin në Banjskë dhe narrativat serbe për “proces politik”… Të fundit | Kujtesa që chatbot-i ruan për ty mund të formësojë realitetin informativ që…
[ ARTIKULLI ]

Titulli dhe fotografia lë të kuptohet se ngjarja ka ndodhur në Kosovë

FESTIM RIZANAJ

Portali informativ “Kosova-sot.info” dje (27 mars) ka publikuar një artikull me titull “Nxënësi vret me thikë mësuesen e tij dhe plagos disa të tjerë”.

Pas verifikimit të fakteve nga hibrid.info, është vërtetuar se titulli është përgjithësues, që nuk e bënë të qartë se ku ka ndodhur ngjarja. Gjithashtu, në këtë artikull shihet që edhe fotografia nuk korrespondon me përmbajtjen.

Lajmit qartësohet vetëm në përmbajtje, ku bëhet e ditur se “një nxënës 13-vjeçar sulmoi dhe goditi me thikë katër mësues dhe dy shokë të klasës në një shkollë publike në Sao Paulo”.

Mirëpo, në fotografinë e vendosur në këtë artikull, shihet një veturë e Policisë së Kosovës. Kjo lë vend për keqkuptim te lexuesit, duke i bërë të mendojnë se ngjarja ka ndodhur diku në Kosovë.

Duke ditur se ky portal është i regjistruar në Kosovë (shih këtu) dhe shumicën e lexuesve i ka shqipfolës (shih këtu), kjo mund t’i keqinformojë lexuesit se ky lajm ka të bëjë me vendin tonë.

Vegëza e artikullit të publikuar në portalin “Kosova-sot.info”:

https://www.kosova-sot.info/lajme/669296/nxenesi-vr-et-me-thi-ke-mesuesen-e-tij-dhe-pl-agos-disa-te-tjere/?fbclid=IwAR38MhxKbQZaIw78reB0t3s3lhpGniJuK_tRkbLMuRoHddlU4mcicR_aSuM

Pas hulumtimit të bërë përmes programit të automatizuar online “InVID” për kontroll faktesh, hibrid.info ka arritur të gjejë se fotografia e përdorur në këtë artikull është përdor edhe në disa raportime në media për ngjarje nga kronika e zezë në Kosovë. (këtu, këtu, këtu)

Për ta vërtetuar edhe më shumë faktin se lajmi ka të bëjë me ngjarje që ka ndodhur në Sao Paolo të Brazilit, hibrid.info ka gjetur artikullin e publikuar nga mediumet ndërkombëtarë “Reuters” dhe “Aljazzera”.


Analiza:

Portali “Kosova-sot.info” ka publikuar një artikull që ka të bëjë me vrasjen e mësueses dhe plagosjen e disa të tjerëve nga ana e një nxënësi, ndërsa në titull nuk sqarohet se në cilin vend ka ndodhur ngjarja.

Lajmi qartësohet vetëm në përmbajtje, ku bëhet e ditur se rasti në fjalë ka ndodhur në Sao Paolo të Brazilit.

Gjithashtu, edhe fotografia e vendosur në këtë artikull nuk korrespondon me përmbajtjen, pasi që në fotografi shihet vetura e Policisë së Kosovës.

Pas kontrollit të fakteve bazuar në metodologjinë e punës, hibrid.info e vlerëson këtë artikull si “clickbait”.


Arsyetimi:

Vlerësimin “Clickbait” e marrin ato tekste titujt e të cilave nuk kanë asnjë bazë në përmbajtjen e tekstit vijues. Tekste dhe artikuj të tillë synojnë të tërheqin vëmendjen e lexuesit apo edhe konsumatorit me një titull sensacional duke premtuar përmbajtje që nuk ekziston në të vërtetë dhe janë krijuar kryesisht nga interesi financiar, domethënë për shkak të rritjes së lexueshmërisë. Pra, ky lloj teksti ka për qëllim vetëm klikimin, i cili mund të shndërrohet në përfitim të prodhuesit të përmbajtjes.

Raporto

Na ndihmoni të përmirësojmë duke na raportuar problemet ose sugjerimet tuaja

0 / minimum 10 karaktere