Të fundit | Pretendim i pakonfirmuar se gjashtë futbollistë të tjerë do ta bojkotojnë K… Të fundit | Pretendohet pa bazë se vetëm dy nga ish-krerët e UÇK-së do të lirohen më 16… Të fundit | Deklarata e vjetër e avokatit të Thaçit paraqitet rrejshëm si “lajmi i fund… Të fundit | Çka dihet për pretendimin se mjete ushtarake serbe po lëvizin drejt kufirit… Të fundit | Ambasada e SHBA-së nuk u bëri thirrje të gjithë qytetarëve të Kosovës të mo… Të fundit | Rishikimi i javës: Përmbajtje manipuluese për zhvillimet në Kosovë, lajm të… Të fundit | Nga “do të lirohet” te “dënim i rëndë”: narrativat e Vuçiqit për procesin g… Të fundit | Dhjetë burime që hedhin poshtë teoritë konspirative për 11 Shtatorin Të fundit | Vazhdon narrativa ruso-serbe për “spastrim etnik” të serbëve nga Kosova Të fundit | Mihali nuk ka bërë krahasimin mes Listës Serbe dhe nënkryetarëve të PDK-së…
[ ARTIKULLI ]

Pretendim i pakonfirmuar se gjashtë futbollistë të tjerë do ta bojkotojnë Kosovën

HIBRID

VERDIKTI YNË

PËRMBAJTJE E PAVERIFIKUAR

Arijanet Muriç dhe Florent Muslija e kanë mohuar se do të bojkotonin Kombëtaren e Kosovës për shkak të drejtuesve të FFK-së.

Autorë: Fatbardh Dema dhe Etrit Rexhepi

Janë publikuar përmbajtje, ku pretendohej se gjashtë prej futbollistëve kryesorë të Kombëtares së Kosovës kishin vendosur të bojkotonin përfaqësuesen dhe të mos luanin për të përderisa Agim Ademi të ishte president i FFK-së.

Përveç Amir Rrahmanit, që tashmë e ka bërë publik vendimin për largimin nga përfaqësuesja e Kosovës në futboll, në listën e të përmendurve janë Edon Zhegrova, Vedat Muriqi, Milot Rashica, Arijanet Muriç dhe Florent Muslija, ndërsa identiteti i futbollistit të gjashtë nuk bëhej i ditur.

Pretendimi u shpërnda fillimisht në rrjetin social “X” dhe më pas nga faqe në Facebook në gjuhën shqipe, ndërsa u raportua edhe nga mediumi serb “Novosti.rs” si një bojkot i përbashkët i futbollistëve ndaj drejtimit të FFK-së.

E vërteta?

Arijanet Muriç dhe Florent Muslija e kanë mohuar se do të bojkotonin Kombëtaren e Kosovës për shkak të drejtuesve të FFK-së, ndërsa autori i pretendimit ka pranuar se burimet e tij për Muriçin ishin të pasakta.


Në një postim të datës 13 shtator në platformën “X”, nga llogaria “FootballByVigi” pretendohej se, pas Amir Rrahmanit, edhe gjashtë futbollistë të tjerë të Kombëtares së Kosovës, përfshirë Edon Zhegrovën, Florent Muslijën, Arijanet Muricin, Milot Rashicën dhe Vedat Muriqin, kanë vendosur të mos luajnë për Kosovën derisa Agim Ademi të largohet nga posti i presidentit të FFK-së (shih këtu).

Në postim shkruhej se identiteti i futbollistit të shtatë nuk bëhet i ditur, por pretendohej se mund të jetë njëri nga Bersant Celina, Arbër Zeneli, Fidan Aliti, Valon Berisha ose Mërgim Vojvoda.

Por, pas këtij njoftimi u publikua një informacion për Arijanet Muriçin, në mediumin online “Telegrafi.com”, ku tregohej se pasi babai i tij kishte mohuar se portieri ka refuzuar ftesën e Kosovës për shkak të pakënaqësive me drejtuesit e FFK-së dhe kishte konfirmuar se ai është i lumtur me Kombëtaren.

Artikulli raportonte se Muriç pritet të jetë pjesë e Kosovës në ndeshjet e Ligës së Kombeve.

