Të fundit | Nuk ka të dhëna se Gjermania ka 'shtrënguar' procedurat e azilit për të kon… Të fundit | Ende nuk ka konfirmim se Kurti do të udhëtojë në SHBA për Asamblenë e OKB-s… Të fundit | Gashi s'ka thënë se do ta votonte Listën Serbe para Vetëvendosjes Të fundit | Gotovina s’ka thënë se “Thaçi nuk është në gjyq, por UÇK-ja është në gjyq”,… Të fundit | Titulli nuk sqaron se në grevë kanë hyrë punëtorët teknikë të shkollave Të fundit | Raporti monitorues i keqinformimit për muajin gusht 2026 Të fundit | Pretendim konspirativ se nëse dënohen krerët e UÇK-së, do të shkaktohet dhu… Të fundit | Pretendohet rrejshëm se Trump i ka bërë ftesë Thaçit për vizitë në SHBA më… Të fundit | Rishikimi i javës: Deklarata të sajuara që u atribuohen figurave politike,… Të fundit | Titulli nuk sqaron se largimi nga përfitimet vlen për ata që nuk plotësojnë…
[ ARTIKULLI ]

Sondazh i rremë në emër të një kolegji universitar

ETRIT REXHEPI

VERDIKTI YNË

LAJM I RREMË

Përmbajtja e paraqet në mënyrë të rreme UBT si burim të sondazhit dhe nuk ka metodologji.

Publikohet një imazh që tregon rezultate të mbështetjes së partive politike në Kosovë, nga një matje e opinionit publik.

Përmbajtja e publikuar të enjten (14 maj) në Facebook nga faqja me emrin “Mërgata me LDK-në”, pretendon se ky sondazh është realizuar nga kolegji unversitar “UBT”.

Çka nuk shkon me përmbajtjen?

Përmbajtja e paraqet në mënyrë të rreme UBT si burim të sondazhit dhe nuk ka metodologji.

Faqja që ka publikuar postimin ka mbi 7 mijë ndjekës dhe publikon përmbajtje në mbështetje të Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK-së).

Deri në momentin e trajtimit përmbajtja ka nxitur reagime duke marrë më shumë se 100 pëlqime dhe mbi 20 komente, nga përmbajtja e të cilave mund të vlerësohet se audienca ka gjasë ta përceptojë ngjarjen si të besueshme.


Përmbajtja e artikullit paraqet të dhëna sipas të cilave Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) renditet e para me 31% mbështetje, e ndjekur nga Lëvizja Vetëvendosje (LVV) me 29%. Partia Demokratike e Kosovës (PDK) renditet e treta me 27% ndërsa në vendin e fundit renditet Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) me rreth 7%.

Shuma e këtyre përqindjeve rezulton tw jetw 94%.


Për të vlerësuar kredibilitetin e këtij sondazhi të pretenduar, hibrid.info ka verifikuar nëse ai përmbush standardet dhe kriteret e kërkuara për një matje të tillë të opinionit publik.

Çka janë sondazhet?

Sondazhi është hulumtim paraprak për të njohur një gjendje, mendimet a qëndrimet për diçka të caktuar. Në këtë metodë statistikore nxirren rezultate bazuar në studimin e një pjese të popullatës, që quhet mostër.

Bazuar në artikullin e institutit Pew Research (institut kërkimor për sondazhe dhe studime të bazuara në fakte), sqarohet se çfarë informata duhet të kërkohen për mënyrën se si është kryer një sondazh.

Kush e kreu sondazhin dhe kush e sponsorizoi atë?

Kush u intervistua?

Si u zhvillua sondazhi? 

Si u përzgjodhën njerëzit për sondazhin?

Kur u krye sondazhi? 

Sa persona u intervistuan? 

A u peshua sondazhi? Nëse po, si?

A duken pyetjet e sondazhit sikur janë neutrale dhe të drejta? 

Hibrid.info vërejti se kjo përmbajtje nuk ka përmbushur kriteret kryesore të një sondazhi kredibil. Në përmbajtje si burim i këtij sondazhi është paraqitur kolegji universitar “UBT”

Hibrid.info ka hulumtuar në faqen në Facebook të këtij institucioni të arsimit të lartë. Megjithatë, në njoftimet e kësaj faqe nuk është hasur asnjë postim që paraqet sondazh të realizuar nga “UBT” (shih këtu).

Imazhit i mungojnë të dhënat teknike thelbësore si mostra (sa persona u intervistuan), mënyra e përzgjedhjes së njerëzve, periudha kohore se kur u krye sondazhi, si dhe metoda e intervistimit. Për më tepër, mungesa e pyetjeve neutrale dhe përdorimi i një gjuhe të ngarkuar emocionalisht në grafikë lenë dyshime mbi vërtetësinë e rezultateve, duke mos lejuar verifikimin nëse sondazhi është peshuar apo nëse përfaqëson saktë mendimin e një pjese të popullatës.

Hibrid.info gjithashtu ka bërë kërkim në motorin e kërkimit “Google” me fjalët kyçe “sondazh kosovë”, duke e kufizuar rezultatet në publikimet e 30 ditëve të fundit (shih këtu). Përveç disa publikimeve të sondazheve jo kredibile dhe trajtimeve nga kontrollues faktesh për këto pretendime, rezultatet e këtij kërkimi nuk kanë shfaqur asnjë artikull kredibil që do të konfirmonte ekzistencën të këtij apo ndonjë tjetër sondazhi të pretenduar.


Një tjetër fakt që e bën të dyshimtë përmbajtjen është detektimi i imazhit, nëpërmjet “HiveModeration.com”, platformës për analizimin e përmbajtjeve si imazhe, video apo audio, duke përdorur modele të inteligjencës artificiale (IA).

Rezultati pas analizimit ka paraqitur mundësi të madhe që ky imazh i përdorur për paraqitjen e pretendimit, të jetë i gjeneruar nga IA.

Analiza:

Pretendimi për një sondazh të mbështetjes së partive politike në Kosovë është realizuar nga kolegji universitar UBT, nuk qëndron.

Në përmbajtje mungojnë të dhëna bazë metodologjike të një sondazhi, si madhësia e mostrës, mënyra e përzgjedhjes së të anketuarve, periudha e realizimit dhe mënyra e intervistimit, si dhe nuk ka konfirmim zyrtar nga UBT për realizimin e një sondazhi të tillë.

Gjithashtu, një kërkim në Google për sondazhe të publikuara në Kosovë nuk ka identifikuar ndonjë burim kredibil që e konfirmon këtë matje, ndërsa analiza e imazhit përmes “HiveModeration” ka treguar mundësi të lartë që imazhi të jetë e gjeneruar me inteligjencë artificiale.

Andaj, bazuar në metodologjinë e vlerësimit, hibrid.info e vlerëson këtë përmbajtje si “Lajm i rremë”.

Arsyetimi

Vlerësimin “Lajm i rremë” e marrin ato përmbajtje informative që janë tërësish të sajuara apo të cilat në vete përmbajnë pretendime ose informacione faktikisht të gabuara. Përmbajtja që vlerësohet si lajm i rremë mund të përcaktohet se është krijuar dhe shpërndarë me qëllim të dezinformimit të publikut, d.m.th., për të paraqitur një pretendim që është plotësisht i rremë si fakt.

Raporto

Na ndihmoni të përmirësojmë duke na raportuar problemet ose sugjerimet tuaja

0 / minimum 10 karaktere