Të fundit | Maria Bamieh nuk ka pretenduar se Charles Smith tha se “shqiptarët janë kaf… Të fundit | Wilson nuk e bëri këtë deklaratë për Kurtin Të fundit | Pretendohet rrejshëm se Trump ka hequr vizat për Kosovën dhe ka folur për K… Të fundit | Deklaratat për protestat në Prishtinë që u atribuohen DioGuardit, Walkerit… Të fundit | Sheshel nuk tha se aktakuza ndaj Thaçit dhe UÇK-së është shkruar në Beograd… Të fundit | Imazhi i Hysni Gucatit me revole është manipuluar me IA Të fundit | Trump nuk kërkoi lirimin e ish-krerëve të UÇK-së deri në dhjetor Të fundit | Rishikimi i javës: Pretendime dezinformuese për aktgjykimin në Hagë, përmba… Të fundit | Titulli nuk tregon se paga minimale deri në 1400 euro vlen për Malin e Zi Të fundit | “Ma sollën një dash dhe më thanë t’i fryeja në […]” – audioja e gjeneruar m…
[ ARTIKULLI ]

MPB dhe KQZ demantojnë pretendimin e VV-së

HIBRID

Dega e Lëvizjes Vetëvendosje në Podujevë, përmes një shkrimi në rrjetin social Facebook ka akuzuar ish kryetarin e kësaj komune, tani ministrin e Punëve të Brendshme, Agim Veliun, se po shfrytëzon veturat e ministrisë me të cilën udhëheqë që të manipulojë zgjedhjet në Podujevë.

I menjëhershëm ka qenë reagimi i Ministrisë së Punëve të Brendshme ndaj akuzës së Lëvizjes Vetëvendosje, duke e dematuar këtë pretendim. Përmes një njoftimi të MPB-së, thuhet se veturat e zyrtare të kësaj ministrie u janë dhënë në shfrytëzim Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ) për organizmin e zgjedhjeve të 29 tetorit në dy komuna.

Reagimi i Lëvizjes Vetëvendosje në Podujevë:

https://www.facebook.com/vetevendosjebesiane/posts/2457271884573861


Demanti i MPB-së:

“Ministria e Punëve të Brendshme dëshiron të sqarojë disa lajme, që janë duke qarkulluar në media se veturat e MPB-së, janë duke u përdorur në procesin elektoral që është duke u mbajtur sot në komunën e Podujevës dhe komunën e Mitrovicës së Veriut. Me këtë rast ju njoftojmë se veturat e Ministrisë së Punëve të Brendshme janë dhënë në shfrytëzim për Komisionin Qendror të Zgjedhjeve për organizmin e zgjedhjeve”.

Vegëza e reagimit të MPB-së lidhur me shfrytëzimin e veturave:

https://mpb.rks-gov.net/f/57/543/Veturat-e-MPB-se-jane-ne-shfrytezim-te-KQZ-se-per-organizimin-e-zgjedhjeve?fbclid=IwAR2AfdKSw-d5Sk-8q6z6iTusde0KMV7BJoU3kGrejnTQtCDqJ9f8HLhSYsw


Përgënjeshtrim të kësaj akuze të VV-së i ka bërë edhe vet ministri i Brendshëm, Agim Veliu, në një prononcim për kallxo.com:

“Komenti im është që Vetëvendosja nga frika sigurisht bën dezinformata të tilla, gënjeshtra, sikurse ata dijnë, propaganda. E vërteta është se ato vetura janë në shfrytëzim të Komisionit Qendror Zgjedhor. Janë vetura zyrtare, që janë në shfrytëzim të KQZ-së. Pyeteni Valdete Dakën ajo mund të jua sqaroj më mirë”.

https://kallxo.com/lajm/ministri-agim-veliu-deklarohet-pe%CC%88r-veturat-e-mpb-se%CC%88-ne%CC%88-podujeve%CC%88/

Njoftimin e MPB-së dhe të ministrit Veliu e ka mbështetur edhe kryetarja e KQZ-së, Valdete Daka, në një prononcim për RTV Dukagjini:

“Kemi kërku vetura nga Qeveria, nga Ministria e Administratës Publike dhe ata na kanë leju shfrytëzimin e 16 veturave, të cilat janë me llogo të KQZ-së dhe shfrytëzohen nga stafi i autorizuar i KQZ-së”.


Megjithatë, dega e Vetëvendosjes në Podujevë kanë reaguar ndaj deklaratës së Dakës, duke sqaruar se veturat në fjalë nuk kanë pasur asnjë llogo e institucionit që po i shfrytëzon (KQZ):

“Asnjë nga këto vetura të cilat i kemi ilustruar edhe me fotografi nuk bartin asnjë shenjë apo identifikim të KQZ-së dhe si të tilla paraqesin keqpërdorim me veturat zyrtare dhe presion mbi votuesit. Kësisoj, prania e veturave qeveritare pa asnjë shenjë identifikimi të KQZ-së është tendencë për manipulim të procezit zgjedhor. Pra, për aq kohë sa këto vetura janë me logo të MPB-së, për Lëvizjen Vetëvebdosje konsiderohen presion mbi votuesit. Kjo është tërësisht e papranueshme”.

Reagimi i VV-së i publikuar në zëri.info:

https://www.zeri.info/aktuale/379989/lvv-ja-inisiston-se-veturat-e-mpb-se-ne-podujeve-nuk-bartin-logo-te-kqz-se/


Analiza:

Në bazë të analizës së fakteve të kontrolluara të cilat janë në dispozicion deri më tani, del që reagimi i Lëvizjes Vetëvendosje në Podujevë të jetë i kontestuar. Pas shqetësimit të ngritur nga dega e VV-së në Podujevë, kanë pasuar reagimet zyrtare të dy institucioneve të apostrofuara (MPB-KQZ). Në këtë analizë janë marr parasysh deklarimet zyrtare, pasi që, deri në një trajtim më të thellë hetimor nga organet përgjegjëse (prokuroria e gjykatat), ato mbeten të vetmet qëndrime që mund të merren parasysh në një analizë të fakteve. Për këtë arsye, në bazë të kësaj analize, hibrid.info këtë kontekst mund ta kategorizojë vetëm si “Demant”.


Arsyetimi:

Demantimi – Vlerësimi “Demantim” është një vlerësim shtesë, i cili jepet në rastet kur media përcakton se përmbajtja e publikuar është në njërën prej kategorive të mësipërme të vlerësimeve negative, dhe në përputhje me këtë njohuri e mohon atë 1) në përputhje me faktet 2) në mënyrë të dukshme, në përputhje me parimet e botimit të mohimeve. Media që kanë publikuar përmbajtjen origjinale të kontrolluar, nëse ata kanë publikuar informacione të kontaktit në faqet e tyre, gjithmonë do të kontaktohen për të komentuar pretendime që dëshmojnë të diskutueshme, duke i dhënë secilit prej tyre mundësinë për të korrigjuar gabimet në këtë mënyrë. Në raste të tilla, analiza e publikuar në platformën hibrid.info do të tregojë më tej se përmbajtja e vlerësuar u mohua më pas.

Raporto

Na ndihmoni të përmirësojmë duke na raportuar problemet ose sugjerimet tuaja

0 / minimum 10 karaktere