Të fundit | Titulli nuk sqaron se Prishtina ishte e para në renditjen e IQAir vetëm sip… Të fundit | Audio e gjeneruar me IA paraqitet rrejshëm si dëshmi e një serbi kundër Tha… Të fundit | Pretendimi se Edi Rama kërcënoi me ushtri në Kosovë është i rremë, imazhi ë… Të fundit | Historiani britanik nuk ka dhënë deklaratë që krahason BE-në me Rusinë dhe… Të fundit | Albin Kurti nuk mori pjesë në protestat në Shqipëri, imazhi është i gjeneru… Të fundit | Videoja e lëvizjes së mjeteve ushtarake nuk u realizua në Shqipëri, por në… Të fundit | Imazhet që paraqesin skena nga protestat në Tiranë janë gjeneruar me IA Të fundit | Me imazh të gjeneruar me IA pretendohet rrejshëm se serbët e Kosovës po shk… Të fundit | Imazhi që paraqet një pankartë me mbishkrimin se protestuesit në Tiranë po… Të fundit | Media ruse pretendon rrejshëm se mbi 1 mijë persona janë arrestuar gjatë pr…
[ ARTIKULLI ]

Titulli nuk sqaron se Prishtina ishte e para në renditjen e IQAir vetëm sipas matjeve të cilësisë së ajrit në kohë reale

ETRIT REXHEPI

VERDIKTI YNË

CLICKBAIT

Përmbajtja nuk e sqaron se renditja e Prishtinës bazohet në matjet e cilësisë së ajrit në kohë reale.

Është publikuar një imazh me mbishkrimin “Prishtina shpallet me ajrin më të pastër në botë sipas IQAir”.

Përmbajtja me këtë mbishkrim është publikuar të enjten (22 tetor) në Facebook nga një faqe me emrin “InfoKosova”.

Publikimit i është vendosur mbishkrimi “Prishtina: Kryeqyteti me ajrin më të pastër në botë”.

Çka nuk shkon me përmbajtjen?

Përmbajtja nuk e sqaron se renditja e Prishtinës bazohet në matjet e cilësisë së ajrit në kohë reale dhe se pozita e saj ndryshon vazhdimisht.

Deri në momentin e trajtimit përmbajtja ka marrë mbi 140 reagime dhe ka marrë mbi 30 komente, në përmbajtjet e të cilave është komentuar vërtetësia e pretendimit.


Postimit i është bashkangjitur vegëza e një artikulli që ka titullin e njëjtë me mbishkrimin në postim (shih këtu).

Në kreun e artikullit jepet i njëjti pretendim kur thuhet se “Prishtina është shpallur kryeqyteti me ajrin më të pastër në botë, sipas të dhënave të fundit nga platforma IQAir.”

Ndërkaq, fjalia pasuese sqaron se renditja bazohet në matjet e indeksit të cilësisë së ajrit, të cilat përditësohen në kohë reale.

Sipas metodologjisë së IQAir, renditja në kohë reale përfshin rreth 120 qytete të mëdha dhe bazohet në vlerën mesatare (medianën) të indeksit të cilësisë së ajrit (AQI), të llogaritur nga stacionet matëse dhe sensorët në secilin qytet. Renditja përditësohet të paktën çdo orë dhe pasqyron kushtet e ajrit në atë moment, ndërsa vlerësimi vjetor bazohet në përqendrimin e grimcave PM2.5 në mbi 7,800 qytete (shih këtu).


Hibrid.info ka hulumtuar përmes makinës së kërkimit “Google” dhe ka gjetur artikuj të mediave të tjera ku është raportuar i njëjti informacion (shih këtu dhe këtu).

Në këta artikuj, përmes tekstit dhe imazheve të publikuara, sqarohet se bëhet fjalë për matje të cilësisë së ajrit në kohë reale.

Meqë IQAir publikon si renditje në kohë reale, ashtu edhe renditje vjetore të cilësisë së ajrit, Hibrid.info ka hulumtuar edhe renditjen vjetore të Prishtinës në raportin e kësaj platforme. Sipas raportit për vitin 2025, Prishtina regjistroi një përqendrim mesatar vjetor të grimcave të imëta PM2.5 prej 16.4 µg/m³, duke u renditur në vendin e 1,413-të mes 9,446 qyteteve të përfshira në raport (shih këtu).

Kjo tregon se pozita e parë e Prishtinës në renditjen në kohë reale nuk mund të merret si dëshmi se qyteti ka ajrin më të pastër në botë edhe sipas matjeve mesatare vjetore të PM2.5, të cilat përdoren në raportin vjetor të IQAir.


Përveç pretendimit për renditjen e Prishtinës në kohë reale, në artikull thuhet se kryeqyteti ka nivele të pranueshme të ndotjes, se janë ndërmarrë vazhdimisht masa dhe politika për uljen e saj, si dhe se Prishtina përbën model për qytetet e tjera. Megjithatë, artikulli nuk paraqet të dhëna, burime apo dëshmi konkrete që mbështesin këto pohime.

Analiza

Artikulli i publikuar nga mediumi “InfoKosova” pretendon se Prishtina është shpallur kryeqyteti me ajrin më të pastër në botë, duke iu referuar të dhënave të platformës “IQAir”.

Megjithatë, nga hulumtimi i Hibrid.info është vërtetuar se bëhet fjalë për renditjen e cilësisë së ajrit në kohë reale, e cila përditësohet vazhdimisht dhe pasqyron gjendjen e ajrit në momentin e matjes.

Kjo renditje dallon nga raporti vjetor i “IQAir”, i cili bazohet në përqendrimin mesatar vjetor të grimcave të imëta PM2.5.

Ndonëse artikulli e sqaron në tekst se renditja bazohet në matjet në kohë reale, titulli dhe paraqitja fillestare e informacionit e përgjithësojnë pretendimin, duke krijuar përshtypjen se Prishtina është vlerësuar në mënyrë të përgjithshme si kryeqyteti me ajrin më të pastër në botë.

Andaj, bazuar në metodologjinë e punës, Hibrid.info e vlerëson këtë përmbajtje si “Clickbait”.

Arsyetimi

“Clickbait” vlerësohen ato përmbajtje informative titulli i të cilave është përgjithësues dhe nuk bënë të ditur vendndodhjen e ngjarjes, kontekstin dhe relevancën. Tekste dhe artikuj të tillë synojnë të tërheqin vëmendjen e audiencës me tituj sensacionalë me pasojë çorientuese, që nuk e qartësojnë saktësisht përmbajtjen e artikullit. Titujt “clickbait” bëhen kryesisht për të tërhequr lexueshmëri në rastin e publikimeve mediatike dhe/ose për të fituar nga klikimet në rastet e publikimeve komerciale.

Raporto

Na ndihmoni të përmirësojmë duke na raportuar problemet ose sugjerimet tuaja

0 / minimum 10 karaktere