Të fundit | Nuk ka të dhëna se Gjermania ka 'shtrënguar' procedurat e azilit për të kon… Të fundit | Ende nuk ka konfirmim se Kurti do të udhëtojë në SHBA për Asamblenë e OKB-s… Të fundit | Gashi s'ka thënë se do ta votonte Listën Serbe para Vetëvendosjes Të fundit | Gotovina s’ka thënë se “Thaçi nuk është në gjyq, por UÇK-ja është në gjyq”,… Të fundit | Titulli nuk sqaron se në grevë kanë hyrë punëtorët teknikë të shkollave Të fundit | Raporti monitorues i keqinformimit për muajin gusht 2026 Të fundit | Pretendim konspirativ se nëse dënohen krerët e UÇK-së, do të shkaktohet dhu… Të fundit | Pretendohet rrejshëm se Trump i ka bërë ftesë Thaçit për vizitë në SHBA më… Të fundit | Rishikimi i javës: Deklarata të sajuara që u atribuohen figurave politike,… Të fundit | Titulli nuk sqaron se largimi nga përfitimet vlen për ata që nuk plotësojnë…
[ ARTIKULLI ]

Your Info – Informim i Personalizuar

HIBRID

Aplikacioni Your Info është krijuar me qëllim që përdoruesit t’i shmangen tejngopjes informative me lajme të padëshirueshme, duke u mundësuar që të lexojnë vetëm lajmet me vlerë dhe rëndësi, sipas preferencave të përdoruesit. Me anë të këtij aplikacioni, çdokush mund të ketë qasje ekskluzive në mediat e përzgjedhura nga përdoruesi, në tematika që i interesojnë dhe t’i anashkalojë lajmet që nuk janë në fokusin e tij.

Një nga tiparet më të veçanta të Your Info është aftësia për të zgjedhur portalet nga të cilat do të merret përmbajtja. Ky funksionalitet u jep përdoruesve kontroll të plotë mbi burimin e informacioneve të tyre, duke garantuar që ata të informohen vetëm nga burime që i konsiderojnë të denja.

Një aspekt tjetër i rëndësishëm i aplikacionit është se portalet që bëhen pjesë e tij janë të përzgjedhura bazuar në kritere të transparencës. Your Info bashkëpunon vetëm me mediat që konsiderohen të besueshme dhe profesionale në Kosovë, duke u bazuar në raportime të sakta, burime të verifikuara dhe standarde të larta etike.

Metodologjia e Your Info qëndron në thelbin e funksionalitetit të tij. Çdo përdorues mund të zgjedhë fushat e interesit, si politika, sporti, ekonomia, kultura etj., dhe aplikacioni do t’i filtrojë automatikisht lajmet e publikuara bazuar në këto preferenca.

Veçori tjetër inovative është caktimi i orareve të përditësimit të lajmeve. Përdoruesit mund të vendosin që lajmet të përditësohen në intervale specifike, duke shmangur informimin e vazhdueshëm dhe shpërqendrimin nga aktivitetet e tjera.

Gjithashtu, aplikacioni ofron mundësinë për të zgjedhur muzikë në sfond gjatë leximit, duke e kthyer eksperiencën e informimit në diçka më relaksuese dhe të personalizuar.

Qëllimi i krijimit të këtij Aplikacioni është ndikimi në reduktimin e varësisë nga mediat sociale si burim informacioni. Duke garantuar që përmbajtja e ofruar vjen nga mediat më të besueshme në Kosovë, Your Info krijon një mjedis ku informimi bazohet në fakte dhe burime profesionale. Kjo qasje ndihmon në zvogëlimin e dezinformimit dhe shpërndarjes së lajmeve të rreme.

Me Your Info, jo vetëm që kurseni kohë duke shmangur lajmet që nuk ju interesojnë, por gjithashtu krijoni një ambient të personalizuar për informim. Kombinimi i personalizimit të thellë, zgjedhjes së mediave, muzikës dhe transparencës e bën aplikacionin një zgjidhje ideale për ata që duan të fokusohen vetëm në çështjet që iu interesojnë.

Shkarkoni aplikacionin Your Info dhe transformoni mënyrën tuaj të informimit!

Për më shumë, lexoni manualin e përdorimit të aplikacionit!

Ky është një version demo dhe ne do ta vlerësonim shumë angazhimin dhe komentet tuaja. Nëse hasni ndonjë problem, ju lutemi na njoftoni që të mund të përmirësojmë përvojën tuaj.

Ndërtuesit e këtij aplikacioni për HibridLAB: Alba Thaqi  dhe Vera Llugiqi.

Raporto

Na ndihmoni të përmirësojmë duke na raportuar problemet ose sugjerimet tuaja

0 / minimum 10 karaktere