[email protected]
Titulli nuk tregon se bëhet fjalë për deklaratë të një analisti
shape
shape
shape

Shkroi: Endrit Berisha

“Kurti kërkon postin e presidentit, qëllimi i sherrit të stisur dhe synimi i Osmanit”, mban titullin një artikull i publikuar të hënën (10 qershor).

Publikimi është bërë nga portali informativ “ntv.al”.

Si imazh për ta ilustruar artikullin është përdorur një fotografi në të cilin shihen kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, dhe presidentja Vjosa Osmani.

Çka nuk shkon me këtë titull?

Titulli e paraqet si fakt se kryeministri Kurti e dëshiron postin e presidentit dhe se kjo është arsyeja e përplasjes me Osmanin. Por që në fakt është vetëm deklaratë e një analisti.


Vegëza e artikullit të portalit “ntv.al”:

https://archive.is/KxDDH


Megjithatë, brenda artikullit tregohet se bëhet fjalë për një deklaratë të Ognjen Karanoviqit, që citohet si analist i Qendrës për Stabilitet Social. Në artikull jepet qëndrimi i tij i dhënë për mediumin në gjuhën serbe “Kosovo-online.com” që në artikull e ka titullin: “Karanoviq: Osmani nuk i duhet më Kurtit, ëndërron pozitën e presidentit”.


Kontekst:

Presidentja Vjosa Osmani dhe kryeministri Albin Kurti i kanë quajtur të tejkalueshme dallimet që kanë shfaqur kohëve të fundit. Raportet e tyre u konsideruan të jenë krisur pasi presidentja Osmani u shpreh se nuk është konsultuar për letrën që Qeveria ia kishte dërguar Këshillit të Evropës me zotimin se do ta bëjë një draft-statut për Asociacionin e komunave me shumicë serbe për pak javë, po që se anëtarësohet në këtë organizatë. (shih këtu)


Analiza:

Portali “ntv.al” ka publikuar një artikull me titullin “Kurti kërkon postin e presidentit, qëllimi i sherrit të stisur dhe synimi i Osmanit”.

Në titull nuk sqarohet se ky është mendim i analistit Ognjen Karanoviq. Për më shumë, artikulli përdor fotografinë e dy liderëve.

Bazuar në metodologjinë e punës, hibrid.info e vlerëson titullin e kësaj përmbajtje si “Clickbait”.

Arsyetimi:

“Clickbait” vlerësohen ato përmbajtje informative titulli i të cilave është përgjithësues dhe nuk bënë të ditur vendndodhjen e ngjarjes, kontekstin dhe relevancën. Tekste dhe artikuj të tillë synojnë të tërheqin vëmendjen e audiencës me tituj sensacionalë me pasojë çorientuese, që nuk e qartësojnë saktësisht përmbajtjen e artikullit. Titujt “clickbait” bëhen kryesisht për të tërhequr lexueshmëri në rastin e publikimeve mediatike dhe/ose për të fituar nga klikimet në rastet e publikimeve komerciale.

Share With Others

Translate »