Të fundit | Paralajmërimi “Mos planifikoni udhëtime me aeroplan për në Evropë” është i… Të fundit | Perspektivat nordike për luftimin e dezinformimit dhe forcimin e reziliencë… Të fundit | Autoritetet e rreme publike të gjeneruara me AI si formë e re e çrregullimi… Të fundit | Pretendim i rremë për shembje ndërtese, përmbajtja tregon tjetër ngjarje Të fundit | Si (s’)erdhën Marco Rubio dhe Ivanka Trump në Shqipëri Të fundit | Mediat në serbisht e paraqesin viktimën kosovare në Austri si shtetas të Se… Të fundit | Pretendohet pa fakte se Policia e Kosovës rrahu fëmijë serbë në Jarinjë Të fundit | Raporti monitorues i keqinformimit për muajin mars 2026 Të fundit | Pretendohet pa fakte për rritje 40% të çmimit të ujit të ambalazhuar Të fundit | Rishikimi i javës: Pretendime për konfiskimin e pronave të Vjosa Osmanit dh…
[ ARTIKULLI ]

Titulli nuk sqaron se bëhet fjalë për zonën e mbuluar nga liqeni i Badocit

HIBRID

Shkroi: Fatbardh Dema

Portali informativ në gjuhën shqipe, “Kosova-sot.info”, ka publikuar të hënën (15 shtator) një artikull me titull “IKSHPK kërkon të mos përdoret uji për pije”.

Çka nuk shkon me këtë titull? Ndonëse në titull nuk jepen sqarime, pas hapjes së artikullit kuptohet se njoftimi është bërë nga Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Prishtina”, që nënkupton së bëhet fjalë vetëm për zonat që mbulon kjo kompani. Ky njoftim i KRU “Prishtina”, duke u bazuar në njoftimin e Institutit Kombëtar të Shëndetit Publik, sqaron se në mostrat e ujit të zonës që furnizohet nga liqeni akumulues i Badocit është evidentuar fenomeni i pranisë së manganit mbi normat e lejuara.


Edhe pse Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKSHPK) më 15 shtator kishte thënë se kishte vërejtur ngritje të vlerave të manganit në këtë zonë, titulli i publikuar nga portali është i pasaktë dhe nxit keqkuptim.

Duke mos specifikuar se paralajmërimi vlen vetëm për zonën e furnizuar nga Badoci, dhe duke përmendur IKSHPK-në në titull, krijohet përshtypja e gabuar se ndalesa për përdorimin e ujit për pije vlen për tërë territorin e Kosovës, pasi që ky institut përgatit dhe zbaton strategjinë e shëndetit publik në tërë vendin.

Rreth IKSHPK-së

Është Institucion Shëndetësor që përgatit dhe zbaton strategjinë e shëndetit publik (Masat higjieniko – sanitare, masat profilaktiko – kunderepidemike, socialo mjekësore, promovimin e shëndetit, edukimin dhe arsimimin shëndetësor, kontrollën e kulitetit të ujit, ajrit, ushqimit, PZI (programi i zgjëruar i imunizimit), politikën shëndetësore dhe ekonomiken shëndetësore, informimin shëndetësorë) në mbarë territorin e Kosovës. (shih këtu)


Analiza:

U publikua një artikull me titull “IKSHPK kërkon të mos përdoret uji për pije”, por që titulli është i pasaktë.

Edhe pse IKSHPK më 15 shtator kishte njoftuar për këtë problem, titulli i portalit krijon keqkuptim, pasi nuk specifikon se paralajmërimi vlen vetëm për Badocin dhe jo për gjithë Kosovën, pasi që ky institut përgatit dhe zbaton strategjinë e shëndetit publik në tërë Kosovën.

Bazuar në metodologjinë e punës, hibrid.info e vlerëson këtë artikull si “Clickbait”.

Arsyetimi:

“Clickbait” vlerësohen ato përmbajtje informative titulli i të cilave është përgjithësues dhe nuk bënë të ditur vendndodhjen e ngjarjes, kontekstin dhe relevancën. Tekste dhe artikuj të tillë synojnë të tërheqin vëmendjen e audiencës me tituj sensacionalë me pasojë çorientuese, që nuk e qartësojnë saktësisht përmbajtjen e artikullit. Titujt “clickbait” bëhen kryesisht për të tërhequr lexueshmëri në rastin e publikimeve mediatike dhe/ose për të fituar nga klikimet në rastet e publikimeve komerciale.

Raporto

Na ndihmoni të përmirësojmë duke na raportuar problemet ose sugjerimet tuaja

0 / minimum 10 karaktere