Të fundit | Nuk ka të dhëna se Gjermania ka 'shtrënguar' procedurat e azilit për të kon… Të fundit | Ende nuk ka konfirmim se Kurti do të udhëtojë në SHBA për Asamblenë e OKB-s… Të fundit | Gashi s'ka thënë se do ta votonte Listën Serbe para Vetëvendosjes Të fundit | Gotovina s’ka thënë se “Thaçi nuk është në gjyq, por UÇK-ja është në gjyq”,… Të fundit | Titulli nuk sqaron se në grevë kanë hyrë punëtorët teknikë të shkollave Të fundit | Raporti monitorues i keqinformimit për muajin gusht 2026 Të fundit | Pretendim konspirativ se nëse dënohen krerët e UÇK-së, do të shkaktohet dhu… Të fundit | Pretendohet rrejshëm se Trump i ka bërë ftesë Thaçit për vizitë në SHBA më… Të fundit | Rishikimi i javës: Deklarata të sajuara që u atribuohen figurave politike,… Të fundit | Titulli nuk sqaron se largimi nga përfitimet vlen për ata që nuk plotësojnë…
[ ARTIKULLI ]

Deklaratë e titull i sajuar: Kelmendi nuk ka thënë se “ata që falen dhe agjërojnë nuk duhet ta votojnë Vetëvendosjen”

HIBRID

Portalet e dyshimta “specialja.com” dhe “gjithckafresh.info” kanë publikuar një artikull me titull “Gëzim Kelmendi: Ata që falen dhe agjërojnë nuk duhet ta votojnë Vetëvendosjen”.

Pas analizës së kontrollit të fakteve nga hibrid.info, del që artikulli të ketë titull të rremë, ndërsa lajmi të jetë i vjetër, i datës 8 tetor 2019.

Lajmi ka të bëjë me deklaratën e asaj kohe të kryetarit të Partisë Fjala, Gëzim Kelmendi, i cili pasi nuk kishte arritur të kalonte pragun zgjedhor kishte potencuar:

“Tash kur dola në zgjedhje me 6 tetor, këta vëllezërit e mi nuk na votuan neve të Partisë FJALA, por votuan VV-në”.

Pra, këto portale të dyshimta kanë pretenduar ta paraqesin këtë lajm si aktual, duke i vënë titull të rremë.

Teksti i artikullit të publikuar në “specialja.com” dhe “gjithckafresh.info”:

Gëzim Kelmendi: Ata që falen dhe agjërojnë nuk duhet ta votojnë Vetëvendosjen

Kryetari i Partisë Fjala, Gëzim Kelmendi, në zgjedhjet parlamentare kishte arritur t’i marr vetëm 2 mijë e 929 vota. /Sipas kësaj, ai nuk ka arritur ta kalojë pragun zgjedhur. E fajin për këtë ia lë votuesve të tij dhe Lëvizjes Vetëvendosje. Kelmendi ka thënë se votuesit e tij, “vëllezërit besimtarë e praktikues”, e votuan Lëvizjen Vetëvendosje.

Vegëzat e artikullit të publikuar në “specialja.com” dhe “gjithckafresh.info”:

https://specialja.com/lajme/2021/01/29/gezim-kelmendi-ata-qe-falen-dhe-agjerojne-nuk-duhet-ta-votojne-vetevendosjen/?fbclid=IwAR02Uivc0ogfToFJU4Ck7-6tcG-0yXSN6mnM5ZPnH0UnTnFoVZLBDJtCDoY
https://newsonline48h.com/tuv/news/2530?fbclid=IwAR0BX3XxKKF0uV7o-jVKMJiY9VT_CGH9qoj-t6226KD2FZe-E9zaWxt_9sA
https://newsonline48h.com/tuv/news/2530?fbclid=IwAR0BX3XxKKF0uV7o-jVKMJiY9VT_CGH9qoj-t6226KD2FZe-E9zaWxt_9sA

Më poshtë mund të gjeni artikullin autentik të publikuar në kohë reale nga portali “insajderi.com”:


Analiza:

Marrë për bazë faktet e kontrolluara të publikuara në artikull, rezulton se deklarata e Gëzim Kelmendit është e vjetër, që nuk i përkon kontekstit aktual kohor, si dhe është e devijuar. Deklarata e Gëzim Kelmendit është bërë në rrethana të ndryshme politike dhe në kontekst tjetër kohor. Duke e ditur se tani Kosova është në prag të zgjedhjeve të reja të jashtëzakonshme, kjo deklaratë mund të ketë interpretim tjetër dhe të dezinformojë lexuesit. Për këtë arsye, hibrid.info, pas analizës së fakteve të kontrolluara e vlerëson këtë shkrim të publikuar nga dy portalet e dyshimta, si “Dezinformatë” dhe “Clickbait”.

“Clickbait” janë ato tekste titulli i të cilave nuk kanë asnjë bazë në përmbajtjen e tekstit vijues. Tekste dhe artikuj të tillë synojnë të tërheqin vëmendjen e lexuesit apo edhe konsumatorit me një titull sensacional duke premtuar përmbajtje që nuk ekziston në të vërtetë dhe janë krijuar kryesisht nga interesi financiar, domethënë për shkak të rritjes së lexueshmërisë. Pra, ky lloj teksti ka për qëllim vetëm klikimin, i cili mund të shndërrohet në përfitim të prodhuesit të përmbajtjes.

Raporto

Na ndihmoni të përmirësojmë duke na raportuar problemet ose sugjerimet tuaja

0 / minimum 10 karaktere