Të fundit | Nuk ka vendim të ri për rritjen e pensioneve në Kosovë Të fundit | Rishikimi i javës: Pretendime të rreme për FSK-në në Gaza, imazhe të gjener… Të fundit | Format e keqinformimit që mund të shfaqen për misionin e FSK-së në Gaza Të fundit | 29.2% e qytetarëve të BE-së verifikuan informacionin online në vitin 2025 Të fundit | Titulli përgjithëson shpenzimet buxhetore duke i paraqitur pasaktë si shpen… Të fundit | Pretendim i rremë se dy ushtarë të FSK-së humbën jetën në Gaza pas një sulm… Të fundit | Titulli nuk tregon se udhëzimi për furnizime tre ditëshe vlen për qytetarët… Të fundit | Tieger nuk ka thënë se Thaçi e Veseli kanë vrarë policë serbë, audioja u gj… Të fundit | Senatori i zgjedhur El-Sayed nuk është deklaruar hapur për mbylljen e kampi… Të fundit | Keqpërdorimi i logove të mediave për t’i paraqitur lajmet e rreme si të vër…
[ ARTIKULLI ]

Nuk ka vendim zyrtar se Shqipëria do të strehojë hebrenjtë si shkak i luftës në Gaza

HIBRID

Shkroi: Etrit Rexhepi

Publikohet një imazh me mbishkrimin që pretendon se Shqipëria ka marrë përsipër të strehojë një numër të madh hebrenjësh të cilët kanë ikur si shkak nga luftimet në Gaza.

Ky pretendim është publikuar dje (10 prill) nga një llogari në Facebook me emrin, “Lajm nga Bota”.

Çka nuk shkon me përmbajtjen?

Hibrid.info ka gjetur se nuk ka diçka zyrtare për pretendimin e mësipërm.

Hibrid.info ka gjetur se Edi Rama, kryeministri shqiptar para disa ditësh qëndroi në Izrael, ku, më 7 prill u nderua me Medaljen Presidenciale të Nderit akorduar nga Presidenti i Izraelit, Isaac Herzog (shih këtu).

Kryeministrit Rama iu dorëzua Medalja e Nderit në një ceremoni të posaçme, organizuar në Rezidencën Presidenciale në Jeruzalem.

Rama mbajti edhe një fjalim, ku u shpreh se e konsideron atë, si nderimin e duhur për shembullin që shqiptarët i lanë botës, duke mos dorëzuar asnjë hebre të vetëm tek nazistët.

Në fjalën e tij, kryeministri shqiptar tha se, “ashtu siç ka qenë, jo vetëm gjatë Luftës së Dytë Botërore, por tre herë në histori, – tokë ku hebrejtë gjetën strehë e mbrojtje, – Shqipëria do të jetë gjithmonë shtëpia juaj e dytë dhe ju do të jeni gjithmonë të mirëpritur në Shqipëri”.

Pra, kemi të bëjmë me një deklaratë ku Rama ka thënë se hebrenjtë janë të mirëpritur gjithmonë në Shqipëri, pa përmendur angazhim konkret për strehim të hebrenjëve aktualisht.

Hibrid.info ka hulumtuar me fjalët kyçe të këtij pretendimi edhe me anë të makinës së kërkimit, “Google”, por nuk është gjetur diçka e tillë (shih këtu).

Ndërsa nëpërmjet programit të automatizuar të kërkimit, “InVID” është gjetur se imazhi me anë të cilit është paraqitur pretendimi, është shkëputur nga vizita e vitit 2015, e kryeministrit, Edi Rama, në kuadër të një udhëtimi në Izrael në 25-vjetorin e normalizimit të marrëdhënieve mes vendit të tij dhe Izraelit (shih këtu).

Në fillim të këtij ishte raportuar se, Shqipëria do të strehojë 100 mijë palestinezë, por Rama e kishte cilësuar si të rremë lajmin (shih këtu).


Analiza

Pretendimi se Shqipëria ka marrë përsipër të strehojë hebrenj që kanë ikur si shkak i luftës në Gaza nuk qëndron.

Nuk ekziston asnjë njoftim zyrtar apo marrëveshje që e konfirmon këtë. Gjithashtu fotografia e përdorur është nga viti 2015 dhe deklarata e kryeministrit Rama ishte simbolike, pa ndonjë angazhim konkret për strehim.

Bazuar në metodologjinë e punës, hibrid.info e vlerëson deklaratën si, “Lajm i rremë”.


Arsyetimi

Vlerësimin “Lajm i rremë” e marrin ato përmbajtje informative që janë tërësish të sajuara apo të cilat në vete përmbajnë pretendime ose informacione faktikisht të gabuara. Përmbajtja që vlerësohet si lajm i rremë mund të përcaktohet se është krijuar dhe shpërndarë me qëllim të dezinformimit të publikut, d.m.th., për të paraqitur një pretendim që është plotësisht i rremë si fakt.

Raporto

Na ndihmoni të përmirësojmë duke na raportuar problemet ose sugjerimet tuaja

0 / minimum 10 karaktere