Pas këtij njoftimi, autori i publikimit në “X”, me anë të një njoftimi tjetër, u tërhoq nga pretendimi i mëparshëm për Arijanet Muriçin, duke pranuar se burimet e tij kanë qenë të pasakta. Ai shprehet se, pas këtij rasti, nuk do të publikojë më pretendime të tilla, por vetëm analiza për ndeshjet dhe lojtarët.

Një tjetër prej futbollistëve të përmendur në këtë pretendim, që e mohoi atë, ishte edhe Florent Muslija. Në një postim të publikuar më 14 shtator në faqen në Facebook “Gazeta Olle”, u tha se Muslija ka deklaruar se aktualisht është i lënduar, duke u shprehur se, nëse do të ishte i gatshëm, do t’i bashkohej me kënaqësi Kombëtares së Kosovës dhe duke i cilësuar raportimet për bojkot si “shpifje”.

Njoftimi thoshte se ai ka theksuar se krenaria e tij më e madhe është të veshë fanellën e Kombëtares dhe se Kosova duhet të jetë e bashkuar para ndeshjeve të rëndësishme (shih këtu).


Postimi nga llogaria në X, “FootballByVigi” më pas u shpërnda edhe nga faqe shqip në Facebook si “Fansat e Futbollit Kosovar”, “Radio Vizioni” e “goal365shqip”.


Ky pretendim më pas gjeti vend edhe në median në gjuhën serbe “Novosti.rs”. Artikulli i publikuar nga ky medium mban titullin “PUČE BRUKA USRED PRIŠTINE! Nezapamćena katastrofa lažne države Kosovo!” (SKANDAL NË MES TË PRISHTINËS! Katastrofë e paprecedentë e shtetit të rremë të Kosovës!).

Pjesë nga artikulli i “Novosti.rs”, i përkthyer në shqip:

Përzgjedhësi Franko Foda është përballur me një problem të paprecedentë, pasi plot shtatë futbollistë kryesorë kanë refuzuar ftesën për ndeshjet e ardhshme në Ligën e Kombeve. Arsyeja për këtë veprim radikal është e qartë – yjet më të mëdhenj të ekipit janë të bashkuar në vendimin se nuk do të luajnë për kombëtaren përderisa Agim Ademi është në krye të Federatës së Futbollit.

I pari që publikisht u tërhoq dhe e braktisi ekipin ishte kapiteni Amir Rrahmani. Mbrojtësi i Napolit deklaroi hapur se nuk duhet të llogarisin në të përderisa Ademi është president.

Menjëherë pas tij, pasuan një varg anulimesh. Të njëjtin mesazh e dërguan edhe emrat e tjerë të njohur të futbollit vendor: Edon Zhegrova (Lille), Vedat Muriqi (Mallorca), Milot Rashica (Beşiktaş), Arijanet Muriq (Sassuolo), Florent Muslija (Freiburg).

Emri i futbollistit të shtatë që iu bashkua bojkotit ende nuk është bërë zyrtarisht i ditur, por mësohet se bëhet fjalë gjithashtu për një prej lojtarëve kryesorë të ekipit.

Analiza

Në disa publikimet është pretenduar se gjashtë futbollistë të Kombëtares së Kosovës kishin vendosur të bojkotonin përfaqësuesen përderisa Agim Ademi të ishte president i FFK-së.

Megjithatë, dy prej futbollistëve të përmendur, Arijanet Muriç dhe Florent Muslija e kanë mohuar përfshirjen në një bojkot të tillë, ndërsa autori i pretendimit fillestar ka pranuar se informacioni për Muriçin ishte i pasaktë.

Andaj, bazuar në metodologjinë e punës, hibrid.info e vlerëson përmbajtjen e trajtuar si “Përmbajtje të paverifikuar”.

Arsyetimi

Vlerësimi “I pa verifikuar” u bëhet atyre përmbajtjeve informative që nuk ofrojnë informata të mjaftueshme për të konfirmuar pretendimet e bëra në raport, dhe të cilat nuk kanë mundur të verifikohen për shkak të rrethanave të caktuara (shpejtësisë, mungesës së burimeve) gjatë publikimit të përmbajtjes.

Raporto

Na ndihmoni të përmirësojmë duke na raportuar problemet ose sugjerimet tuaja

0 / minimum 10 karaktere