Të fundit | Clark nuk e dha këtë deklaratë, përmbajtja është e rreme Të fundit | Deputetët në Parlamentin e Malit të Zi nuk brohoritën “UÇK” Të fundit | Rishikimi i javës: Deklarata të rreme dhe përmbajtje të gjeneruara me IA Të fundit | Imazhi i gjeneruar me IA dhe shpërndarja e tij me pretendimin se është real Të fundit | Çka dihet për fotografitë e Trumpit me liderët botërorë dhe dy pozat e tij? Të fundit | Keqinformatat rreth aktgjykimit ndaj ish-krerëve të UÇK-së Të fundit | Serbia nuk ndau 500 milionë euro për procesin e Apelit ndaj ish-krerëve të… Të fundit | Pretendohet rrejshëm se ish-zyrtari i CIA-s ka folur për Albin Kurtin, audi… Të fundit | Deklaratë e pakonfirmuar që i atribuohet gjeneralit amerikan Craddock Të fundit | Goodwin nuk ka thënë se zëvendëspresidenti i SHBA-së është interesuar për p…
[ ARTIKULLI ]

Serbia nuk ndau 500 milionë euro për procesin e Apelit ndaj ish-krerëve të UÇK-së

FATBARDH DEMA

VERDIKTI YNË

LAJM I RREMË

Kërkimi në burime zyrtare dhe media nuk gjeti dëshmi për ndarjen e 500 milionë eurove nga Serbia për procesin e Apelit në Hagë.

Në një grup në Facebook “LIRIA KA EMËR”, është publikuar një përmbajtje nga llogaria “Faruk Gecaj” me pretendimin se Parlamenti i Serbisë ka ndarë 500 milionë euro “për betejën ligjore ndaj UÇK-së në Apel dhe për rishkrimin përfundimtar të historisë së Ballkanit”.

Pretendimi paraqet sikur institucionet e Serbisë kanë miratuar një fond prej 500 milionë eurosh që do të përdorej në lidhje me procedurat e Apelit në rastin “Thaçi dhe të tjerët” në Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë.

Çka nuk shkon me pretendimin?

Pas hulumtimit të kryer online nga hibrid.info nuk është evidentuar ndonjë raportim në media apo burim të besueshëm që të vërtetojë këtë pretendim.

Për të verifikuar pretendimin, janë bërë kërkime në Google me fjalë kyçe në shqip dhe serbisht. Rezultatet e kërkimit nuk kanë nxjerrë ndonjë artikull apo burim kredibil që e përmend këtë informacion (shih këtu dhe këtu).


Ligji për buxhetin e Republikës së Serbisë për vitin 2026 dhe rebalanci i tij, i miratuar nga Kuvendi i Serbisë më 31 gusht 2026, nuk dëshmojnë për një ndarje prej 500 milionë eurosh për këtë qëllim. Ministria e Financave e Serbisë bëri të ditur se rebalanci i buxhetit për vitin 2026 u miratua nga Kuvendi i Serbisë më 31 gusht 2026 (shih këtu).

Sipas Ministrisë së Financave të Serbisë, rebalanci i buxhetit për vitin 2026 përcakton të ardhura dhe pranime në vlerë prej 2.527,2 miliardë dinarësh, ndërsa shpenzimet dhe daljet janë planifikuar në 2.923,15 miliardë dinarë (shih këtu).

Në njoftimin zyrtar për rebalancin, Ministria e Financave liston fushat ku janë orientuar mjetet shtesë, përfshirë investimet kapitale, shëndetësinë, arsimin, bujqësinë, mbrojtjen sociale dhe mbështetjen financiare për qytetarët.

Edhe dokumenti zyrtar i ligjit për buxhetin e Serbisë për vitin 2026, i publikuar nga Ministria e Financave, përfshin ligjin fillestar dhe ndryshimet e tij, por nuk identifikon një fond të tillë me këtë destinim (shih këtu).

Për më tepër, në deklarimet zyrtare të Qeverisë së Serbisë pas aktgjykimit të 16 shtatorit 2026, Beogradi ka shprehur qëndrimet e veta politike lidhur me vendimin dhe me atë që e quan “drejtësi” dhe “të vërtetë” për serbët në Kosovë. Qeveria e Serbisë ka deklaruar se Serbia do të vazhdojë të luftojë për atë që e quan drejtësi, por në këtë deklarim nuk njoftohet për ndonjë fond prej 500 milionë eurosh për procedurën e Apelit (shih këtu).


Analiza

Përmes një përmbajtjeje të publikuar në Facebook u pretendua se se Parlamenti i Serbisë ka ndarë 500 milionë euro për betejën ligjore ndaj UÇK-së në Apel dhe për rishkrimin përfundimtar të historisë së Ballkanit.

Mirëpo, nuk ka dëshmi në buxhetin e Serbisë për vitin 2026, në rebalancin e tij apo në njoftimet zyrtare të institucioneve serbe për një fond prej 500 milionë eurosh për “betejën ligjore” në Apel ndaj ish-krerëve të UÇK-së.

Institucionet e Serbisë kanë deklaruar publikisht qëndrime politike lidhur me aktgjykimin e Dhomave të Specializuara dhe çështjen e Kosovës, por kjo nuk dëshmon ekzistencën e fondit prej 500 milionë eurosh të pretenduar në Facebook.

Po ashtu, edhe pas kërkimeve online lidhur me këtë pretendim nuk është evidentuar ndonjë raportim në media apo burim të besueshëm që të vërtetojë këtë pretendim.

Bazuar në metodologjinë e punës, hibrid.info e vlerëson këtë përmbajtje si “Lajm i rremë”.

Arsyetimi

Vlerësimin “Lajm i rremë” e marrin ato përmbajtje informative që janë tërësish të sajuara apo të cilat në vete përmbajnë pretendime ose informacione faktikisht të gabuara. Përmbajtja që vlerësohet si lajm i rremë mund të përcaktohet se është krijuar dhe shpërndarë me qëllim të dezinformimit të publikut, d.m.th., për të paraqitur një pretendim që është plotësisht i rremë si fakt.

Raporto

Na ndihmoni të përmirësojmë duke na raportuar problemet ose sugjerimet tuaja

0 / minimum 10 karaktere